Beselidhja e Vjeter1 i Mbretërve: Pleqëria e Davidit dhe fitmet e Adonisë
- 1 Mbreti David ishte plakur dhe kishte kaluar në moshë shumë të thellë: megjithëse mbulohej trashë, nuk mund të nxehej.
- 2 Shërbëtorët e tij i thanë: Le të kërkohet për Zotërinë tonë, mbretin, një vajzë e re virgjër që të qëndrojë me mbretin, të kujdeset për të: le të flejë në gjiun tënd e do ta nxehë zotërinë tonë, mbretin.
- 3 Kështu pra, kërkuan në mbarë tokën e Izraelit një vajzë të bukur, e gjetën Abisagën sunamite dhe e prunë te mbreti.
- 4 Vajza ishte vërtet shumë e bukur e kujdesej për mbretin dhe i shërbente. Por mbreti nuk e njohu.
- 5 Tashti Adonia, biri i Hagitës, çoi kokën e thoshte: Unë do të mbretëroj! Fitoi karrocë e kuaj dhe pesëdhjetë burra që shkonin para tij.
- 6 Dhe i ati asnjëherë nuk e qortoi e nuk i tha: Pse po bën ashtu? Edhe ky ishte shumë i pashëm dhe kishte lindur pas Absalomit.
- 7 Ishte marrë vesh me Joabin, birin e Sarvisë, dhe me Abiatarin prift, të cilët e përkrahnin Adoninë.
- 8 Kurse Sadoku prift, Benaja, biri i Jojadës, Natani profet, Semei, Rei dhe trimat e zgjedhur të rojës trupore të Davidit nuk ishin me Adoninë.
- 9 Një ditë Adonia flijoi dele e viça të majmë te guri Zohelet, që është afër burimit Rogel, i grishi të gjithë vëllezërit e vet, bijtë e mbretit, dhe të gjithë burrat e Judës që ishin në shërbim të mbretit,
- 10 por nuk thirri Natanin profet, Banajën, as disa prej trimave, as Salomonin, vëllanë e vet.Fitmet e Natanit e të Betsabesë
- 11 Atëherë Natani i tha Betsabesë, nënës së Salomonit: A nuk dëgjove se u bë mbret Adonia, biri i Hagitës, dhe zotëria ynë Davidi nuk e di.
- 12 Tashti eja të të këshilloj si ta shpëtosh jetën tënde dhe jetën e djalit tënd Salomonit.
- 13 Shko e paraqitu te Davidi mbret dhe thuaj: `Zotëri mbret, a nuk m`u përbetove mua, shërbëtores sate, e nuk më the: `Salomoni, biri yt, do të mbretërojë pas meje dhe ai do të rrijë në fronin tim`? Pse atëherë po mbretëron Adonia?
- 14 Dhe ndërkohë që ti ende do të jesh duke folur me mbretin, pas teje do të vij unë dhe do t`i vërtetoj fjalët e tua.
- 15 Kështu, pra, Betsabeja hyri në dhomë te mbreti. Mbreti vërtet ishte plakur shumë dhe Abisaga sunamite i shërbente.
- 16 Betsabeja u përkul dhe ra përmbys para mbretit. Mbreti i tha: Çka do?
- 17 Ajo iu përgjigj: Imzot! Ti iu përbetove në Zotin, Hyjin tënd, shërbëtores sate e the: `Salomoni, yt bir, do të mbretërojë pas meje dhe ai do të rrijë në fronin tim.`
- 18 Por, ja, tani po mbretëron Adonia e ti, o mbreti im, nuk e di.
- 19 Ai preu qe, viça të majmë, dele të shumta dhe i grishi të gjithë bijtë e mbretit si dhe Abiatarin prift dhe Joabin, kryetarin e ushtrisë, por nuk e thirri Salomonin, shërbëtorin tënd.
- 20 Megjithëkëtë, imzot mbret, në ty i ka ngulur sytë e vet mbarë Izraeli që t`i dëftosh cili duhet të rrijë në fronin tënd, pas teje, imzot mbret!
- 22 Ajo ende po fliste me mbretin, dhe ja, ia behu Natani profet.
- 23 I lajmëruan mbretit e i thanë: Këtu është Natani profet. Pasi hyri te mbreti dhe pasi e nderoi duke u përkulur deri në tokë,
- 24 Natani i tha: Imzot mbret, vallë ti paske urdhëruar: `Adonia le të mbretërojë pas meje dhe ai le të rrijë mbi fronin tim`?
- 25 Sepse ai sot zbriti dhe flijoi gjedhë, bagëti të majme e shumë desh. Thirri edhe të gjithë bijtë e mbretit, prijësit e ushtrisë, madje edhe priftin Abiatar dhe ata, duke ngrënë e duke pirë para tij, po bërtasin: `Rroftë mbreti Adoni`!
- 26 Porse mua, shërbëtorin tënd, dhe Sadokun prift, Banajën, birin e Jojadës, dhe Salomonin, shërbëtorin tënd, nuk na thirri.
- 27 A mos e ka dhënë këtë urdhër imzot mbreti e nuk më dëftove mua, shërbëtorit tënd, se cili do të rrijë mbi fronin e zotërisë tim mbretit pas tijSalomoni shënohet prej Davidit dhe shugurohet mbret
- 28 Atëherë u përgjigj Davidi mbret: Thirreni Bersabenë të vijë këtu tek unë! Ajo hyri te mbreti dhe qëndroi para mbretit.
