Beselidhja e VjeterZanafilla: Ikja e Jakobit
- 1 Jakobi, pasi mori vesh se bijtë eLabanit thonin: Gjithçka pati ynë atë ia mori Jakobi dhe prej mallit të babait tonë e mblodhi të gjithë atë pasuri
- ,2 pa edhe në fytyrën e Labanit, se nuk ishte më ndaj tij si dje e pardje.
- 3 Edhe Zoti i tha Jakobit: Kthehu në dheun e të parëve të tu, në vëllazërinë tënde, dhe unë do të jem me ty.
- 4 Jakobi çoi e i thirri Rakelën e Linë në fushë, ku po ruante gjënë,
- 5 dhe u tha: Po shoh nga fytyra e babait tuaj se nuk është më ndaj meje si më parë. Hyji i tim eti qe me mua.
- 6 Po edhe ju vetë keni parë se i shërbeva atit tuaj me të gjitha fuqitë e mia.
- 7 E ati juaj luajti me mua dhe dhjetë herë ma ndërroi pagën, por, megjithatë, Hyji nuk e lejoi të më dëmtojë.
- 8 Kur thoshte: Bagëtitë e ngjyrëngjyrshme do të jenë paga jote, të gjitha bënin qengja të larmë. Kur, përkundrazi, thoshte: Të frëcmet do të jenë paga jote, të gjitha grigjat bënin të frëcme.
- 9 Hyji ia mori atit tuaj pasurinë dhe ma dha mua.
- 10 Një herë, kur ishte koha e mbarësimit, papritmas, pashë në ëndërr cjep kracana, lacana dhe me vija që po ndërzeheshin.
- 11 Engjëlli i Hyjit më tha në ëndërr: Jakob. Unë i përgjigja: Tek jam!
- 12 Ai shtoi: Çoji sytë dhe shiko: të gjithë cjeptë që po ndërzehen janë kracana, lacana e të larmë. Pashë mirë gjithçka po të bën Labani.
- 13 Unë jam Hyji, Betel ku ti i ke shugururar gugulurin dhe m`iu kushtove. Tani, pra, çohu dhe dil nga ky vend dhe kthehu në vendlindjen tënde.
- 14 Atëherë Rakela e Lia i përgjigjën: Vallë, a kemi ne më pjesë dhe gjë për të trashëguar në shtëpinë e atit tonë?
- 15 Pse a nuk na mbajti si të ishim të huaja dhe a nuk na shiti e nuk e hëngri çmimin tonë?
- 16 Po edhe e gjithë pasuria që Hyji ia mori atit tonë, është jona dhe e bijve tanë: prandaj, bëj ashtu si të ka urdhëruar Hyji.
- 17 Atëherë Jakobi u çua dhe i ngarkoi fëmijët e vet dhe gratë e veta në gamile.
- 18 Mori edhe të gjitha grigjat e veta dhe mbarë pasurinë që kishte fituar në Padanaram dhe tfilloi për Kanaan tek Izaku, i ati i tij.
- 19 Në atë kohë Labani kishte shkuar për të qethur delet e Rakela i vodhi idhujt që i përkitnin t`et.
- 20 Jakobi ia treti vëmendjen Labanit sa që këtij as që i shkoi në mendje se do të iknin.
- 21 Kështu Jakobi iku me gjithçka kishte, e kaloi Lumin dhe u drejtua kah malet e Galaadit.Labani e ndjek Jakobin
- 22 Të tretën ditë i lajmëruan Labanit se Jakobi kishte ikur.
- 23 Ky i mori me vete vëllezërit e vet dhe e ndoq shtatë ditë. E zuri në malin Galaad.
- 24 Por, Hyji erdhi te Labani Arameas natën në ëndërr dhe i tha: Ruaj se i thua gjë Jakobit!
- 25 Jakobi e kishte ngulur çadrën e vet, kur edhe Labani, pasi e arriti me vëllezërit e vet, po në malin Galaad, e nguli edhe ai çadrën.
- 26 Atëherë i tha Jakobit: Përse veprove kështu dhe më gënjeve dhe m`i more bijat e mia si t`i kishe fituar me shpatë?
- 27 Përse ike fshehurazi e më gënjeve pa më treguar? Do të kisha përcjellë me gëzim, me këngë, me tupana e me lyra!
- 28 Nuk më dhe mundësi as t`i puth bijtë e bijat e mia. Veprove marrisht! Tani
- 29 unë e kam në dorë të të bëj keq, por Hyji i babait tëndë më tha dje: `Ruaj se i thua gjë Jakobit!`
- 30 Ani, ike se të ka marrë malli për shtëpinë e atit tënd, por pse m`i vodhe idhujt e mi?
- 31 Jakobi iu përgjigj: Ika pse pata frikë! Mendoja më vete se ndoshta do të m`i marrësh me dhunë bijat e tua.
