Beselidhja e Vjeter1 i Kronikave: Vdekja e Saulit
- 1 Filistenjtë e sulmuan Izraelin. Izraelitët ikën para filistenjve dhe ranë të plagosur për vdekje në malin Gjelbou00e9.
- 2 Filistenjtë iu afruan Saulit e bijve të tij duke i ndjekur. E goditën Jonatanin, Abinadabin dhe Melkisuanë, bijtë e Saulit.
- 3 Luftimi më i tmerrshëm u bë kundër Saulit. E gjetën shigjetarët dhe e plagosën me shigjeta.
- 4 Sauli i tha armëmbartësit të vet: Nxirre shpatën tënde dhe më vra që të mos vijnë këta të parrethprerët e të luajnë me mua. Por armëmbartësi i tij i tmerruar prej frikës nuk deshi ta bënte këtë. Atëherë Sauli e kapi shpatën e vet dhe u hodh në të.
- 5 Kur e pa këtë armëmbartësi i tij, se Sauli kishte vdekur, u hodh edhe ai në shpatën e vet e vdiq.
- 6 Pra, u vra Sauli dhe tre djemtë e tij; mbarë shtëpia e tij u shua pëjëherësh.
- 7 Kur të gjithë burrat e Izraelit që jetonin në luginë, panë se ikën izraelitët dhe se u vranë Sauli me bijtë e tij, i lëshuan qytetet e veta dhe ikën kush andej e kush këndej. Atëherë erdhën filistenjtë dhe banuan në to.
- 8 Të nesërmen erdhën filistenjtë për t`i plaçkitur të vrarët, e gjetën Saulin dhe bijtë e tij të vrarë në malin Gjelbou00e9.
- 9 Pasi e zhveshën e ia prenë kokën, ia zhgjeshën edhe armët, të cilat i shëtitën në tokën e tyre për të dhënë sihariq ndër tempujt e idhujve dhe në popullin e tyre.
- 10 Armët e tija i kushtuan në shenjtëroren e Astaretit, kurse kokën e varën në tempullin e Dragoit.
- 11 Kur dëgjuan burrat e Jabesit të Galaadit për këtë, të gjitha çfarë bënë filistenjtë mbi Saulin,
- 12 u çuan të gjithë burrat e fortë, shkuan dhe e morën kufomën e Saulit dhe të bijve të tij, i sollën në Jabes dhe i varrosën eshtrat e tyre nën qarr që ishte në Jabes dhe agjëruan shtatë ditë.
- 13 Vdiq, pra, Sauli për shkak të pabesnikërisë së vet ndaj Zotit, sepse shkeli urdhrin e Zotit që ia kishte urdhëruar dhe nuk e zbatoi. Për më tepër e pyeti edhe shpirtrapyetësen
- 14 e nuk u këshillua me Zotin. Prandaj edhe e vrau dhe mbretërinë e tij e kaloi mbi Davidin, birin e Isait.