- 29 E mbreti u përbetua e tha: Pasha Zotin e gjallë që e shpëtoi jetën time prej çdo ngushtimi,
- 30 se, sikurse të jam përbetuar në Zotin, Hyjin e Izraelit, kur të kam thënë: `Salomoni, biri yt, do të mbretërojë pas meje dhe se ai do të rrijë mbi fronin tim, në vend tim, sot do të bëj ashtu!
- 31 Atëherë Betsabeja u përkul me fytyrë përdhe, i dha nderim mbretit David dhe tha: Rroftë imzot mbreti për amshim!
- 32 Atëherë Davidi mbret shtoi: M`i thiri këtu Sadokun prift, Natanin profet dhe Banajën, birin e Jojadës.Kur hynë ata te mbreti,
- 33 mbreti u tha: Meri shërbëtorët e zotërisë suaj me vete; Salomonin, tim bir, vëreni në mushkën time dhe çojeni në Gihon,
- 34 atje Sadoku prift dhe Natani profet le ta shugurojnë për mbret mbi Izraelin, bjeruni borive dhe shpalleni: `Rroftë Salomoni mbret`!
- 35 Pastaj ngjituni këtu me të, le të vijë e le të rrijë mbi fronin tim dhe ai le të sundojë në vendin tim. Unë dua që ai të jetë prijësi i Izraelit e i Judës!
- 36 Benaja, biri i Jojadës, iu përgjigj mbretit e tha: Amen! Kështu vendostë edhe Zoti, Hyji i zotërisë tim, mbretit.
- 37 Siç qe Zoti me zotërinë tim mbretin, po ashtu qoftë edhe me Salomonin dhe e lartësoftë fronin e tij edhe më tepër se fronin e zotërisë tim Davidit mbret!
- 38 Zbriti, pra, Sadoku prift, Natani profet e Benaja, biri i Jojadës, e me ta edhe keretët e feletët; Salomonin e vunë mbi mushkën e Davidit mbret dhe e çuan në Gihon.
- 39 Sadoku prift e mori bririn e vajit prej Tendës dhe e leu Salomonin. Pastaj i ranë borisë dhe mbarë populli brohoriti: Rroftë Salomoni mbret!
- 40 Mbarë populli u ngjit pas tij duke u rënë fyejve dhe duke brohoritur me gëzim të madh: ushtoi mbarë vendi prej brohoritjeve të tyre.Frika e Adonisë
- 41 Dëgjoi për këtë Adonia dhe të gjithë ata që kishin qenë grishur prej tij. Sa kishte marrë fund gostia. Edhe Joabi, kur e dëgjoi zërin e borisë, tha: Ç`do të thotë kjo zhurmë e qytetit të zhurmitur?
- 42 Ndërsa ai ende po fliste, ia behu Jonatani, biri i priftit Abiatar. Adonia i tha: Hyr, sepse ti je burrë i mirë dhe sjell lajme të mira.
- 43 Por Adonisë Jonatani iu përgjigj: Assesi! Sepse zotëria ynë, mbreti David, e bëri Salo monin mbret.
- 44 Dërgoi me të priftin Sadok, Natanin profet, Banajën, birin e Jojadës, keretët e feletët dhe e vunë mbi mushkën e mbretit.
- 45 Sadoku prift e Natani profet në Gihon e shuguruan për mbret. Prej andej u ngritën plot gëzim dhe qyteti ushtoi prej poteres: kjo është zhurma që dëgjuat.
- 46 Salomoni u ul në fronin e mbretërisë.
- 47 Hynë edhe shërbëtorët e mbretit dhe e bekuan zotërinë tonë mbretin David e i thanë: `Hyji e bëftë edhe më të madh emrin e Salomonit se emri yt dhe fronin e tij e bëftë më të madhërishëm se troni yt`! Dhe mbreti u përkul në shenjë nderimi mbi shtratin e vet.
- 48 Madje ai tha kështu: ` Qoftë bekuar Zoti, Hyji i Izraelit, që e dha sot atë që rri mbi fronin tim dhe që e panë sytë e mi`.
- 49 I kapi, pra, frikë e madhe dhe u ngritën të gjithë ata që kishin qenë të grishur prej Adonisë, dhe secili shkoi në punë të vet.
- 50 Po edhe Adonia, prej frikës së Salomonit, u çua e shkoi dhe u kap për brirë të lterit.
- 51 E lajmëruan Salomonin dhe i thanë: Ja, Adonia, prej frikës së Salomonit mbret, i ka kapur brirët e lterit e thotë: `Le të më betohet sot Salomoni mbret se nuk do ta presë me shpatë shërbëtorin e vet`.
- 52 Salomoni u përgjigj: Nëse do të sillet si burrë i ndershëm, asnjë fije floku nuk do t`i bjerë mbi tokë prej kokës së tij; por, në qoftë se në të do të gjendet ndonjë synim i keq, do të vdesë.
- 53 Atëherë Salomoni mbret dërgoi njerëzit që e larguan prej lterit. Ai erdhi te Salomoni dhe iu përkul mbretit në shenjë nderimi. Salomoni i tha: Shko në shtëpinë tënde.