Beselidhja e VjeterZanafilla: II. HISTORIA E ABRAHAMIT
- 1 Zoti i tha Abrahamit:Dil prej vendit tënd dhe prej vëllazërisë sate, e prej shtëpisë së babait tëndnë drejtim të një vendi që do të ta tregoj.
- 2 Prej teje do të bëj një popull të madhdhe do të të bekoj.Do ta bëj të madh emrin tënd.Ti vet do të jesh bekim.
- 3 Do t`i bekoj ata që do të bekojnë ty, do t`i mallkoj ata që do të mallkojnë ty.Në ty do të bekohen të gjitha fiset e tokës!
- 4 Atëherë Abrahami u nis siç i kishte urdhëruar Zoti dhe me të shkoi edhe Loti. Abrami kishte shtatëdhjetë e pesë vjet, kur çoi prej Harranit.
- 5 E mori Sarajën, gruan e vet, dhe Lotin, djalin e vëllait të vet, si dhe të gjithë pasurinë e tundshme që kishte fituar po dhe njerëzit që kishte fituar në Harran dhe u nisën drejt dheut të Kanaanit. Arritën në dheun e Kanaanit.
- 6 Abrami e përshkoi tokën deri te vendi Sihem, deri te Qarri More. Në atë vend atëbotë banonin kanaanët.
- 7 Zoti iu dëftua Abramit dhe i tha: Farës sate do t`ia jap këtë vend.Abrami, në nder të Zotit që iu dëftua, e ndërtoi aty një lter.
- 8 Prej andej kaloi në malin që ishte në lindje të Betelit, aty e nguli çadrën e vet duke pasur në perëndim Betelin e në lindje Hajin. Edhe aty e ndërtoi një lter në nder të Zotit dhe thirri në ndihmë emrin e Tij.
- 9 Abrami kaloi prej një zemërimie në tjetrën deri në Nageb.Abrami në Egjipt
- 10 Në vend u bë zi buke dhe Abrami zbriti në Egjipt për të kaluar pak kohë atje: sepse uria në vend ishte shumë e rëndë.
- 11 Kur u afrua, para se të hynte në Egjipt, i tha Sarajës, gruas së vet: E di se je grua e bukur
- 12 dhe se, kur të shohin egjiptianët, do të thonë: `Është gruaja e tij`; mua do të më vrasin e ty do të lënë gjallë.
- 13 Po të lutem, pra, thuaj se je motra ime, që të më bëjnë mirë në saje tënde e të mos ma marrin jetën për hir tënd.
- 14 Kështu, pra, kur Abrami hyri në Egjipt, egjiptianët panë se gruaja ishte shumë e bukur.
- 15 E panë edhe oborrtarët e faraonit dhe e lëvduan atë në praninë e tij. Kështu, gruaja qe marrë dhe çuar në shtëpinë e faraonit.
- 16 Abramin e morën me të mirë për shkak të saj. Ai fitoi bagëti të imëta e të trasha, gomarë, skllevër, shërbëtore dhe deve.
- 17 Por, Zoti i çoi faraonit dhe familjes së tij shumë të këqija për shkak të Sarajës, gruas së Abramit.
- 18 Faraoni e thirri Abramin e i tha: Çka më bëre kështu? Pse nuk më tregove se është gruaja jote?
- 19 Për ç`arsye the se është motra jote dhe unë e mora për grua? Tani, pra, ja, gruan tënde! Merre dhe shko!.
- 20 Faraoni u urdhëroi njerëzve të vet për Abramin; ata e përcollën atë dhe gruan e tij me të gjithë pasurinë që kishte.