Beselidhja e Vjeter2 i Samuelit: Psalmi i Davidit
- 1 Davidi ia drejtoi Zotit fjalët e kësaj kënge ditën kur Zoti e shpëtoi nga duart e të gjithë armiqve të tij dhe nga dora e Saulit.
- 2 Ai tha:Zoti është qeta ime, qyteza ime, shpëtimtari im!
- 3 Hyji im, shkëmbi im, në të cilin strehohem, mburoja ime, shpëtimi im, mburoja ime dhe strehimi im!shpëtimtari im, ti më liron nga dhuna.
- 4 E thërras Zotin që është i denjë për çdo lëvdatëdhe ai më shpëton prej armiqve të mi.
- 5 Më rrethuan valët e vdekjes, më befasuan përrenj keqbërësish,
- 6 rashë në leqet e vdekjes.
- 7 Në ngushtimin tim e thirra Zotin, klitha drejt Hyjit tim.Prej Tempullit të vet e dëgjoi zërin tim, dhe britma ime arriti në veshët e tij.
- 8 Toka u trand dhe u lëkund, luajtën themelet e qiejve, u tronditën sepse ai u hidhërua.
- 9 Nga vrima e hundëve tymi ngufoi, nga goja zjarr e flakë buçiti, prush i gjallë prej tij flakëroi!
- 10 I uli qiejt e zbriti, nën këmbët e tija një re e murrme.
- 11 Kaluar mbi kerubin fluturoi, lundroi mbi krahët e erës.
- 12 Si me vela nga errësira u mbështoll, tenda e tij;ujët e murrmë, re përmbi re!
- 13 Nga bredhja e shkëlqimit në praninë e tijflakë prushi u ndez!
- 14 Nga qielli Zoti gjëmoi, i Tejetlarti bëri t`i dëgjohet zëri!
- 15 I lëshoi shigjetat dhe i shpëdau armiqtë, i lëshoi rrufetë dhe i tmerroi.
- 16 Atëherë u pa fundi i deteve, jashtë dolën themelet e botës, prej britmës së Zotit, prej erës së frymës së zemërimit të tij.
- 17 Prej së larti çoi e më mori, më nxori nga ujërat e mëdha.
- 18 Më shpëtoi nga armiku im tejet i fortë, prej atyre që më urrejnë e që janë më të fortë se unë!
- 19 Më sulmuan në ditën kur isha ngushtë, por Zoti më mori në mbrojtje.
- 20 Ai më qiti në vendin e shpëtimit, më shpëtoi sepse ai më ka për zemër.
- 21 Zoti më shpagoi sipas drejtësisë sime, më shpërbleu sipas pastrisë së duarve të mia.
- 22 Sepse unë i ndoqa udhët e Zotit, nuk u largova prej Hyjit tim.
- 23 Para sysh i kam të gjitha rregulloret e tija, dhe nuk iu shmanga urdhërimeve të tija.
- 24 Jam i pastër para syve të tij, sepse ruhem vazhdimisht prej mëkatit.
- 25 Zoti më shpërbleu sipas drejtësisë sime, sepse e pa pastrinë e duarve të mia.
- 26 Me shenjtin je i shenjtë, me të pafajshmin je i pafajshëm.
- 27 Me të zgjedhurin ti je i zgjedhurkurse dinakut kot ia shkon planet.
- 28 Ti e shpëton popullin e përvuajtur, kurse sytë e krenarëve i përul.
- 29 Ti je dritëza ime, o Zot, Hyji im i davarit errësirat e mia.
- 30 Me ty do t`i sulmoj turmat e armiqve, me ndihmën e Hyjit tim do t`i kapërcej muret.
- 31 Udha e Zotit është krejtësisht e pastër, fjala e Zotit është e sprovuar me zjarr.Është shqyt për të gjithë ata që shpresojnë në të.
- 32 Pse a ka ndonjë hyjni tjetër përveç Zotit?A ka Qetë shpëtimi ndonjë tjetër përveç Hyjit tonë?
- 33 Ai është Hyji që më ngjesh me fuqi, e bën të sigurt udhën time.
- 34 Të lehta m`i bën këmbët porsi të kaprollit, ai më vendosi në lartësi të sigurta.
- 35 Ai m`i ushtron duart për luftim, e krahët e mi për të përdorur harkun e bronzit.
- 36 Ti ma jep shqytin që më shpëton, më madhëron kujdesi yt.
- 37 Ti u jep guxim hapave të mimë nuk më merren këmbët e mia.
- 38 Në shpinë u rashë armiqve të mi dhe i zura, prapa s`u ktheva derisa i shova.
- 39 Përdhe i rrëzoj e më nuk mund të ngrihen, bien përdhe, nën shqelma i vë.
- 40 Me fuqi më ngjeshe për të luftuar, nën mua i shtrove kundërshtarët e mi.
- 41 Të armiqve të mi shpinën ma tregonurryesit e mi unë i shpartallova!
- 42 Lëshuan kushtrimin;askush s`u vjen në ndihmë, thërrasin në ndihmë Zotin;ai nuk u përgjigjet.
- 43 I ndrydha porsi pluhurin e dheut, i shkela porsi llomin në rrugë.
- 44 Ti më shpëtove nga kryengritja e popullit tim, Krye më bëre mbi popujt paganë.Më shërbeu populli që as nuk e njihja,
- 45 bijve të huaj u duhet të më përkëdhelin, posa e ndiejnë zërin tim, dëgjojnë me gatishmëri.
- 46 Para meje të huajve ora u liget, duke u dridhur dalin prej qytezave!
- 47 Rroftë Zoti dhe qoftë bekuar Qeta e shpëtimit tim, qoftë madhëruar Hyji, Shpëtimtari im!
- 48 Hyji që ma mundëson të hakmerrem, që i shtron popujt nën mua.
- 49 Ti më shpëton nga armiqtë e mi, ti më lartëson përmbi kundërshtarët e mi, ti më liron prej njeriut të dhunshëm
- 50 Prandaj, o Zot, do të të lëvdoj mes paganëve, himne gëzimi do t`i këndoj Emrit tënd!
- 51 Zoti ia shumon fitoret mbretit të vet, e përkrah Davidin, të shuguruarin e vet, dhe pasardhësit e tij për amshim.