Beselidhja e VjeterZanafilla: Varri i patriarkëve
- 1 Sara jetoi njëqind e njëzet e shtatë vjet
- 2 kur edhe vdiq në Kariatarbee, d. m. th. në Hebron, në dheun e Kanaanit. Abrahami i qiti vajin dhe i bëri salikimin Sarës.
- 3 Në kohën e kremtimit të vajit, Abrahami u ngrit në këmbë dhe iu drejtua me këto fjalë bijve të Hetit:
- 4 Unë jam i huaj dhe endacak ndër ju. Ma shitni një copë vend ndër ju për varr që të mund ta varrros të ndjerën time.
- 5 Bijtë e Hetit i përgjigjën:
- 6 Dëgjo, imzot! Ti je ndër ne princ i Hyjit. Varrose të ndjerën tënde në varrin tonë më të mirë! S`ka njeri që ta ndalon ta varrosësh të ndjerën tënde në varrin e tij!
- 7 Abrahami u ngrit dhe u përkul në nderim para popullit të vendit, d. m. th. para bijve të Hetit
- 8 dhe u tha: Nëse vërtet pranoni ta marr e ta varros të ndjerën time, kini mirësinë e ndërmjetësoni për mua tek Efroni, tek i biri i Seorit,
- 9 që të ma japë shpellën e Makpelës, që e ka në fund të arës së vet. Të ma japë para jush me para me çmim të vërtetë si pronë varrezash.
- 10 Efroni rrinte ndenjur mes bijve të Hetit. Efron Heteu iu përgjigj Abrahamit;dhe e dëgjuan të gjithë hetenjtë, të gjithë ata që ishin të aftë të dëshmojnë;me këto fjalë:
- 11 Më dëgjo, imzot! Jo ashtu! Unë po ta jap arën dhe shpellën që është në të në praninë e bijve të popullit tim. Varrose të ndjerën tënde!
- 12 Abrahami u përkul në nderim para popullit vendës
- 13 dhe i tha Efronit në praninë e vendësve: Po të lutem, ma dëgjo fjalën! Unë po ta paguaj çmimin e arës: merre prej meje dhe kështu do ta varros në të të ndjerën time.
- 14 Efroni iu përgjigj Abrahamit dhe i tha:
- 15 Dëgjo, imzot! Një copë tokë katërqind siklash argjendi s`është me rëndësi as për mua as për ty. Varrose lirisht të ndjeren tënde!
- 16 Abrahami e pranoi çmimin e Hefronit dhe i peshoi paratë që Hefroni kërkoi në praninë e hetenjve, d. m. th. katërqind sikla të argjendta sipas monedhës që ishte në treg.
- 17 Kështu ara e Efronit, në Makpelë, para Mambresë, si ara ashtu edhe shpella në të, si edhe të gjitha pemët brenda kufijve të saj përreth,
- 18 u bënë pronë e Abrahamit në praninë e të gjithë bijve të Hetit që merin pjesë në këshillin e qytetit.
- 19 Atëherë Abrahami e varrosi Sarën , gruan e vet, në shpellën e arës së Makpelës, që është përballë Mambresë-d. m. th. Hebronit;në dheun e Kanaanit.
- 20 Hetenjtë ia përforcuan Abrahamit për pronë varrezash arën dhe shpellën që ishte në të.