Beselidhja e Vjeter1 i Mbretërve: Pallati mbretëror i Salomonit
- 1 Salomoni e ndërtoi edhe pallatin mbretëror dhe e kreu plotësisht për trembëdhjetë vjet.
- 2 E ndërtoi pallatin që quhej Pylli i Libanit. Ishte i gjatë njëqind kute, i gjerë pesëdhjetë kute e i lartë tridhjetë kute mbi katër rreshta shtyllash cedri e mbi shtylla trarë cedri.
- 3 Ishte i mbuluar mbi dhoma me lëndë cedri, lart pushonte mbi shtylla, që ishin dyzet e pesë, nga pesëmbëdhjetë për çdo rresht.
- 4 Ishin tre rreshta dritaresh nga tri dritare, njëra përballë tjetrës, tri herë.
- 5 Dyert e shtatkat e tyre ishin katërkëndëshe.
- 6 E ndërtoi edhe tremen e shtyllave pesëdhjetë kute të gjatë e tridhjetë kute të gjerë. Përpara tremes së madhe ndërtoi edhe një tjetër me shtylla e me kangjella përpara tyre.
- 7 Ndërtoi edhe sallonin e fronit, ku mbahet gjyqi; ai ishte i veshur me dërrasë cedri prej truallit e deri në trarë.
- 8 Shtëpia në të cilën banonte ai, ishte në një oborr tjetër brenda, përballë tremes, po me të njëjtin stil. Po në këtë stil ndërtoi edhe një shtëpi tjetër për bijën e faraonit, që kishte marrë Salomoni për grua.
- 9 Të gjitha këto ndërtesa ishin prej gurit të zgjedhur, të prerë me masë, të latuar përjashta e përbrenda, prej themelesh e deri në majë të mureve po edhe përjashta deri në tremen e madhe.
- 10 Themelet ishin prej gurësh të zgjedhur e të mëdhenj dhjetë ose tetëkutesh.
- 11 Përmbi ta, gurë të zgjedhur e të prerë me masë dhe lëndë cedri.
- 12 Tremja e madhe kishte tre rreshta gurësh të zgjedhur, të prerë me masë dhe një rresht trarësh cedri. Ishte i ngjashëm me tremen e Shtëpisë së Zotit përbrenda dhe me paraderën e Shtëpisë së Zotit.Hirami
- 13 Salomoni çoi dhe e mori Hiramin nga Tiri.
- 15 I shkriu dy shtylla bronzi. Secila ishte e lartë tetëmbëdhjetë kute dhe duhej një pe dymbëdhjetëkutësh për ta pushtuar, kurse trashësia ishte katër gishtash dhe përbrenda ishte e zbrazët; kështu ishte edhe shtylla e dytë.
- 18 Rreth e rreth mbi njërin gërshet i punoi dy rreshta shegash për t`i mbuluar kapitelet që ishin mbi majën e shtyllave; po ashtu bëri edhe për kapitelin e dytë.
- 19 Kurse kapitelet që ishin mbi majën e shtyllave para tremes, ishin në trajtën e zambakut dhe ishin katërkutesh.
- 20 Punoi edhe kapitele të tjera në majë të dy shtyllave, përsipër gungës që ishte nën gërshet. Ishin dyqind shega të punuara në dy rreshta rreth e rreth njërit kapitel e po aq edhe në kapitelin tjetër.
- 21 Dy shtyllat i vendosi në treme të Tempullit. Kur e vendosi shtyllën e djathtë, e quajti Jakin, po ashtu e vendosi edhe shtyllën e majtë dhe e quajti Booz.
- 22 Maja e shtyllës kishte trajtën e zambakut. Kështu u krye puna me shtyllat.Deti i bronztë
- 23 E punoi edhe një det prej metali të shkrirë, prej buze në buzë dhjetë kute të gjerë, të rrumbullakët. Thellësia e tij ishte pesë kute, kurse e matur rreth e rrotull gryka ishte tridhjetë kutesh.
- 24 Nën buzë kishte boça lulesh të skalitura rreth e rreth në dy rreshta të ngjitura në një me detin.
- 25 Peshonte mbi dymbëdhjetë qe, prej të cilëve tre shikonin në veri, tre në perëndim, tre në jug e tre në lindje, kurse deti rrinte mbi ta. Pjesën e sprasme qetë e kishin të fshehur përbrenda.
