Beselidhja e VjeterZanafilla: Premtimi dhe besëlidhja
- 1 Pas këtyre ngjarjeve, fjala e Zotit i qe drejtuar Abramit në një vegim. I tha: Abram, mos ki frikë! Unë jam mbrojtësi yt! Shpërblimi yt do të jetë shumë i madh!
- 2 Abrami u përgjigj: O Zot, Hyj, ç`më duhen dhuratat e tua, pasi shkoj i shuar pa pasardhës dhe trashëgimtari i shtëpisë sime do të jetë Eliezeri prej Damaskut.
- 3 Dhe Abrami vazhdoi: Ja, po sheh se nuk më dhe pasardhës dhe ja, një rob i shtëpisë do të më trashëgojë.
- 4 Atëherë Zoti i tha këto fjalë: Ky nuk do të jetë, trashëgimtari yt do të jetë pinjolli yt që do të rrjedhë prej teje.
- 5 Zoti e bëri të dalë jashtë dhe i tha: Shikoje qiellin dhe numëroji yjet, po munde! Dhe shtoi: Të tillë do të jenë trashëgimtarët e tu.
- 6 Abrami i besoi Zotit dhe iu çmua për drejtësi.
- 7 I tha edhe: Unë jam Zoti që të nxora nga Uri i Kaldesë për ta dhënë këtë tokë pronë.
- 8 Abrami i tha: O Zot, Hyj, nga mund ta di se ajo do të jetë prona ime.
- 9 Zoti u përgjigj: Ma gjej një mështjerrë tri vjeçe dhe një dash tri vjeç, një turtull dhe një pëllumb.
- 10 Abrami i mori këto të gjitha dhe i preu për mjedis dhe secilën prej gjysmave e vendosi përballë njërën tjetrës. Shpendët nuk i preu.
- 11 Shpendët grabitqarë lëshoheshin mbi kufoma, por Abrami i dëbonte.
- 12 Në të perënduar të dielli, Abramin e lodhi gjumi dhe, ja, e kaploi një tmerr i madh dhe e mbështolli një errësirë e dendur.
- 13 I qe thënë: Dije mirë që tani se pasardhësit e tu do të jetojnë në një vend të huaj dhe atje do t`i bëjnë skllevër dhe do t`i shtypin e mundojnë plot katërqind vjet.
- 14 Pëjëmend, popullin, të cilit do t`i shërbejnë, unë do ta gjykoj dhe, së fundi, ata do të dalin me pasuri të madhe.
- 15 Ti do të shkosh tek etërit e tu në paqe, i varrosur në pleqëri të thellë.
- 16 Në të katërtin brez, pasardhësit e tu do të kthehen këtu: sepse ende nuk janë mbushur keqbërësitë e amorrenjve.
- 17 Kur perëndoi dielli, u bë një terr i zi, u duk një tangar i ndezur dhe flakadani i përshkoi ato pjesë.
- 18 Atë ditë Zoti lidhi këtë besëlidhje me Abramin:Këtë tokë do t`ia jap farës sateprej lumit të Egjiptitderi në Lumin e madh;Eufrat:
- 19 cinenjtë e cenezenjtë, cedmonenjtë
- 20 hetenjtë, ferezenjtë dhe rafaimët,
- 21 amorrenjtë, kananenjtë, gergezenjtë e jebusenjtë.