Beselidhja e Vjeter1 i Mbretërve: Paralajmërimi i ndëshkimit të Hyjit
- 1 Elia Tesbiu, nga Tesbiu, në tokën e Galaadit, i tha Akabit: Pasha jetën e Zotit, Hyjit të Izraelit, në shërbimin e të cilit jam unë : në këto vite s`do të bjerë as vesë as shi, përveç në thënça unë.Në përruan Kerit
- 2 Atëherë fjala e Zotit i qe drejtuar Elisë. I tha:
- 3 Largohu prej këndej e shko në lindje dhe fshihu në përroin Kerit, që është përballë Jordanit.
- 4 Kështu do të mund të pish ujë nga përroi, kurse korbave u kam urdhëruar të ta sjellin ushqimin atje.
- 5 Elia shkoi dhe bëri si i kishte urdhëruar Zoti. Shkoi e banoi në përruan Kerit, që është përballë Jordanit.
- 6 Korbat i sillnin në mëngjes bukë e mish e në mbrëmje po ashtu bukë e mish, kurse ujë pinte nga përroi.
- 7 Pas do kohe, përroi shteri, sepse nuk binte shi.Në Sareptë. Mrekullia e miellit dhe e vajit
- 8 Atëherë Elisë i qe drejtuar fjala e Zotit e i tha:
- 9 Ngrihu e shko në Sareptën e sidonasve dhe qëndro atje. I kam urdhëruar një vejushe të të ushqejë.
- 10 Elia u çua e shkoi në Sareptë. Kur arriti te dyert e qytetit, gjeti një grua të ve duke mbledhur dru. Elia e thiri e i tha: Ma sill pak ujë në katrovë që të pi.
- 11 Kur u nis ajo për t`i sjellë ujë, ky e thirri prapë dhe i tha: Të lutem, më sill edhe një kafshatë bukë në dorë!
- 12 Ajo iu përgjigj: Pasha Zotin, Hyjin tënd, unë nuk kam bukë, por vetëm një grusht miell në tinar dhe pakëz vaj në qyp. Ja, po i mbledh dy-tri dru e do të shkoj në shtëpi për ta gatuar për mua e per djalin tim, do ta hamë e do të vdesim.
- 13 Por Elia i tha: Mos ki frikë aspak, por shko e bëj siç the; porse më parë ma piq mua një kulaç të vogël me atë miell që ke e ma sill, dhe pastaj gatuaj për vete e për djalin tënd.
- 14 Sepse kështu thotë Zoti, Hyji i Izraelit: `Në tinar mielli s`do të mungojë, në qyp vaji s`do të mbarojëderisa të vijë ditaqë Zoti të falë shi mbi tokë`.
- 15 Ajo shkoi e bëri si i tha Elia. Dhe u ushqye ajo, Elia dhe familja e saj për shumë ditë.
- 16 Tinari i miellit nuk u mbarua as qypi i vajit nuk u pakësua sipas fjalës së Zotit që e tha me anë të Elisë.Ngjallja e djalit të vejushës
- 17 Ja se ç`ndodhi pas kësaj ngjarjeje: u sëmur djali i zonjës së shtëpisë. Sëmundja qe shumë e rëndë saqë në të s`mbeti më frymë.
- 18 Atëherë ajo i tha Elisë: Ç`kam unë me ty, o njeriu i Hyjit?! Erdhe tek unë që të përkujtohen mëkatet e mia për të ma vrarë djalin!
- 19 Por ai i tha: Ma jep djalin tënd! dhe e mori prej prehrit të saj, e çoi në dhomën ku banonte ai dhe e vuri mbi shtratin e vet.
- 20 Atëherë e thirri Zotin në ndihmë e tha: O Zot, Hyji im! Vallë a do ta pikëllosh deri edhe gruan e ve, tek e cila unë po banoj si i huaj i humbur, saqë bëre t`i vdesë djali?
- 21 Atëherë u shtri tri herë mbi djalin, e thirri ndihmën e Zotit e tha: O Zot, Hyji im, bëj, po të lutem, të kthehet shpirti i këtij djali në të!
- 22 Zoti ia dëgjoi lutjen Elisë, u kthye shpirti në djalin dhe ai u ringjall.
- 23 Atëherë Elia e mori djalin, e zbriti prej dhomës së sipërme poshtë në shtëpi, ia dha nënës së fëmijës e tha: Ja, djali yt jeton!
- 24 Gruaja i tha Elisë: Tani po e di se je njeri i Hyjit dhe se fjala e Zotit në gojën tënde është e vërtetë.