Beselidhja e Vjeter2 i Samuelit: Djemtë e Davidit të lindur në Hebron
- 1 Lufta ndërmjet shtëpisë së Saulit dhe shtëpisë së Davidit qe shumë e gjatë: Davidi vinte e forcohej gjithnjë, kurse shtëpia e Saulit vinte duke rënë çdo ditë e më poshtë.Djemtë e Davidit të lindur në Hebron
- 2 Davidit i lindën disa djem në Hebron. I parëlinduri i tij qe Amnoni që i leu prej Akinoamës Jezrahelite;
- 3 pas tij Keleabi prej Abigajles, gruas së Nabalit prej Karmelit; kurse i treti Absalomi, biri i Maakës, bijës së Tolmait, mbretit të Gesurit;
- 4 i katërti Adonia, biri i Hagitit; i pesti Safatia, biri i Abitales;
- 5 kurse i gjashti qe Jetraami, prej Eglës, gruas së Davidit: këta djem i lindën Davidit në Hebron.Ndërprerja e marrëdhënieve mes Abnerit dhe Isbaalit
- 6 Ndërsa po vazhdonte lufta mes shtëpisë së Saulit e shtëpisë së Davidit, Abneri, biri i Nerit, po merrte sundimin mbi shtëpinë e Saulit.
- 7 Sauli kishte pasur një shemër me emrin Resfë, që ishte bija e Ajait. Isbaali i tha Abnerit:
- 8 Pse ke hyrë tek shemra e tim eti? Ky, i hidhëruar për së tepri prej fjalëve të Isbaalit, iu përgjigj: Pse, a jam unë një kokë qeni prej Judës? Tani sa kohë dhe sot unë i qëndroj besnik shtëpisë së Saulit, babait tënd, dhe vëllezërve të tij e të afërmve dhe as ty nuk të lëshova në duar të Davidit. E ti u gjete të më qortosh për faj gruaje!
- 9 More kështu ia bëftë Hyji Abnerit, madje edhe më zi, nëse nuk do të bëj ashtu sikurse Zoti i është përbetuar Davidit:
- 10 se do të kalohet mbretëria prej shtëpisë së Saulit dhe do të forcohet froni i Davidit përmbi Izrael e Judë që prej Danit e deri në Bersabu00e9.
- 11 Isbaali nuk pati guxim t`i përgjigjej asnjë fjalë, sepse e druante.Abneri bën marrëveshje me Davidin
- 12 Abneri dërgoi disa delegatë te Davidi për t`i thënë në emër të tij: I kujt është vendi? e mendonte të thoshte: Bëj miqësi me mua dhe dora ime do të jetë me ty dhe do të sjellë me ty mbarë Izraelin.
- 13 Davidi iu përgjigj: Mirë fort! Unë do të lidh besëlidhje me ty, por një gjë të kërkoj si kusht paraprak: mos m`u duk para syve të mi nëse më parë nuk ma sjell Mikolën, bijën e Saulit. Vetëm atëherë mund të vish e të më dalësh përpara syve.
- 14 Ndërkaq Davidi dërgoi lajmëtarë tek Isbaali, djali i Saulit, e tha: Ma kthe gruan time Mikolën që e fejova, me njëqind gjymtyrë filistenjsh.
- 15 Atëherë Isbaali dërgoi njerëzit dhe e mori prej burrit të saj Faltielit, birit të Laisit.
- 16 Burri i saj e ndoqi duke qarë deri në Bahurim. Atëherë Abneri i tha: Shko! Kthehu prapa! Ai u kthye.
- 17 Abneri kishte pasur bisedime me pleqtë e Izraelit e u kishte thënë: Ka shumë kohë që ju dëshironit që Davidi të jetë mbret mbi ju.
- 18 Tani është koha të veproni. Sepse Zoti ka thënë lidhur me Davidin: `Me anë të dorës së Davidit, shërbëtorit tim, do ta shpëtoj Izraelin, popullin tim, prej dorës së filistenjve e të gjithë armiqve të tij`.
- 19 Abneri u tha kështu edhe bijve të Beniaminit. Atëherë shkoi në Hebron për t`i treguar Davidit gjithçka i kishte pëlqyer Izraelit dhe mbarë Beniaminit.
- 20 Abneri erdhi te Davidi në Hebron bashkë me njëzet vetë. Davidi i bëri gosti Abnerit dhe njëzet vetëve që kishin ardhur me të.
