Beselidhja e VjeterZanafilla: Të nisurit e Jakobit për Egjipt
- 1 Izraeli u ngrit me gjithçka pati dhe arriti në Bersabe.Këtu i kushtoi fli Hyjit të atit të vet Izakut.
- 2 Izraeli e dëgjoi Hyjin në një vegim nate që e thirri: Jakob, o Jakob! Ky iu përgjigj: Urdhëro!
- 3 I tha: Unë jam Hyji, Hyji i atit tënd! Mos u tremb të shkosh në Egjipt, sepse atje do të të bëj një popull të madh.
- 4 Unë vetë do të zbres atje me ty dhe unë vetë do të përcjell kur të kthehesh prej andej. Jozefi do të jetë ai që do t`i mbyllë sytë e tu.
- 5 Jakobi u nis, pra, prej Bersabesë dhe bijtë e vunë atë, fëmijët dhe gratë e tyrë në karroca që ua dërgoi faraoni për të udhëtuar plaku.
- 6 Morën me vete gjithashtu gjithçka kishin të vlefshme, që kishin mbledhur në dheun e Kanaanit. Jakobi arriti në Egjipt dhe të gjithë pasardhësit e tij,
- 7 bijtë e tij, nipat, bijat dhe mbarë fara e tij.Familja e Jakobit
- 8 Ja emrat e izraelitëve;Jakobi dhe pasardhësit e tij që arritën në Egjipt:I parëlinduri Rubeni.
- 9 Bijtë e Rubenit: Henoku, Falui, Hesroni dhe Karmiu.
- 10 Bijtë e Simonit: Jamueli, Jamini, Ahodi, Jakini, Sohari dhe Sauli, biri i Kanaanës.
- 11 Bijtë e Levit: Gersoni, Kaati dhe Merariu.
- 12 Bijtë e Judës: Heri, Onani, Selai, Faresi dhe Zarai. Në dheun e Kanaanit vdiqën Heri dhe Onani. Faresit i lindën djemtë: Hesroni e Hamuli.
- 13 Bijtë e Isaharit: Tolai, Fuai, Jasubi dhe Semroni.
- 14 Bijtë e Zabulonit: Saredi, Eloni dhe Jaheleli.
- 15 Këta janë bijtë e Lisë që i lindi në Padanaram, me Dinën, vajzën e saj. Të gjithë, bij dhe bija, ishin tridhjetë e tre.
- 16 Bijtë e Gadit: Safoni, Hagiu, Suniu, Ezeboni, Heriu, Arodiu dhe Areliu.
- 17 Bijtë e Aserit: Jamneu, Jezuai, Jesuiu, Beriai edhe Sara, motra e tyre. Bijtë e Beriait: Heberi dhe Melkieli.
- 18 Këta janë bijtë e Zelfës që Labani ia dha për shërbëtorë Lisë, vajzës së vet. Kjo i lindi Jakobit këta: shtatëmbëdhjetë shpirtra.
- 19 Bijtë e Rakelës, gruas së Jakobit: Jozefi e Beniamini.
- 20 Jozefit i lindën në dheun e Egjiptit djemtë që ia lindi Aseneta, bija e Putifarit, priftit të Heliopolit: Manaseu e Efraimi.
- 21 Bijtë e Beniaminit: Belai, Bohori, Asbeli, Gerai, Namani, Ekiu, Rozi, Mofimi, Ofimi dhe Aredi.
- 22 Bijtë e Rakelës, që ia lindi Jakobit: të gjithë katërmbëdhjetë frymë.
- 23 Bijtë e Danit: Husimi.
- 24 Bijtë e Neftaliut: Jasieli, Guniu, Jeseri dhe Salemi.
- 25 Këta janë bijtë e Bilhës që Labani ia dha për shërbëtorë Rakelës, vajzës së vet. Këta ia lindi Jakobit: të gjithë shtatë frymë.
- 26 Të gjitha frymët që hynë në Egjipt bashkë me Jakobin dhe që rrjedhin prej ijës së tij, pa gratë e bijve të tij: gjashtëdhjetë e gjashtë.
- 27 Kurse bijtë e Jozefit, që i lindën në Egjipt, dy frymë. Të gjithë njerëzit e familjes së Jakobit që erdhën në Egjipt qenë shtatëdhjetë.Pritja e Jozefit
- 28 Jakobi e dërgoi para vetes Judën te Jozefi ta njoftojë që t`i dalë para në Gesen.
- 29 Dhe arritën në Gesen. Edhe Jozefi i zuri kuajt në karrocë dhe hipi për t`i dalë të atit para në Gesen. Kur e pa, iu qep në qafë dhe ngryka-ngrykas qau gjatë.
- 30 Izraeli i tha Jozefit: Tani pasi të pashë me sytë e mi se je gjallë dhe po të lë pas, do të vdes i kënaqur.
- 31 Atëherë Jozefi foli me vëllezërit e vet dhe me të gjithë anëtarët e familjes të t`et: Do të ngjitem dhe do ta njoftoj faraonin e do t`i them: `Vëllezërit e mi dhe familja e tim eti, që ishin në Kanaan, erdhën tek unë.
- 32 Këta njerëz janë barinj delesh, janë marrë gjithmonë me blegtori. Bagëtitë e imëta dhe të trasha e gjithçka kanë pasur, i prunë me vete.`
- 33 Kur t`ju thërrasë dhe t`ju thotë: `Me çka merreni`?
- 34 Përgjigjuni: `Ne, shërbëtorët e tu, jemi barinj që prej rinisë sonë deri tani; si ne ashtu edhe etërit tanë.` Thoni kështu që të mund të jetoni në krahinën Gesen, sepse egjiptianët i urrejnë të gjithë barinjtë e deleve.