Beselidhja e VjeterZanafilla: Patriarkët para përmbytjes
- 1 Ky është libri i breznive të Adamit. KurHyji e krijoi njeriun, e krijoi në përngjasimin e Hyjit.
- 2 E krijoi njërin mashkull, kurse tjetrin femër dhe i bekoi. Ditën kur qenë krijuar ua dha emrin Njeri.
- 3 Adami kishte njëqind e tridhjetë vjet kur i lindi djali që i përngjante krejt atij me fytyrë;të cilin e quajti Set.
- 4 Adami, pasi i lindi Seti, jetoi tetëqind vjet dhe i lindën edhe djem e vajza.
- 5 Adami jetoi nëntëqind e tridhjetë vjet e atëherë vdiq.
- 6 Po edhe Seti jetoi njëqind e pesë vjet dhe i lindi Enosi.
- 7 Seti, pasi i lindi Enosi, jetoi edhe tetëqind e shtatë vjet dhe i lindën bij dhe bija.
- 8 E tërë jeta e Setit kapi nëntëqind e dymbëdhjetë vjet kur edhe vdiq.
- 9 Kurse Enosi jetoi nëntëdhjetë vjet dhe i lindi Kainani.
- 10 Enosi jetoi, pasi i lindi Kainani, tetëqind e pesëmbëdhjetë vjet dhe i lindën bij e bija.
- 11 E tërë jeta e Enosit kapi nëntëqind e pesë vjet kur edhe vdiq.
- 12 Po edhe Kainani jetoi shtatëdhjetë vjet dhe i lindi Malaleeli.
- 13 Edhe Kainani jetoi pasi i lindi Malaleeli, tetëqind e dyzet vjet dhe i lindën bij dhe bija.
- 14 E tërë jeta e Kainanit arrin në nëntëqind e dhjetë vjet kur edhe vdiq.
- 15 Po edhe Malaleeli jetoi gjashtëdhjetë e pesë vjet dhe i lindi Jaredi.
- 16 Po edhe Malaleeli jetoi pasi i lindi Jaredi tetëqind e tridhjetë vjet dhe i lindën bij dhe bija.
- 17 E tërë jeta e Malaleelit kapi tetëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet kur edhe vdiq.
- 18 Jaredi jetoi njëqind e gjashtëdhjetë e dy vjet dhe i lindi Henoku.
- 19 Jaredi jetoi, pasi i lindi Henoku, tetëqind vjet dhe i lindën bij e bija.
- 20 E tërë jeta e Jaredit kap në nëntëqind e gjashtëdhjetë e dy vjet kur edhe vdiq.
- 21 Kur Henoku kishte gjashtëdhjetë e pesë vjet i lindi Matusala.
- 22 Henoku jetoi treqind vjet udhës së Hyjit, pasi i lindi Matusala, e i lindën bij e bija.
- 23 E tërë jeta e Henokut kapi treqind e gjashtëdhjetë e pesë vjet.
- 24 Henoku jetoi udhës së Hyjit dhe u zhduk, sepse e mori Hyji.
- 25 Kur Matusala kishte njëqind e tetëdhjetë e shtatë vjet i lindi Lameku.
- 26 Matusala jetoi, pasi i lindi Lameku, edhe shtatëqind e tetëdhjetë e dy vjet dhe i lindën bij e bija.
- 27 E tërë jeta e Matusalës arriti në nëntëqind e gjashtëdhjetë e nëntë vjet kur edhe vdiq.
- 28 Kur Lameku u bë njëqind e tetëdhjetë e dy vjeç, i lindi djali,
- 29 të cilin e quajti Noeh. E tha: Ky do të na ngushëllojë në mundin tonë dhe në punën e duarve tona në fushë, të cilën Zoti e mallkoi.
- 30 Lameku jetoi, pasi i lindi Noehi, edhe pesëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet dhe i lindën bij e bija.
- 31 E tërë jeta e Lamekut kapi shtatëqind e shtatëdhjetë e shtatë vjet kur edhe vdiq.
- 32 Noehi kishte pesëqind vjet kur i lindën Semi, Kami e Jafeti.