Beselidhja e VjeterZanafilla: Jozefi dhe vëllezërit e tij
- 1 Jakobi nguli banimin në dheun e Kanaanit, nëpër të cilin zemërimionte i ati i tij.IV. HISTORIA E JOZEFITJozefi dhe vëllezërit e tij
- 2 Ja, historia e trashëgimisë së Jakobit.Jozefi, kur ishte shtatëmbëdhjetëvjeç, ruante grigjën e t`et bashkë me vëllezërit e vet. Jozefi ishte ende i ri e shkonte me bijtë e Bilhës dhe të Zelfës, gratë e t`et. Jozefi i tregoi t`et për zërin e tyre të keq.
- 3 Izraeli e donte Jozefin mbi të gjithë djemtë e tjerë, sepse e kishte fëmijë të pleqërisë. Ai ia punoi një petk deri në fund të këmbëve.
- 4 Duke parë vëllezërit e tij se i ati e donte më tepër se të gjithë bijtë e tjerë, ia morën aq mëri dhe nuk mundnin t`i flisnin më njerëzisht.
- 5 Jozefi pa një ëndërr dhe ua tregoi vëllezërve. Kjo shkaktoi ta urrenin edhe më zi.
- 6 Ai u tha: Dëgjojeni ëndrrën që pashë.
- 7 Më dukej se po lidhnim dorëza gruri në arë. Më dukej se dorëza ime ngrihej e qëndronte ngulur, kurse dorëzat tuaja përkuleshin rreth e rreth me nderim ndaj dorëzës sime.
- 8 Vëllezërit i përgjigjën: A mos do të bëhesh mbreti ynë? A thua do t`i nënshtrohemi sundimit tënd? E për shkak të ëndrrave dhe të fjalëve të tija e urrenin edhe më tepër.
- 9 Pa edhe një ëndërr tjetër. Edhe këtë ua tregoi vëllezërve dhe u tha: Pashë në ëndërr se dielli, hëna dhe njëmbëdhjetë yje po më adhuronin.
- 10 Kur këtë ëndërr ia tregoi t`et dhe vëllezërve, i ati i bërtiti dhe i tha : Çfarë do të thotë kjo ëndërr që paske parë? A thua unë, nëna jote dhe vëllezërit e tu do të të adhurojmë me fytyrë për dhe?!
- 11 Për këtë vëllezërit e tij ia kishin smirë, kurse i ati në heshtje e bluante me mend këtë ngjarje.Jozefi shitet prej vëllezërve
- 12 Vëllezërit e tij shkuan në Sikem për të kullotur grigjat e t`et.
- 13 Izraeli i tha Jozefit: Vëllezërit e tu po kullotin berret në Sikem. Çohu e shko tek ata! Ky iu përgjigj:
- 14 Po, si jo! E Izraeli shtoi: Shko e shih a janë mirë vëllezërit dhe gjëja e gjallë dhe më trego si janë punët.Jozefi i dërguar prej luginës së Hebronit erdhi në Sikem.
- 15 Atje e gjeti një njeri, ndërsa ky po i kërkonte nëpër fushë dhe e pyeti çka po kërkonte.
- 16 Jozefi iu përgjigj: Po kërkoj vëllezërit e mi. Më trego ku do t`i kullotin grigjat.
- 17 Ai njeri i tha: E kanë lëshuar këtë vend, por unë i dëgjova duke thënë: `Të shkojmë në Dotain.Kështu Jozefi u nis pas vëllezërve të vet dhe i gjeti në Dotain.
- 18 Ata e panë prej së largu. Para se të arrinte tek ata, vendosën ta vrasin.
- 19 I thanë njëri-tjetrit: Ja, po vjen ëndërrtari!
- 20 Ejani ta vrasim e ta hedhim në ndonjë ubël dhe do të themi:`E shqyen egërsirat`! Atëherë do të shihet sa i vlejnë ëndrrat e tija!
- 21 Rubeni i dëgjoi dhe donte ta shpëtojë prej duarve të tyre. U tha:
- 22 Mos t`ia marrim jetën! Dhe shtoi: Mos derdhni gjak! Por hidheni në këtë ubël që është këtu në shkretëtirë e mos çoni dorë në të! Tha kështu, sepse donte ta shpëtojë prej duarve të tyre e t`ia kthente të atit.
- 23 Posa arriti te vëllezërit e vet ata ia zhveshën petkun e gjatë deri në fund të këmbëve
- 24 dhe e hodhën në ubël, që nuk kishte ujë.
- 25 Dhe u ulën të hanë bukë.Kur i çuan sytë, panë se po vinin disa udhëtarë ismaelitë prej Galaadit me deve të ngarkuara me rrëshinë, balsam dhe peshkve erëmirë; i çonin në Egjipt.
- 26 Atëherë Juda u tha vëllezërve të vet: Çfarë fitimi kemi nëse e vrasim vëllanë tonë në moh?
- 27 Më mirë është t`u shitet ismaelitëve dhe të mos i përdhosim duart tona. Sepse ai është vëllai ynë;mishi ynë! Vëllezërit e dëgjuan.
- 28 Ndërsa po kalonin andej disa tregtarë madianitë, vëllezërit e nxorën Jozefin prej ublës dhe ua shitën ismaelitëve për njëzet sikla argjendi. Ata e çuan në Egjipt.
- 29 Kur u kthye Rubeni tek ubla, nuk e gjeti djaloshin.
- 30 Atëherë i shqeu petkat e veta, shkoi te vëllezërit dhe u tha: Nuk është djali! E unë kah t`ia mbaj?!
- 31 Atëherë e morën petkun e tij, e zhytën në gjakun e një edhi që e prenë,
- 32 dërguan disa për t`ia çuar t`et e për t`i thënë: E gjetëm këtë petk. Shiko a mos është petku i gjatë i djalit tënd apo jo?
- 33 I ati e njohi dhe tha: Është petku i tim bir! E paskan ngrënë egërsirat! Bisha e paska ngrënë Jozefin!
- 34 Ia paskan shqyer petkat. Veshi grathoren dhe e qau djalin e vet për një kohë shumë të gjatë. Kur u mblodhen të gjithë fëmijët e tij për të ngushëlluar të atin, ai nuk donte të ngushëllohej, sepse thoshte: Me vaj do të zbres tek im bir në banesën e të vdekurve.I ati e qante,
- 36 kurse madianitët, Jozefin, ia shiten në Egjipt Putifarit, oborrtarit të faraonit, kryetarit të rojeve.