Beselidhja e Vjeter2 i Mbretërve: Vrasja e familjes mbretërorë të Izraelit
- 1 Akabi kishte në Samari shtatëdhjetë djem. Jehui shkroi letra dhe i dërgoi në Samari te kretët e qytetit, pleqtë dhe kujdestarët e djemve të Akabit. U thoshte:
- 2 Posa t`i meri këto letra, ju që keni të bijtë e zotërisë tuaj, karroca, kuaj, qytetin e pathyeshëm, dhe armët,
- 3 zgjidheni më të mirin e më të drejtin djalë të zotërisë tuaj, vëreni mbi fronin e t`et dhe luftoni për familjen e zotërisë tuaj.
- 4 Por ata u trembën sa s`ka dhe thanë: Ja, dy mbretër nuk qenë në gjendje ta përballojnë, e si do të mund t`i qëndrojmë ne?
- 5 Këndej edhe i çuan fjalë Jehuit kujdestari i pallatit, kryetari i qytetit, pleqtë dhe kujdestarët e djemve. I thanë: Jemi shërbëtorët e tu: do të bëjmë gjithçka të na urdhërosh. Mbret nuk do të shpallim askënd. Bëj si të të pëlqejë ty.
- 6 Jehui u shkroi këtë letër të dytë: Nëse jeni të mitë e nëse më dëgjoni: meri kokat e njerëzve, të djemve të zotërisë tuaj, dhe ejani tek unë nesër në këtë orë në Jezrahel. Tashti, shtatëdhjetë djemtë e mbretit ishin të ndarë ndër bujarët e qytetit që i edukonin.
- 7 Posa u arriti letra, i morën bijtë e mbretit dhe i vranë: shtatëdhjetë burra, kokat e tyre i vendosën në zymbyla dhe i çuan tek ai në Jezrahel.
- 8 Lajmëtari shkoi tek ai dhe e lajmëroi: I kanë sjellë kokat e bijve të mbretit. Ai u përgjigj: Qitni ato në dy grumbuj te dera e qytetit deri nesër në mëngjes.
- 9 Kur zbardhi drita, doli e, duke qëndruar në këmbë, i tha mbarë popullit: Ju jeni të drejtë! Jam unë që jam ngritur kundër zotërisë tim dhe e kam vrarë! Por, kush i vrau të gjithë këta?
- 10 Shikoni, pra, tani se asnjë prej fjalëve të Zotit që i tha Zoti kundër shtëpisë së Akabit, nuk shkoi hupëse, por Zoti çoi në vend gjithçka tha me gojën e shërbëtorit të vet Elisë.
- 11 Dhe Jehui i vrau të gjithë ata që kishin mbetur ende në Jezrahel, prej familjes së Akabit, të gjithë bujarët e tij, oborrtarët e tij dhe priftërinjtë e tij, sa s`la asnjë për be.Vrasja e prijësve të Judës
- 12 U ngirt dhe hyri. Pastaj u nis për Samari. Kur arriti në udhë në Beteced të Barinjve,
- 13 i takoi vëllezërit e Okozisë, mbretit të Judës dhe i pyeti: Kush jeni ju? Ata iu përgjigjën: Jemi vëllezërit e Okozisë. Po zbresim për të përshëndetur bijtë e mbretit e bijtë e mbretëreshes Zonjë.
- 14 Ai urdhëroi: Kapini gjallë! Pasi i zunë gjallë, i vranë te ubla e Betecedit: dyzet e dy burra dhe asnjë prej tyre nuk shpëtoi.Jehui dhe Jonadabi
- 15 Pasi u nis prej andej, hasi në Jonadabin, birin e Rekabit, që ishte nisur në takim me të. E përshëndeti e pastaj e pyeti: A është zemra jote e çiltër ndaj zemrës sime sikurse zemra ime është ndaj sates? Jonadabi iu përgjigj: Po! Nëse është;i tha;ma jep dorën! Ai ia dha dorën e vet. Atëherë e mori me vete në karrocë
- 16 dhe i tha : Eja me mua e do ta shohësh zellin që kam për Zotin. Dhe vazhduan së bashku në karrocë
- 17 e shkuan në Samari. Jehui i vrau të gjithë ata që kishin shpëtuar prej familjes së Akabit e gjendeshin ende në qytet: s`la asnjë, sipas fjalës së Zotit që e kishte folur me gojën e Elisë.Vrasja e besimtarëve të Baalit e rrënimi i tempullit të tij
- 18 Pastaj Jehui bashkoi mbarë popullin dhe i tha: Akabi e ka nderuar Baalin pakëz, kurse unë do ta nderoj shumë.
