Beselidhja e Vjeter2 i Mbretërve: Leximi kremtor i Ligjit
- 1 Atëherë mbreti dërgoi të mblidheshin tek ai të gjithë krerët e Judës e të Jeru salemit.
- 2 Atëherë mbreti shkoi në Tempullin e Zotit e me të edhe të gjithë njerëzit e Judës e të gjithë banorët e Jerusalemit: priftërinj, profetë dhe mbarë populli, i madh e i vogël. Dhe ua lexoi të gjitha fjalët e librit të Besëlidhjes që u gjet në Shtëpinë e Zotit.
- 3 Mbreti, në këmbë në podin e vet, lidhi para Zotit Besëlidhjen, që detyron të ecet pas Zotit, të mbahen të gjitha urdhërimet e tija, dëshmitë e ligjet me gjithë zemër e me gjithë shpirt, duke i plotësuar të gjitha fjalët e kësaj Besëlidhjeje, që ishin të shkruara në këtë libër. Mbarë populli e pranoi Besëlidhjen.Ripërtëritja religjioze në Judë
- 4 Atëherë mbreti i urdhëroi Helcisë kryeprift, priftërinjve të rendit të dytë dhe derëtarëve që t`i nxjerrin jashtë Shtëpisë së Zotit të gjitha gjërat e punuara për nder të Baalit, të Aserës e të mbarë ushtrisë qiellore. Të gjitha i dogji jashtë Jerusalemit, në luginën e Cedronit e hirin e tyre e shpuri në Betel.
- 5 I zhduki rojtarët që mbretërit e Judës i kishin emëruar për të flijuar në lartësira nëpër qytetet e Judës e në rrethinën e Jerusalemit dhe të gjithë ata që u kushtonin kem Baalit, Aserës, diellit, hënës, yjeve dhe mbarë ushtrisë qiellore.
- 6 Urdhëroi të nxirret baniri nga Shtëpia e Zotit, jashtë Jerusalemit, në luginën e Cedronit dhe aty e dogji dhe e bëri hi dhe e hodhi mbi varrin e përbashkët.
- 7 I rrënoi edhe ndërtesat e lavireve të kushtuara, që ishin në Shtëpinë e Zotit, në të cilat gratë qëndisnin petka për Aserën.
- 8 Mblodhi të gjithë priftërinjtë prej qyteteve të Judës dhe i përdhunoi të gjitha lartësirat ku këta priftërinj kishin flijuar prej Gaasë e deri në Bersabejë. I rrënoi edhe lartësirat e këmbëpra pshtëve në hyrje të derës së Jozuehit, kryetarit të qytetit, në krahun e majtë të atij që hyn nëpër derën e qytetit.
- 9 Megjithatë priftërinjtë e lartësirave nuk guxonin të ngjiteshin në lter të Zotit në Jerusalem, por mund të hanin bukën e pabrumë në mes të vëllezërve të vet.
- 10 Ai e përdhunoi gjithashtu edhe Tofetin, që është në fushën Benenom, që të mos i flijojë më askush djalin ose vajzën e vet në zjarr Molokut.
- 11 I zhduki kuajt që i kishin kushtuar mbretërit e Judës diellit në hyrje të Tempullit të Zotit pranë dhomës së oborrtarit Natanmelek, që ishte në Farurim, kurse qerren e diellit e dogji në zjarr.
- 12 Po ashtu edhe lterët që ishin mbi tarracë të dhomës së lartë të Akazit, që i kishin ndërtuar mbretërit e Judës si dhe lterët që i kishte ndërtuar Manaseu në dy tremet e Tempullit të Zotit, Jozia mbret i rrënoi dhe i bëri grimë aty, kurse pluhurin e tyre e treti në përruan Cedron.
- 13 Po ashtu edhe lartësirat që gjendeshin përballë Jerusalemit, në krahun e djathtë të malit të Humbjes, të cilat i kishte ndërtuar Salomoni, mbreti i Izraelit, për nder të Astarotit, idhullit të sidonëve, Kamosit, idhullit të moabitëve dhe Melkomit, idhullit të bijve të Amonit, mbreti i përdhunoi.
- 14 Pastaj i copëtoi gugulët, i preu banirët dhe gropat e tyre i mbushi me eshtra njerëzish.Shtrihet përtëritja edhe në Mbretërinë e vjetër të Veriut
- 15 Jozia e rrënoi gjithashtu edhe lterin që ishte në Betel, lartësirë të cilën e kishte ndërtuar Jeroboami, biri i Nabatit, që e bëri Izraelin të mëkatojë; e rrënoi këtë lter dhe lartësirën, e dogji dhe e bëri pluhur. E dogji edhe banirin.
- 16 Jozia u soll e pa aty varre që ishin në kodër, dërgoi e mori prej varresh eshtra, i dogji mbi lter dhe kështu e përdhunoi sipas fjalës së Zotit që e kishte shpallur njeriu i Hyjit, kur Jeroboami ditën e festës ishte ngjitur në lter. U soll dhe ia nguli sytë varrit të njeriut të Hyjit, që i kishte thënë këto fjalë,
- 17 e tha: Ç`është kjo përmendore që po e shoh? Banorët e atij qyteti u përgjigjën: Është varreza e njeriut të Hyjit, që erdhi prej Judës e i tha fjalët, të cilat ti i çove në vend mbi lterin e Betelit.