- 21 Abneri i tha Davidit: Po shkoj e po e bashkoj mbarë Izraelin rreth imzotit, mbretit tim, me qëllim që të lidhin me ty besëlidhje dhe të mbretërosh mbi të gjithë sipas pëlqimit tënd.Atëherë Davidi e përcolli Abnerin dhe ky u nis në paqe.Vrasja e Abnerit
- 22 Kur ja, u kthyen nga çetimi djelmoshat e Davidit dhe Joabi me pre të madhe. Por Abneri nuk ishte atëherë më me Davidin në Hebron, sepse e kishte përcjellë dhe ai kishte shkuar në paqe,
- 23 kurse Joabi dhe mbarë ushtria që kishte qenë me të, arritën më vonë. I treguan disa Joabit e i thanë: Abneri, biri i Nerit, ka qenë te mbreti. Mbreti e përcolli e shkoi në besë.
- 24 Atëherë Joabi hyri te mbreti dhe i tha: Po ç`bëre ashtu? Paska qenë Abneri tek ti! Po pse e lëshove të shkojë në paqe?
- 25 A nuk e njohe ende Abnerin, birin e Nerit?! Me siguri ka ardhur me qëllim që të tradhtojë, t`i mësojë të gjitha lëvizjet e tua e të dijë gjithçka bën.
- 26 Si doli Joabi prej Davidit, dërgoi kasnecë, që e kthyen Abnerin prej pusit Sira. Davidi nuk e dinte.
- 27 Kur u kthye Abneri në Hebron, e ndau veçmas Joabi te dera, sikur për t`i thënë diçka në besë, e goditi aty në baqth dhe Abneri vdiq, gjak për gjak me Asaelin, të vëllanë e Joabit.
- 28 Kur dëgjoi Davidi për ngjarjen e kryer, tha: Unë dhe mbretëria ime jemi të pafajshëm para Zotit në amshim lidhur me gjakun e Abnerit, birit të Nerit.
- 29 Gjaku i Abnerit rëntë mbi Joabin dhe mbi mbarë shtëpinë e babait të tij: mos mungoftë kurrë në familjen e tij sëmundja e gonorresë, gërbula; njerëz për furka, i preftë shpata e mos u ngopshin me bukë.
- 30 Joabi dhe vëllai i tij, Abisai, e vranë Abnerin, sepse e kishte vrarë vëllanë Asaelin në luftë në Gabaon.
- 31 Atëherë Davidi i tha Joabit dhe mbarë ushtrisë që ishte me të: Shqyeni petkat tuaja, veshuni me thasë e vajtoni Abnerin! Vetë Davidi e ndiqte arkivolin.
- 32 Kur e varrosën Abnerin në Hebron, Davidi ngriti zërin e vet dhe vajtoi mbi varrin e Abnerit. Qau po ashtu edhe mbarë populli.
- 33 Mbreti në vajtim duke qarë Abnerin tha:A duhej që Abneri të vdisteme vdekje të të pandershmit?
- 34 Duart e tua nuk ishin të lidhura, po as këmbët në pranga nuk i pate:U vrave siç vritet një keqbërës.Atëherë populli mbarë ia plasi vajit mbi të.
- 35 Mbarë populli iu vu Davidit të hante bukë sa ishte ende ditë, por Davidi u përbetua e tha: Hyji ma bëftë kështu e edhe më zi, në qoftë se me gojë do të kërkoj bukë ose çdo gjë tjetër deri në perëndimin e diellit.
- 36 Mbarë populli e mori vesh këtë gjë. I pëlqeu sikurse edhe gjithçka që bëri mbreti ishte e mirë para syve të mbarë popullit.
- 37 Mbarë populli si edhe i gjithë Izraeli e mori vesh atë ditë se mbreti nuk kishte gisht në vrasjen e Abnerit, birit të Nerit.
- 38 Mbreti atëherë u tha shërbëtorëve të vet: A thua nuk e dini se ra sot i vrarë një prijës, madje ndër më të mëdhenjtë në Izrael?
- 39 Mjerisht unë ende jam i ligshtë, megjithëse jam i shuguruar mbret, kurse këta bijtë e Sarvisë janë më të fortë se unë. Atij që e bën të keqen, ia ktheftë Zoti sipas keqbërësësisë së tij.