- 26 Trashësinë e kishte një shuplakë, grykën e kishte si grykëgote, porsi lulja e zambakut. Zinte dy mijë batë.Bazat dhe legenët
- 27 I punoi dhjetë baza bronzi, të gjata katër kute, të gjera katër kute e të thella tre kute secila.
- 28 Bazat ishin të punuara kështu: me degë të mbërthyera me tërthorce përsipër.
- 29 Mbi degë, ndërmjet tërthorcave, kishte luanë, qe, kerubinë. Po ashtu edhe mbi terthorca, kurse mbi luanë e mbi qe kishte stoli kurorash, vepër e mjeshtrit farkues.
- 30 Secila bazë kishte katër rrotë bronzi me boshta e katër këmbë me mbajtës; në legen ishin mbajtësit të ngrirë me stolisje.
- 31 Lart, gryka ishte e rrumbullakët, pjesë e bazës, një kut e gjysmë; ishte në trajtë të një ene të stolisur, kurse në të kishte stolisje të gdhendura. Degët e saja ishin katrore e jo të rrumbullakëta.
- 32 Katër rrotat ishin nën degë e terthorca dhe të lidhura me bazën me anë të shufrave bronzi. Një rrotë ishte e lartë një kut e gjysmë.
- 33 Rrotat ishin siç janë ato të karrocave të rëndomta: boshtat e tyre, gavenjtë, rreskët dhe bucelat, të gjitha ishin prej metali të shkrirë.
- 34 Po edhe katër krahësit, në katër këndët e bazës ishin të shkrirë në një me bazën.
- 35 Në majë të bazës ishte gjithkah rrotull një rreth i lartë gjysmë kuti. Në majë shufrat dhe degët bënin një trup të vetëm me bazën.
- 36 Gdhendi me pllakat e terthorcave dhe të degëve kerubinë, luanë e palma, sipas sipërfaqes së atyre pllakave dhe të kezave përreth.
- 37 Kështu i punoi dhjetë baza: ishin të shkrira në të njëjtën mënyrë, me të njëjtën masë e me të njëjtat gdhendje.
- 38 Punoi gjithashtu edhe dhjetë legenë bronzi. Secili legen nxinte dyzet batë dhe ishte katër kutësh. Në secilën nga dhjetë bazat u vu nga një legen.
- 39 Pesë baza i vendosi në krahun e djathtë të Tempullit, e pesë të tjerat në krahun e majtë. Detin e vendosi në të djathtë të Tempullit, në juglindje.Orenditë e vogla
- 40 Hirami i punoi kusi, lugore e kupa dhe i kreu gjithçka që i lypeshin mbretit Salomon për Tempullin e Zotit:
- 41 dy shtylla, dy gungat e rrumbullakëta, mbi të cilat u vunë kapitelet mbi maja të shtyllave;
- 42 katërqind shegat për të dy gërshetat: nga dy rreshta shegash në secilin gërshet për t`i mbuluar gungat e kapiteleve që ishin mbi shtyllat.
- 43 I punoi edhe dhjetë bazat me dhjetë legenët mbi bazat,
- 44 vetëm një det dhe dymbëdhjetë qetë nën det;
- 45 pastaj kusi, lugore e kupa. Të gjitha enët që ia punoi Hirami mbretit Salomon për Tempullin e Zotit, ishin prej bronzi të kulluar.
- 46 Mbreti urdhëroi që të gjitha këto të ngrihen në kallëpe argjile në bregun e Jordanit, ndërmjet Sukotit e Sartanit.
- 47 Pastaj Salomoni i vendosi të gjitha orenditë në vendin e caktuar, por prej shumicës së madhe nuk dihej pesha e bronzit.
- 48 Salomoni i punoi të gjitha enët në Shtëpinë e Zotit: lterin e artë, tryezën e artë, mbi të cilën vihen bukët e kushtimit;
- 49 shandana pesë në anën e djathtë dhe pesë në anën e majtë para Dabirit, prej ari të kulluar; lulet, dritëzat dhe preset për to, të arit. I punoi edhe gërshërët të arta,
- 50 vegëshat, thikat, kusitë, çinitë dhe kemoret prej ari të pastër; shtatkat e dyerve të pjesës së fshehtë të Shenjtërores së shenjtë roreve si dhe të sallës së Tempullit, prej arit.
- 51 Kështu u krye mbarë puna që kishte ndër marrë mbreti Salomon në ndërtimin e Tempullit të Zotit. Salomoni i futi të gjitha dhuratat e shenjta t`et, Davidit;argjend, ar dhe enë;dhe i vendosi në thesarin e Shtëpisë së Zotit.