- 32 E sa për hyjnitë e tua, kujtdo që t`ia gjesh, ta paguajë me jetë! Në praninë e të afërmve tanë kontrollo dhe gjithçka të gjesh tek unë prej gjërave të tua, merre! Jakobi nuk dinte në të vërtetë se Rakela i kishte vjedhur idhujt shtëpiakë.
- 33 Atëherë Labani hyri në çadrën e Jakobit e të Lisë dhe të dy shërbëtoreve, por nuk gjeti gjë. Si doli prej çadrës së Lisë, hyri në çadrën e Rakelës.
- 34 Ajo i kishte fshehur idhujt në shalën e deves dhe u ul mbi të. T`et që po kërkonte mbarë çadrën dhe që nuk gjeti asgjë
- 35 i tha: Mos të hidhërohet imzoti, që nuk po mund të ngrihem në këmbë para teje, sepse jam ndër ato të grave.Ai kërkoi, por nuk i gjeti idhujt.
- 36 I fyer prej hidhërimit Jakobi atëherë shfreu kundër Labanit: Çfarë faji apo çfarë mëkati bëra që po më pëdjek kështu,
- 37 sa s`më le zhele pa pështjelluar? Çka gjete prej gjithë asaj pasurie të shtëpisë sate? Nxirre këtu para syve të vëllezërve të mi e të tu dhe ata të gjykojnë!
- 38 Ja, tani njëzet vjet jam te ti! Delet e tua dhe dhitë e tua nuk shtinë! Deshtë e grigjave të tua nuk i hëngra!
- 39 As për të ngrënat nga bisha nuk ta solla shenjën: gjithmonë ta kam paguar dëmin! Çkado vidhej ditën apo natën, prej meje e kërkoje!
- 40 Ditën më digjte vapa e natën akulli! Gjumi më ikte prej syve.
- 41 Kështu të shërbeva për njëzet vjet me radhë në shtëpinë tënde: katërmbëdhjetë vjet për bijat e tua e gjashtë për grigjat e tua. Ti je ai që ma ndërrove pagën dhjetë herë!
- 42 Po të mos e kisha pasur pranë Hyjin e tim ati, Hyjin e Abrahamit, Tmerrin e Izakut, me siguri do të më kishe nisur lakuriq! Vuajtjet e mia dhe mundin e duarve të mia, i pa Hyji dhe vendosi dje!Marrëveshja mes Jakobit e Labanit
- 43 Labani atëherë iu përgjigj: Këto bija janë bijat e mia, këta bij janë bijtë e mi, këto grigja janë grigjat e mia dhe gjithçka që po sheh, janë të miat. Çfarë të keqeje mund t`u bëj unë sot bijave të mia dhe bijve të tyre që ato i lindën?
- 44 Eja, pra, e të lidhim besë unë e ti që ta kemi një dëshmi ndërmjet nesh.
- 45 Jakobi mori një gur, e ngriti në gugulur,
- 46 dhe u tha vëllezërve të vet: Mblidhni gurë! Ata grumbulluan gurë dhe bënë mogilë e hëngrën bukë aty mbi të.
- 47 Labani e quajti Jegarsahaduta (d. m. th. Mogila e dëshmitarit), kurse Jakobi Galed (secili sipas gjuhës së vet).
- 48 Labani tha edhe: Kjo mogilë le të jetë sot dëshmitare e besës së lidhur ndërmjet meje e teje, dhe prandaj u quajt Galed (d. m. th. Mogilë dëshmitare),
- 49 po edhe Masfa (d. m. th. Vërojtore), sepse tha: Le të përgjojë Zoti ndërmjet meje e teje, kur ne s`do ta shohim njëri;tjetrin.
- 50 Nëse do t`i marrësh me të keq bijat e mia dhe nëse do të marrësh gra të tjera pos tyre, edhe në mos paçim asnjë njeri ndërmjetës, dije mirë se Hyji është dëshmitar ndërmjet meje e teje.
- 51 Labani shtoi edhe i tha Jakobit: Ja mogila dhe guguluri, të cilin e ngula ndërmjet meje e teje!
- 52 Kjo mogilë dhe guri do të jenë dëshmitarë se unë nuk do ta kaloj këtë mogilë për të keq në drejtimin tënd dhe se as ti nuk do ta kalosh këtë mogilë as këtë gurë për të keq ndaj meje.
- 53 Hyji i Abrahamit dhe Hyji i Nahorit le të jenë gjykatësit tonë!Edhe Jakobi u përbe me Tmerrin e të atit Izakut.
- 54 Në mal Jakobi kushtoi fli dhe i grishi vëllezërit të hanë bukë. Ata, pasi hëngrën, natën e kaluan në mal.
- 55 Kurse Labani, u ngrit natën i përshëndeti bijtë dhe bijat e veta dhe, pasi u dha bekimin, u kthye në vendin e vet.