Beselidhja e VjeterZanafilla: Uji fillon të bjerë
- 1 Hyjit i ra ndër mend për Noehin dhe për të gjithë frymorët e bagëtitë që ishin me të në arkë, solli erën përmbi tokë dhe ujërat ranë.
- 2 U mbyllën burimet e humnerës e pendat e qiellit edhe u ndaluan shirat nga qielli.
- 3 Ujërat u tërhoqën nga toka pak nga pak. Pas njëqind e pesëdhjetë ditëve ujërat filluan të pakësohen.
- 4 Të shtatin muaj, të shtatëmbëdhjetën ditë të muajit u ndal arka mbi malet Ararat.
- 5 Por ujërat vazhdimisht shkonin duke u ulur deri në muajin e dhjetë. Të dhjetin muaj, ditën e parë të muajit, u panë majet e maleve.
- 6 Pasi kaluan dyzet ditë, Noehi e hapi dritaren e arkës që kishte pasë punuar dhe lëshoi korbin.
- 7 Ky dilte: shkonte e kthehej derisa u terën ujërat mbi tokë.
- 8 E lëshoi edhe pëllumbin për të parë a është hequr ujët përmbi sipërfaqen e tokës.
- 9 Ky, duke mos gjetur ku ta pushojë këmbën e vet, u kthye tek ai në arkë: sepse ujërat ishin mbi mbarë tokën. Noehi e shtriu dorën, e kapi dhe e futi në arkë.
- 10 Pasi priti edhe shtatë ditë të tjera, përsëri e lëshoi pëllumbeshën prej arke.
- 11 Atëherë ajo erdhi tek ai në mbrëmje dhe e solli në sqep të vet një gem ulliri me gjethe të gjelbëra. Noehi e mori vesh se ujërat ishin tërhequr prej toke.
- 12 Megjithatë, priti edhe shtatë ditë të tjera. Atëherë e lëshoi pëllumbeshën; kjo nuk u kthye më.
- 13 Ishte viti gjashtëqind e një, muaji i parë, dita e parë e muajit, kur ujërat u thanë përmbi tokë. Noehi e hoqi mbulesën e arkës, shikoi dhe, ja, sipërfaqja e tokës ishte tharë.
- 14 Të dytin muaj, të njëzeteshtatën ditë të muajit, toka u ter.Dalja nga arka
- 15 Atëherë Hyji i tha Noehit:
- 16 Dil ti e gruaja jote nga arka, e me ty bijtë e tu e gratë e bijve të tu.
- 17 Qiti me ty edhe të gjitha kafshët e gjalla të çdo lloji që i ke me ty: shpendët, bagëtitë ashtu edhe të gjithë zvarranikët që zvarriten përmbi tokë, që të shpëdahen e të përhapen përmbi tokë, të rriten e të shtohen e të shumohen mbi tokë.
- 18 Doli, pra, Noehi e me të bijtë e tij, gruaja e tij e gratë e bijve të tij.
- 19 Po ashtu nga arka dolën edhe të gjithë gjallorët sipas llojeve të tyre: bagëtitë, shpendët dhe zvarranikët që zvarriten përmbi tokë.
- 20 Noehi ndërtoi në nder të Zotit një lter, mori prej të gjitha kafshëve të pastra e prej shpendëve të pastër dhe i kushtoi fli shkrumbimi në lter.
- 21 Zoti i mori erë erës së këndshme dhe tha në zemrën e vet: Nuk do ta mallkoj më kurrë tokën për shkak të njerëzve, sepse mendimi i zemrës së njeriut është i prirur kah e keqja që prej rinisë së tij; nuk do t`i ndëshkoj më të gjithë frymorët si bëra.
- 22 Derisa toka të jetëmbjelljet dhe korrjet, të ftohtët e të nxehtët, vera e dimri, dita e natakurrë s`do të pushojnë.