- 18 Jozia tha: Mos e prekni! Askush të mos ia luajë eshtrat! Kështu s`u prekën eshtrat e tij as eshtrat e profetit që kishte ardhur prej Samarisë.
- 19 Jozia gjithashtu i zhduku të gjithë tempujt e lartësirave, që ishin në qytetet e Samarisë që i kishin ndërtuar mbretërit e Izraelit për ta nxitur Zotin të hidhërohet. Bëri me ta po ashtu siç veproi në Betel.
- 20 I flijoi të gjithë priftërinjtë e lartësirave që ishin aty mbi lterë, dhe mbi ta dogji eshtra njerëzish. Pastaj u kthye në Jerusalem.Kremtimi i Pashkëve
- 21 Mbreti i dha mbarë popullit këtë urdhër: Kremtoni Pashkët për nder të Zotit, Hyjit tuaj, sipas mënyrës që është shkruar në librin e kësaj Besëlidhjeje.
- 22 E nuk ishin kremtuar në një mënyrë të tillë Pashkët që nga koha e gjyqtarëve që e gjykuan Izraelin dhe gjatë tërë kohës së mbretërve të Izraelit e të Judës!
- 23 Pashkë të tilla për nder të Zotit në Jerusalem u kremtuan vetëm të tëtëmbëdhjetin vit të mbretërimit të Jozisë!Përfundim mbi reformën fetare
- 24 Jozia zhduku gjithashtu të gjithë magjistarët, dijetarët, terafimët, idhujt e të gjitha turpësitë që ishin në tokën e Judës e në Jerusalem, me qëllim që t`i çonte në vend fjalët e Ligjit, që janë të shkruara në librin që gjeti në Tempullin e Zotit kryeprifti Helci.
- 25 Nuk kishte para tij një mbret të tillë që të jetë kthyer prej Zotit sikur ai me gjithë zemrën e vet, me gjithë shpirtin e vet me krejt qenien e vet pikë për pikë sipas Ligjit të Moisiut. Po as pas tij nuk u ngirt një tjetër i ngjashëm me të.
- 26 Megjithatë Zoti nuk e fiku zjarrin e madh të zemërimit të vet që kishte ndezur kundër Judës për shkak të të gjitha fyerjeve, me të cilat e kishte ngacmuar Manaseu.
- 27 Prandaj edhe vetë Zoti tha: Larg do ta flak edhe Judën prej pranisë sime siç e treta Izraelin, do ta përbuz edhe këtë qytet që vetë e zgjodha, Jerusalemin edhe Shtëpinë, për të cilën pata thënë: `Në të do të banojë Emri im. `Fundi i mbretërisë së Jozisë
- 28 Veprat e tjera të Jozisë e gjithçka bëri, vallë a nuk janë të shkruara në Librin e Analeve të mbretërve të Judës?
- 29 Në kohën e tij faraoni Nekao, mbreti i Egjiptit, doli kundër mbretit të asirëve në lumin Eufrat. Mbreti Jozi i doli përpara, por ai, kur pa, e vrau në Magedo.
- 30 Të vdekur e bartën prej Magedos në karrocën e shërbëtorit të vet, e sollën në Jerusalem dhe e varrosën në varrin e tij. Popullsia e vendit morën Joakazin, birin e Jozisë, e shuguruan dhe e bënë mbret në vend të babait të tij.4. RRËNIMI I JERUSALEMITMbretëria e Joakazit në Judë /609/
- 31 Joakazi kishte njëzet e tri vjet kur u bë mbret. Mbretëroi në Jerusalem vetëm tre muaj. Nëna e tij quhej Amital. Ishte bija e Jeremisë, prej Lobnës.
- 32 Bëri ç`është e keqe para syve të Zotit, krejtësisht porsi të parët e tij.
- 33 Faraoni Nekao e lidhi në hekura në Reblë, që është në tokën e Ematit, që të mos mbretëronte në Jerusalem. Faraoni Nekao i vuri vendit tatim njëqind talenta argjend e një talent ar
- 34 dhe e bëri mbret Eliacimin, birin e Jozisë, në vend të Jozisë, babait të tij, dhe ia ndërroi emrin dhe e quajti Joakim, kurse Joakazin e mori rob, e çoi në Egjipt dhe atje vdiq.
- 35 Joakimi ia dha faraonit argjendin dhe arin, por ngarkoi popullin me tatime për të mbledhur shumën që kërkonte faraoni. Secilin e ngarkoi të paguajë sipas gjendjes së tij argjend e ar për t`ia dhënë faraonit Nekao.Mbretërimi i Joakimit në Judë /609-598/
- 36 Joakimi kishte njëzet e pesë vjet kur u bë mbret. Mbretëroi në Jerusalem njëmbëdhjetë vjet. Nëna e tij quhej Zebidë. Ishte bija e Fadajës nga Ruma.
- 37 Bëri ç`është e keqe para syve të Zotit, krejtësisht siç vepruan edhe të parët e tij.