Beselidhja e VjeterZanafilla: Lindja e Ismaelit
- 1 Saraja, gruaja e Abramit, nuk po lindte fëmijë. Mirëpo, ajo kishte një shërbëtore egjiptiane që quhej Agarë,
- 2 dhe i tha burrit të vet: Ja, Zoti më bëri beronjë. Fli me skllaven time, ndoshta prej saj do të kem djem. Abrami e pranoi parashtrimin e Sarajës.
- 3 Dhjetë vjet pasi që Abrami zuri vend në dheun e Kanaanit, Saraja e mori Agarën, skllaven egjiptiane dhe ia dha burrit të vet për grua.
- 4 Ai fjeti me të dhe ajo ngjizi. Kur pa se ishte shtatzënë, e përbuzi zonjën e vet.
- 5 Saraja i tha Abramit: Po vepron keq kundrejt meje. Unë ta dhashë në gji skllaven time, e cila sa pa se mbeti shtatzënë, zuri të më përbuzë. Zoti gjykoftë ndërmjet meje e teje!
- 6 Abrami iu përgjigj: Ja,;i tha;shërbëtorja jote është në duart të tua! Bëj me të si të duash! Atëherë Saraja e mori aq me të keq sa që ajo u largua.
- 7 Engjëlli i Zotit e gjeti te një burim në shkretëtirë, te burimi në rrugën e Surit,
- 8 dhe i tha: Agarë, skllave e Sarajës, nga po vjen dhe kah po shkon? Ajo iu përgjigj: Po iki prej Sarajës, zonjës sime.
- 9 Engjëlli i Zotit i tha. Kthehu te zonja jote dhe ji e përvuajtur kundrejt pushtetit të saj!
- 10 Dhe engjëlli i Zotit shtoi: Aq shumë do ta shtoj farën tënde sa që nuk do të mund të numërohet fare!
- 11 Dhe vazhdoi engjëlli i Zotit:Ja, se je shtatzënë, do të lindësh djalëdhe ngjitja emrin Ismael, sepse Zoti e dëgjoi vuajtjen tënde.
- 12 Ky djalë, bishë mali do të jetë:dora e tij kundër të gjithëve do të jetëedhe dora e të gjithëve kundër tij do të jetë!Do ta ngulë çadrën përballë të gjithë vëllezërve të vet.
- 13 Agara e quajti emrin e Zotit që po fliste me të: Ti je Hyji që më sheh. Sepse tha: Vërtet, këtu e pashë pas shpine Atë që më sheh!
- 14 Këndej edhe quhet ai pus Lahairoi (që do të thotë: Pusi i atij që jeton dhe më sheh). Pusi është ndërmjet Kadesit dhe Baradit.
- 15 Agara i lindi Abramit djalë. Ai djalit të vet që e lindi Agara, ia ngjiti emrin Ismael.
- 16 Abrami kishte tetëdhjetë e gjashtë vjet, kur prej Agarës i lindi Ismaeli.