Beselidhja e VjeterZanafilla: Tregimi i parë mbi krijimin
- 1 Në fillim Hyji krijoi qiellin e tokën.
- 2 Toka ishte e shkretë dhe e zbrazët; terri e mbulonte humnerën dhe fryma e Hyjit endej përmbi ujëra.
- 3 Hyji tha: Le të bëhet drita! Dhe drita u bë.
- 4 Hyji pa se drita ishte gjë e mirë dhe e ndau dritën nga terri.
- 5 Hyji e quajti dritën `ditë`, kurse terrin `natë`. Dhe u bë mbrëmje e mëngjes;dita e parë.
- 6 Hyji tha edhe: Le të bëhet ndërmjet ujërave kupa e qiellit dhe le t`i ndajë ajo ujërat prej ujërave.
- 7 Hyji bëri kupën e qiellit dhe i ndau ujërat që ishin nën kupën e qiellit prej atyre që ishin përmbi kupën e qiellit. Dhe u bë ashtu.
- 8 Hyji e quajti kupën e qiellit `qiell`. Dhe u bë mbrëmje e mëngjes;dita e dytë.
- 9 Hyji tha prapë: Le të bashkohen ujërat, që janë nën qiell, në një vend të vetëm. E le të duket teriku!. Dhe u bë ashtu.
- 10 Hyji terikun e quajti `tokë` kurse ujërat e bashkuara i quajti `dete`. Dhe Hyji pa se ishte gjë e mirë.
- 11 Dhe Hyji tha: Le të qesë toka bar të gjelbër e bar që qet farë e lëndë frytdhënëse që jep fryte sipas llojit të vet që ta ketë farën e vet në vetvete përmbi tokë! E u bë ashtu.
- 12 Toka qiti barin e gjelbër, barin që qet farë sipas llojit të vet, dhe lëndën frytdhënëse sipas llojit të vet, që ka më vetvete farën sipas llojit të vet. Hyji pa se ishte gjë e mirë.
- 13 Dhe u bë mbrëmje e mëngjes;dita e tretë.
- 14 Hyji tha: Le të bëhen ndriçues në kupën e qiellit, që ta ndajnë ditën e natën dhe të shërbejnë si shenja për stinë, ditë dhe vite:
- 15 që të ndriçojnë në kupën e qiellit dhe të ndrisin tokën. Dhe u bë ashtu.
- 16 Hyji bëri dy dritëdhënës të mëdhenj: dritëdhënësin më të madh që të sundojë ditën e dritëdhënësin më të vogël që të sundojë natën dhe yjet.
- 17 Hyji i vendosi në kupën e qiellit që të ndriçojnë mbi tokë,
- 18 që ta sundojnë ditën dhe natën e ta ndajnë dritën prej errësirës. Hyji pa se ishte gjë e mirë.
- 19 Dhe u bë mbrëmje e mëngjes;dita e katërt.
- 20 Hyji tha edhe: Le të vlojnë ujërat vrumull me qenie të gjalla e shpendët le të fluturojnë përmbi tokë, nën kupën e qiellit!
- 21 Hyji krijoi përbindësh të mëdhenj deti dhe çdo lloj qenie të gjallë që lëviz rrëshqanthi e gëlojnë sipas llojit të vet si edhe çdo shpend sipas llojit të vet. Hyji pa se ishte gjë e mirë.
- 22 Hyji i bekoi dhe tha: Shtohuni e shumohuni, mbushni ujërat e detit; po edhe shpendët le të shumohen përmbi tokë!
- 23 Dhe u bë mbrëmje e mëngjes;dita e pestë.
- 24 Përsëri Hyji tha: Le të prodhojë toka qenie të gjalla, secilën sipas llojit të vet: bagëti, zvarranikë dhe egërsira sipas llojit të tyre! Dhe u bë ashtu.
- 25 Hyji krijoi çdo lloj egërsire, bagëtie dhe zvarraniku të tokës. Hyji pa se ishte gjë e mirë.
- 26 Hyji tha: Le ta bëjmë njeriun në shëmbëlltyrën e në përngjasimin tonë që të jetë zotërues i peshqve të detit, i shpendëve të qiellit, i kafshëve, i mbarë tokës, dhe i çdo zvarraniku që zvarritet mbi tokë!
- 27 Hyji krijoi njeriun në përngjasimin e vet, e krijoi në përngjasimin e Hyjit;i krijoi mashkull e femër.
- 28 Hyji i bekoi dhe u tha:Shtohuni e shumohuni e mbusheni tokëndhe sundojeni atë!Bëhuni zotëruesit e peshqve të detit, të shpendëve të qiellit dhe të çdo gjallese që lëviz përmbi tokë!
- 29 Hyji tha edhe: Ja, çdo bimë që qet farë mbi tokë dhe të gjitha pemët që kanë në vetvete frytin e pemës që qet farë: le të jenë ushqimi juaj!
- 30 Të gjitha kafshëve mbi tokë, çdo shpendi të qiellit e çdo gjëje që lëviz mbi tokë, në të cilat është fryma e jetës, i jap për ushqim të gjitha barërat e gjelbëra. Dhe u bë ashtu.
- 31 Hyji shikoi gjithçka kishte bërë dhe, ja, ishin shumë të mira! Dhe u bë mbrëmje e mëngjes;dita e gjashtë.