Beselidhja e VjeterZanafilla: Ndarja e Abramit dhe e Lotit
- 1 Abrami prej Egjiptit u kthye nëNageb e bashkë me të edhe gruaja e tij me gjithë ç`kishte dhe Loti.
- 2 Abrami ishte shumë i pasur. Kishte bagëti, argjend dhe ar.
- 3 Pastaj prej zemërimie në zemërimië, prej Nagebit shkoi në Betel, deri në atë vend ku më parë kishte ngulur çadrën ndërmjet Betelit e Hajit,
- 4 në vendin e lterit që kishte ndërtuar më parë dhe aty e thirri në ndihmë emrin e Zotit.
- 5 Por edhe Loti, që e përcillte Abramin, kishte shumë grigja delesh dhe shumë gjedhe e çadra:
- 6 sikur të jetonin bashkë, as vendi nuk mund t`i zinte: sepse kishin gjë të madhe e nuk mund të jetonin bashkë.
- 7 Këndej edhe shpërtheu grindja ndërmjet barinjve të grigjave të Abramit me barinjtë e grigjave të Lotit. Aso kohe në atë vend jetonin kanaanët e ferezenjtë.
- 8 Prandaj, Abrami i tha Lotit:Të lutem, të mos grindemi unë e ti ndër veti, të pushojnë grindjet ndërmjet barinjve të mi e barinjve të tu: sepse jemi vëllezër!
- 9 A nuk e ke parasysh tërë këtë vend? Ndahu prej meje, po të lutem! Nëse ti do të shkosh në të majtën, unë do të marr të djathtën; nëse ti do të zgjedhësh të djathtën, unë do të shkoj në të majtën.
- 10 Loti i çoi sytë dhe shikoi e pa se krejt lugina e Jordanit, që e tëra ujitej;para se Zoti ta shpartallonte Sodomën e Gomorrën;ishte si kopshti i Zotit dhe si Egjipti, deri në Segor.
- 11 Loti e zgjodhi për vete mbarë krahinën e Jordanit dhe shkoi në lindje; kështu u ndanë njëri prej tjetrit.
- 12 Abrami jetoi në dheun e Kanaanit, kurse Loti zuri vend në qytete të luginës së Jordanit dhe çoi çadrat deri në Sodomë.
- 13 Sodomasit ishin njerëz shumë të këqij dhe mëkatarë të mëdhenj para Zotit.
- 14 Zoti i tha Abramit, pasi Loti u nda nga ai: Çoji sytë e tu dhe nga vendi ku je tani, shiko drejt kah veriu e jugu e drejt kah lindja e perëndimi:
- 15 Krejt tokën që po e sheh, do ta jap ty dhe farës sate për jetë e mot.
- 16 Farën tënde do ta shtoj porsi pluhurin e tokës: ai që do të mund ta numërojë pluhurin e tokës, ai do ta numërojë edhe farën tënde.
- 17 Çohu dhe bjeri tokës për së gjati dhe për së gjeri, sepse do ta jap ty.
- 18 Abrami e çoi çadrën e vet e erdhi dhe e nguli te Qarret Mambre, që janë në Hebron. Aty e ndërtoi një lter në nder të Zotit.