Beselidhja e Vjeter2 i Mbretërve: Rrethimi i Jerusalemit
- 1 Të nëntin vit të mbretërimit të Sedecisë, në muajin e dhjetë, të dhjetën ditë të muajit, Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë, erdhi me tërë ushtrinë e vet para Jerusalemit. E rrethuan në çdo anë dhe u fortifikuan në rrethim.
- 2 Qyteti mbeti i rrethuar dhe i mbyllur deri në të njëmbëdhjetin vit të mbretërimit të Sedecisë.
- 3 Të nëntën ditë të muajit të katërt u bë uri e madhe, saqë populli i thjeshtë s`kishte as bukë të thatë.
- 4 U hap një vrimë në qytet. Atëherë të gjithë luftëtarët ikën e dolën prej qytetit natën nëpër një derë që është nën murin e dyfishtë te kopshti i mbretit, megjithëse kaldenjtë e mbanin rrethimin ngado përreth. Ikën, pra, dhe morën rrugën drejt Arabës.
- 5 Ushtria e kaldenjve e ndoqi pas mbretin dhe e zunë në fushën e Jerikut, sepse mbarë ushtria e tij u thye e iku duke e lënë mbretin vetëm.
- 6 Pasi e kapën, pra, mbretin, e sollën në Reblë, te mbreti i Babilonisë. Ky edhe i caktoi dënimin:
- 7 djemtë ia vrau ndër sy të tij, pastaj Sedecisë ia nxori sytë, e lidhi në zinxhirë të bronztë dhe e çoi në Babiloni.Rrënimi i Jerusalemit dhe shpëgulja e dytë e popullit
- 8 Në të pestin muaj, të shtatën ditë të muajit, të të nëntëmbëdhjetit vit të mbretërimit të mbretit të Babilonisë, Nabusardani, koman danti i rojës trupore, shërbëtori i mbretit të Babilonisë, erdhi në Jerusalem.
- 9 Dogji Shtë pinë e Zotit, pallatin e mbretit dhe të gjitha shtëpitë e Jerusalemit: me zjarr dogji çdo shtëpi.
- 10 Mbarë ushtria e kaldenjve që ishte me komandantin e rojës trupore, i rrëzoi muret rrethuese të Jerusalemit.
- 11 Nabusardani, kryetari i rojës trupore, e shpëguli me dhunë pjesën tjetër të popullit që kishte mbetur ende në qytet si dhe tradhtarët që kishin kaluar në anën e mbretit të Babilonisë, dhe mbarë popullin tjetër.
- 12 La vetëm disa prej popullit të varfër si vreshtarë e bujq.
- 13 Shtyllat e bronzta që ishin në Shtëpinë e Zotit, bazat, detin e bronztë, që ishte në Shtëpinë e Zotit, kaldenjtë i thyen dhe bronzin e të gjithave e çuan në Babiloni.
- 14 Gjithashtu morën edhe kusi, lopata, pirunj, thika, kupa, të gjitha enët e bronzta që përdoreshin në shërbesë fetare;
- 15 po ashtu edhe kemoret e arta dhe spërkatëset e argjendta: gjithçka ishte prej arit ose prej argjendit e mori kryetari i rojës trupore.
- 16 Lidhur me dy shtyllat, Detin;që ishte një;dhe me bazat, që i kishte punuar Salomoni për Tempullin e Zotit: pesha e bronzit e të gjitha këtyre enëve nuk mund të matej.
- 17 Njëra shtyllë ishte e lartë tetëmbë dhjetë kute e mbi të kishte kapitelin e lartë pesë kute. Pastaj kishte gërshetin dhe shegat e bronzta mbi kapitel gjithkund përreth që të gjitha të bronzta; të njëjtat stoli i kishte edhe shtylla tjetër.
- 18 Kryetari i rojës trupore i mori robër Serajën, priftin e parë, Sofoninë, priftin e dytë dhe tre rojtarët e pragut të Tempullit.
- 19 Prej qytetit mori edhe një oborrtar të mbretit, oficer ushtrie, pesë vetë prej atyre që ishin në shërbimin e mbretit e që i gjeti në qytet, sekretarin e kryetarit të ushtrisë që rishtaronte për ushtri djemtë e popullit, si dhe gjashtëdhjetë vetë prej popullit.
- 20 Nabusardani, kryetari i rojës trupore të mbretit, i çoi këta në Reblë para mbretit të Babilonisë.
- 21 Mbreti i Babilonisë i goditi dhe i vrau në Reblë, në tokën Emat.Kështu populli i Judës qe shpëgulur me dhunë nga vendi i vet.Godolia, qeveritar i Judës
- 22 Popullit që mbeti në Judë, e kishte lënë në vend, mbreti i Babilonisë Nabukodonosori i vuri për kryetar Godolinë, birin e Ahikamit, të birit të Safanit.
- 23 Kur morën vesh kapedanët e të gjitha çetave se Godolia ishte vënë prej mbretit të Babilonisë për qeveritar, shkuan tek ai në Masfë, ata dhe të gjithë njerëzit e tyre. Ishin: Ismaheli, biri i Natanisë, Johanani, biri i Kareesë, Saraja, biri i Tanehumetit netofatas, edhe Jezonia, biri i Mahakatitit, të gjithë këta me shokët e tyre.
- 24 Godolia u dha atyre dhe shokëve të tyre këtë zotim me përbetim: Mos kini frikë të jeni në numrin e shërbëtorëve të kaldenjve. Qëndroni në vendin tuaj e shërbejini mbretit të Babilonisë! Do të jeni mirë.
- 25 Porse ndodhi që të shtatin muaj erdhi Ismaheli, biri i Natanisë së Elisamës, prej shtëpisë mbretërore, me dhjetë vetë, e goditën Godolinë e ai vdiq, dhe judenjtë e kaldenjtë që ishin me të në Masfë.
- 26 Atëherë mbarë populli, i vogël e i madh, dhe kapedanët e çetave u çuan e zbritën në Egjipt prej frikës së kaldenjve.Falje mbretit Joakin
- 27 Dhe ja, në vitin e tridhjeteshtatë pasi mbreti i Judës, Joakini qe humbur rob, në të dymbëdhjetin muaj, të njëzeteshtatën ditë të muajit, Evilmerodaku, mbreti i Babilonisë, atë vit që u bë mbret, Joakinin, mbretin e Judës, e liroi prej burgut.
- 28 Bisedonte me butësi me të dhe i caktoi një karrigë më të lartë se mbretërve të tjerë që ishin me të në Babiloni.
- 29 I ndërroi edhe petkat që i kishte bajtur në burg dhe hante bukë në praninë e tij gjithmonë, në të gjitha ditët e jetës së tij.
- 30 I qenë caktuar edhe mjetet për jetesën e përditshme dhe ato i jepeshin prej mbretit çdo ditë për gjithë jetën e tij.