Beselidhja e VjeterZanafilla: Bijtë e Hyjit e bijat e njerëzve
- 1 Kur njerëzit filluan të shtohen e të përhapen përmbi tokë dhe u lindën vajza,
- 2 bijtë e Hyjit, kur i panë bijat e njerëzve se ishin të bukura, zunë t`i marrin për gra të gjitha ato që u pëlqenin.
- 3 Atëherë Zoti tha: Shpirti im nuk do të qëndrojë përherë në njeriun, sepse ai s`është tjetër, por mish; ditët e jetës së tij do të jenë njëqind e njëzet vjet.
- 4 Në atë kohë;po edhe më vonë;kishte mbi tokë viganë, kur bijtë e Hyjit lidhnin martesë me bijat e njerëzve dhe ato u lindin fëmijë: këta janë kreshnikët e kohëve të lashta, njerëz të përmendur.2. PËRMBYTJATë prishurit e njerëzimit
- 5 Zoti pa se paudhësia e njerëzve përmbi tokë ishte e madhe dhe se çdo mendim i zemrës së tyre nuk synonte tjetër, por që të bëjë vazhdimisht të keqen.
- 6 Zotit i erdhi keq pse e krijoi njeriun përmbi tokë. I erdhi keq thellë në zemër
- 7 e tha: Do ta shuaj prej faqes së dheut njeriun që e krijova: njeriun, bagëtitë, zvarranikët edhe shpendët e qiellit;sepse po më vjen keq që i krijova.
- 8 Porse Noehi gjeti hir para Zotit.
- 9 Ja historia e Noehit:Noehi ishte i drejtë dhe i patëmetë ndër bashkëkohës të vet; ecte udhës së Hyjit.
- 10 I lindën tre djem: Semi, Kami dhe Jafeti.
- 11 Toka ishte prishur para syve të Hyjit dhe ishte mbushur me dhunë.
- 12 Hyji e shikoi tokën dhe, ja, ishte prishur;sepse sjellja e çdo njeriu përmbi tokë ishte sjellje plot ligësi.Përgatitjet për përmbytje
- 13 Hyji i tha Noehit: Për mua erdhi dita të shfaros çdo njeri. Toka është mbushur me ligësi për shkak të njerëzve dhe, ja, unë do t`i shfaros ata nga toka.
- 14 Punoje për vete një arkë nga druri rrëshinor. Ndaje në kthina dhe lyeje përbrenda e përjashta me peshkve.
- 15 Dhe, ja, si duhet ta punosh: gjatësia e saj le të jetë treqind kutësh, gjerësia pesëdhejtë kutësh, kurse lartësia e saj le të jetë tridhjetë kutësh.
- 16 Në arkë bëje një dritare dhe mbaroje një kut nën majën e saj. Në krah lëre derën; bëje në të katin e poshtëm, të mesmin e të lartin.
- 17 Dhe, ja, unë do të sjell përmbytjen me ujë mbi tokë për të mbytur çdo gjallesë që ka frymën e jetës nën qiell: gjithçka është përmbi tokë, do të shfaroset.
- 18 Unë do të bëj besëlidhje me ty. E ti hyr në arkë me bijtë e tu, gruan tënde e me ty gratë e bijve të tu.
- 19 Prej të gjithë frymorëve, të çdo lloji, shtjeri në arkë nga dy;mashkull e femër;që të shpëtojnë gjallë me ty.
- 20 Prej shpendëve, sipas llojit të tyre, prej bagëtive sipas llojit të tyre, prej zvarranikëve sipas llojit të tyre le të hyjnë nga dy prej të gjithave me ty që të mund të jetojnë.
- 21 Ti pastaj merr me vete çdo lloj ushqimesh që mund të hahen dhe ruaj pranë vetes që të jenë ushqim për ty e për to.
- 22 Noehi bëri gjithçka si urdhëroi Hyji: pikërisht ashtu.