Beselidhja e VjeterZanafilla: Luftimi i katër mbretërve
- 1 Mirëpo, në kohën e Amrafelit, mbretit të Senaarit, të Ariohut, mbretit të Elasarit, të Kodorlahomorit, mbretit të Elamit dhe të Tadalit, mbretit të paganëve,
- 2 këta nisën luftën kundër Barait, mbretit të Sodomës dhe kundër Bersait, mbretit të Gomorrës, kundër Senaabit, mbretit të Adamës, kundër Semeberit, mbretit të Seboimit dhe kundër mbretit të Belës, që është Segori.
- 3 Të gjithë këta u fushuan në luginën Sidim, që tani është Deti i Vdekur.
- 4 Dymbëdhjetë vjet qenë nën skllavërinë e Kodorlahomorit, të trembëdhjetin vit bënë kryengritje.
- 5 Kështu të katërmbëdhjetin vit erdhi Kodorlahomori dhe mbretërit, që ishin me të dhe i mundën rafaimët në Astarotkaaim dhe zuzimët në Ham, emimët në Savekariataim,
- 6 dhe korrenjtë në malet e Seirit deri tek Elfarani që është në shkretëtirë.
- 7 U kthyen prapa dhe erdhën te burimi Mesfat, që është Kadesi, dhe i shkretuan të gjitha trevat e amalecitëve dhe të amorrenjve, që banonin në Asasontamar.
- 8 Atëherë u çua mbreti i Sodomës, mbreti i Gomorrës, mbreti i Adamës, mbreti i Seboimit dhe mbreti i Belës;që është Segori dhe e drejtuan luftimin kundër tyre në luginën Sidim,
- 9 d. m. th. kundër Kodorlahomorit, mbretit të Elamit, kundër Tadalit, mbretit të paganëve, kundër Amrafelit, mbretit të Senaarit, dhe Ariokut, mbretit të Elasarit: katër mbretër kundër pesë mbretërve.
- 10 Lugina Sidim kishte shumë puse të bitumit, ndërsa mbreti i Sodomës dhe mbreti i Gomorrës u lëshuan në të ikur, ranë aty, kurse ata që shpëtuan, ikën ndër male.
- 11 Ata e morën gjithë pasurinë e Sodomës e të Gomorrës, të gjitha ushqimet dhe u larguan.
- 12 Rrëmbyen edhe Lotin, birin e të vëllait të Abramit, dhe të gjithë gjënë e tij. Ky banonte në Sodomë.
- 13 Dhe, ja, një i ikur, e njoftoi Abramin Hebre, që banonte te Qarret Mambre, të Amorreut, vëllait të Eskolit dhe të Anerit. Këta kishin bërë besëlidhje me Abramin.
- 14 Posa Abrami e mori vesh se i ishte zënë rob Loti, i vëllai, i çoi në këmbë treqind e tetëmbëdhjetë njerëz të aftë për luftë;skllevër të lindur në shtëpinë e tij;i ndoq deri në Dan.
- 15 E pasi i ndau njerëzit e vet, i sulmoi natën, i mundi dhe i ndoq deri në Hobë, që është në veri të Damaskut.
- 16 E ktheu të gjithë pasurinë si edhe Lotin, me gjithë pasurinë e tij, gratë edhe njerëzit që i përkitnin atij.Melkizedeku
- 17 Abramit kur po kthehej, pasi e mundi Kodorlahomorin dhe mbretërit që e shoqëronin, atij i doli para mbreti i Sodomës në luginën Save, që është lugina e Mbretit.
- 18 Ndërkaq Melkizedeku, mbreti i Salemit, prifti i Hyjit tejet të Lartë;i solli bukë e verë,
- 19 e bekoi dhe tha:Qoftë bekuar Abrami prej Hyjit tejet të Lartë, që krijoi qiellin e tokën!
- 20 Qoftë bekuar Hyji tejet i Lartëqë i lëshoi armiqtë e tu në duar të tua!Abrami i dha të dhjetën e të gjithave.
- 21 Mbreti i Sodomës i tha Abramit:Mua më jep vetëm njerëzit, e pasurinë merre ti!
- 22 Abrami iu përgjigj: Dorën time po e çoj lart kah Zoti, Hyji tejet i Lartë, Krijuesi i qiellit e i tokës,
- 23 s`do të marr asgjë nga ato që të përkasin ty: as një fije peri, as një lidhëse sandaleje, që të mos mund të thuash: `Unë e bëra Abramin të pasur`,
- 24 me përjashtim të atyre që hëngrën djelmoshat dhe të pjesës së presë të burrave që erdhën me mua, Anerit, Eskolit dhe Mambresë: ata do ta marrin pjesën e vet.