Beselidhja e Vjeter2 i Samuelit: Fjalët e fundit të Davidit
- 1 Këto janë fjalët e fundit të Davidit:Fjala e Davidit, birit të Isait, fjalët e burrit që qe lartësuar shumë, të Shuguruarit të Hyjit të Jakobit, këngëtarit të ëmbël të Izraelit.
- 2 Nëpër mua flet Shpirti i Zotit, fjala e tij përmbi gjuhën time.
- 3 Foli Hyji i Izraelit, më tha Qeta e Izraelit:Kush i sundon njerëzit me drejtësi, kush sundon me frikën e Hyjit,
- 4 është si drita e agimit, sapo të ketë lindur dielli, në mëngjes kur re nuk ka, që bën të xixëllojë pas shiutbarin që nga toka mbin.
- 5 Pse a s`është e tillë shtëpia ime me Hyjin?Një besëlidhje të amshueshme Ai lidhi me mua, krejt në rregull e pikë për pikë të forcuar!Pse a s`do të bëjë të ngallitëi tërë shpëtimi im, çdo gjë e dëshirueshme?
- 6 Kurse keqbërësit të gjithëjanë të përbuzur porsi ferrat që s`kapen me dorë;
- 7 kush i prek, përdor hekur ose dorëzën e heshtës, dhe krejtësisht digjen në zjarr.Trimat e përmendur të Davidit
- 8 Këta janë emrat e trimave të Davidit:Jesbaal Hakamonasi, prijësi ndër të Tre. Ky ngriti heshtën e vet kundër tetëqind vetëve dhe i vrau në një sulm.
- 9 Pas tij vjen Eleazari, biri i Dodo Ahohitit, njëri prej tre trimave. Ky ishte me Davidin në Afesdomim, kur atje u bashkuan për të luftuar filistenjtë.
- 10 Kur u tërhoqën izraelitët ai qëndroi dhe i preu filistenjtë derisa nuk iu ngri dora e nuk iu kap për shpate si të ishte një copë me të. Zoti dha atë ditë një fitore të madhe dhe ushtria u kthye vetëm për të bashkuar prenë.
- 11 Pas këtij vjen Sema, biri i Age Araritit. Kur filistenjtë u bashkuan në Lehi, fusha ishte plot me thjerrë. Pasi iku mbarë ushtria prej frikës së filistenjve,
- 12 ky zuri vend në mes të fushës, e mbrojti dhe i vrau filistenjtë. Zoti dhuroi fitore të madhe.
- 13 Një herë Tre prej Tridhjetë vetëve u nisën për rrugë në kohën e korrjes e erdhën te Davidi, që ishte në shpellën Odolam. Llogori i filistenjve ishte i ngulur në luginën Rafaim.
- 14 Asohere Davidi gjendej në kullën e vet, kurse posta e filistenjve ishte në Betlehem.
- 15 Davidi shprehu këtë dëshirë: Oh sikur të gjendej dikush të më jepte të pi ujë nga pusi që është te dera e Betlehemit!
- 16 Atëherë u lëshuan këta tre trima e i përshkuan llogoret e filistenjve, mbushën ujë nga pusi i Betlehemit, që ishte te dera, e ia sollën Davidit. Por Davidi s`deshi ta pinte, por e kushtoi si ujë njomjeje për nder të Zotit
- 17 e tha: Mos e thëntë Zoti të bëj një punë të tillë! Si të pi gjakun e këtyre burrave që shkuan me kokë në gërshërë? Prandaj nuk deshi ta pinte. Ja, këtë bënë këta tre trima!
- 18 Abisai, vëllai i Joabit, birit të Sarvisë, ishte në krye të të tridhjetëve. Ky është ai që ngriti heshtën e vet kundër treqind vetëve dhe i vrau.
- 19 I emëruar ndër të tridhjetët dhe më i përmenduri ndër të tridhjetët, ai ishte kryetari i tyre, por me trimëri nuk arriti te tre të parët.
- 20 Banaja, biri i Jojadës, trim i fortë për vepra të mëdha, nga Kabseeli. Ky i vrau dy bijtë e Arielit prej Moabit dhe ky një ditë me borë zbriti në shpellë dhe vrau luanin.
- 21 Po ky e vrau egjiptianin, një njeri tejet trupmadh që në dorë kishte heshtën. Ky e sulmoi egjiptianin me shkop e në dyluftim egjiptianit ia nxori heshtën prej dorës dhe me heshtën e tij e vrau.
- 22 Këto trimëri i bëri Banaja, biri i Jojadës, edhe ky njihet ndër Tridhjetët trimat e fortë.
- 23 Ishte më bujari ndër të Tridhjetët, megjithatë nuk arriti të radhitet ndër të Tre. Davidi e bëri prijës të truprojës së vet.
- 24 Asaeli, vëllai i Joabit, ishte ndër të Tridhjetët. Elkanani, biri i Dodos prej Betlehemit,
- 25 Sama prej Harodit, Elika prej Harodit,
- 26 Helesi prej Faletit, Hira, biri i Akcesit, prej Tekuesë,
- 27 Abiezeri prej Anatotit, Sobokai prej Husës,
- 28 Selmoni prej Ahohitit, Maharai Netofatiti,
- 29 Heledi, biri i Baanë Netofatitit, Ithai, biri i Ribait, nga Gabaa e bijve të Beniaminit,
- 30 Banajë Faratoniti, Hedai prej përrenjve Gaas,
- 31 Abibaal Arbatiti, Azmaveti nga Bahurimi,
- 32 Eliabai prej Saalbonit, Jaseni prej Gunit,
- 33 Jonatani, biri i Samës prej Ararit, Akiami, biri i Sarar Araritit.
- 34 Elifaleti, biri i Asbai Makatitit, Eliami, biri i Akitofelit Gelonit,
- 35 Hesrai prej Karmelit, Farai prej Arabit,
- 36 Igaali, biri i Natanit prej Sobës, Baniu prej Gadit,
- 37 Seleku prej Animonit, Naharai prej Berotit, armëmbajtësi i Joabit, birit të Sarvisë,
- 38 Irë Jetriti, Garebi, edhe ky Jetrit,
- 39 dhe Uri Heteu.Gjithsej tridhjetë e shtatë.