Beselidhja e VjeterZanafilla: Rënia
- 1 Ndër të gjitha egërsirat e fushës që Zoti Hyj krijoi, gjarpri ishte më dinaku. Ky i tha gruas: Vërtet, Hyji ju urdhëroi që të mos hani prej asnjë peme të kopshtit?.
- 2 Gruaja iu përgjigj: Ne i hamë frutat e pemëve që janë në kopsht;
- 3 porse për frytin e pemës që është në mes të kopshtit, Hyji na urdhëroi të mos e hamë as të mos e prekim që të mos vdesim.
- 4 Porse gjarpri i tha gruas: Nuk do të vdisni assesi.
- 5 Madje Hyji e di se kurdo të hani prej saj, sytë tuaj do të hapen e do të bëheni porsi Hyji duke e njohur të mirën e të keqen.
- 6 Atëherë gruaja pa se pema ishte e mirë për ta ngrënë dhe e bukur për t`u parë dhe pemë e dëshirueshme për të fituar dijen; gruaja mori prej frutit të saj dhe hëngri. Pastaj i dha edhe burrit të vet që ishte me të. Hëngri edhe ai.
- 7 Atëherë u hapën sytë të dyve. Kur panë se ishin lakuriq, gërshetuan gjethe fiqsh dhe bënë mbështjellës për vete.
- 8 Kur pastaj e dëgjuan zërin e Zotit Hyj që po shëtiste nëpër kopsht, në freskinë e pasditës, njeriu e gruaja e tij u fshehën para Zotit Hyj ndërmjet pemëve të kopshtit.
- 9 Zoti Hyj e thirri njeriun e i tha: Ku je?
- 10 Ky iu përgjigj: Dëgjova zërin tënd në kopsht e u tremba, sepse jam lakuriq e u fsheha.
- 11 Ai i tha: Kush të tregoi se je lakuriq? A mos hëngre frutat nga pema prej së cilës të kam urdhëruar të mos hash?
- 13 Atëherë Zoti Hyj i tha gruas: Pse e bëre këtë? Gruaja u përgjigj: Më gënjeu gjarpri dhe hëngra.
- 14 Atëherë Zoti Hyj i tha gjarprit:Pasi e bëre këtë gjëqofsh mallkuar ndër të gjitha bagëtitëdhe kafshët e egra!Do të ecësh përmbi barkun tënddhe do të hash pluhur në të gjitha ditët e jetës sate!
- 15 Armiqësi do të vë ndërmjet teje e gruas, ndërmjet farës sate e farës së saj:fara e saj do të ta ndrydhë kokën, kurse ti do t`ia sulmosh themrën.
- 16 E gruas i tha:Do t`i shtoj mundimet e shtatzënisë sate, në mundime do t`i lindësh fëmijët, dëshirimi yt do të të shtyjë kah burri yte ai do të sundojë mbi ty.
- 17 Kurse njeriut i tha:Pasi e dëgjove zërin e gruas satedhe hëngre frutin prej pemës që ta pata ndaluar ta hash:Për shkak tëndin qoftë mallkuar toka!Prej saj me mund do ta nxjerrësh kafshatënpër çdo ditë të jetës sate.
- 18 Do të të prodhojë ferra e hallugadhe do të ushqehesh me barishte toke.
- 19 Me djersë të ballit tënd do ta hash bukënderisa të mos kthehesh në dheprej të cilit qe nxjerrë, sepse pluhur je dhe në pluhur do të kthehesh!
- 20 Njeriu e quajti gruan e vet Evë, sepse ajo është nëna e të gjithë të gjallëve.
- 21 Zoti Hyj ia bëri njeriut e gruas së tij petkat prej lëkure dhe i veshi.
- 22 Atëherë Zoti Hyj tha: Ja, njeriu u bë gati si njëri prej nesh duke e njohur të mirën e të keqen; tani, pra, s`do të ishte mirë ta shtrijë dorën e të marrë prej pemës së jetës e të hajë dhe të jetojë për amshim.
- 23 Zoti Hyj e dëboi njeriun prej kopshtit të Edenit që ta punojë tokën prej së cilës qe krijuar.
- 24 E dëboi njeriun dhe, në lindjen e kopshtit të Edenit, i vendosi kerubinët e shpatën flakëruese e vringëlluese për ta ruajtur shtegun e pemës së jetës.