- 19 Prandaj m`i thiri tani që të vijnë tek unë të gjithë profetët e Baalit, të gjithë besimtarët e tij dhe të gjithë priftërinjtë e tij: të mos mungojë asnjë! Dua t`i kushtoj Baalit një fli të madhërishme. Kushdo të mungojë, s`do të jetojë! Porse Jehui e bënte këtë gjë me dredhi për t`i zhdukur adhuruesit e Baalit.
- 20 Urdhëroi: Shpallni mbledhje kremtore për nder të Baalit. E shpallën.
- 21 Jehui dërgoi shpalljen në mbarë Izraelin dhe erdhën të gjithë adhuruesit e Baalit. S`mbeti pa ardhur asnjë për be.Hynë të gjithë në tempullin e Baalit dhe u mbush shtëpia e Baalit fund e majë.
- 22 Jehui i tha kujdestarit të petkave:Sillni petkat për të gjithë adhuruesit e Baalit. Ai ua solli petkat.
- 23 Si hyri Jehui dhe Jonadabi, biri i Rekabit, në tempullin e Baalit, u tha adhuruesve të Baalit: Shikoni mirë në mos ka këtu, mes jush, ndonjë shërbëtor të Zotit. Le të jenë vetëm shërbëtorët e Baalit!
- 24 Hynë për të kushtuar therore e fli shkrumbimi. Porse Jehui i kishte bërë gati tetëdhjetë vetë përjashta dhe u kishte urdhëruar: Cilido prej jush që të lërë të ikë ndonjë prej atyre që unë do t`jua dorëzoj, jetën e të ikurit, do ta paguajë me jetën e vet.
- 25 Pasi u krye flia e shkrumbimit, Jehui u urdhëroi rojave dhe prijësve ushtarakë: Hyni dhe vritni: të mos shpëtojë asnjë! Rojtarët dhe prijësit ushtarakë i prenë me shpatë dhe i shtruan rrah. Pastaj depërtuan në dabir të tempullit të Baalit.
- 26 E morën truporen e Baalit, e dogjën
- 27 dhe e thërmuan. Pastaj e rrënuan shtëpinë e Baalit dhe e bënë vendin e saj vend për të hedhur plehrat deri në ditën e sotme.Mbretëria e Jehuit në Izrael /841-814/
- 28 Kështu, pra, Jehui e zhduki prej Izraelit Baalin.
- 29 Megjithatë nuk iu shmang mëkateve të Jeroboamit, birit të Nabatit, që e kishte bërë Izraelin të mëkatojë: nuk u shkoq prej viçave të artë që ishin në Betel e në Dan.
- 30 Zoti i tha Jehuit: Pasi e kreve me kujdes atë që është e drejtë para syve të mi dhe bëre gjithçka kisha në mendje kundër shtëpisë së Akabit, bijtë e tu do të rrinë mbi fronin e Izraelit deri në të katërtin brez.
- 31 Porse mjerisht Jehui nuk qëndroi të ecte me gjithë zemër në ligjin e Zotit, Hyjit të Izraelit: nuk iu shmang mëkateve të Jeroboamit, i cili e kishte ngashnjyer Izraelin në mëkat.
- 32 Në atë kohë Zoti filloi të shqyejë copa toke prej Izraelit. Hazaeli i goditi izraelitët gjith kund në kufijtë e tyre;
- 33 nga Jordani në krahun e lindjes pushtoi mbarë krahinën e Galaadit, të Gadit, të Rubenit, të Manaseut, që prej Aroerit, që është mbi përruan Aon, Galaadin e Basanin.
- 34 Veprat e tjera të Jehuit si dhe gjithçka bëri, si dhe trimëritë e tij, vallë a nuk janë të shkruara këto në Librin e Analeve të mbretërve të Izraelit?
- 35 Edhe Jehui pushoi me etërit e vet dhe e varrosën në Samari. Në vend të tij mbret u bë i biri, Joakazi.
- 36 Koha gjatë të cilës mbretëroi Jehui mbi Izraelin në Samari, zgjati njëzet e tetë vjet.