Beselidhja e Vjeter1 i Kronikave: Shërbesa e levitëve para Arkës
- 1 Kështu e futën Arkën e Hyjit dhe e vendosën në mes të tendës që e kishte ngrehur e bërë gati Davidi për të. Pastaj kushtuan fli shkrumbimi dhe pajtimi para Hyjit.
- 2 Kur Davidi i dha fund kushtimit të flive të shkrumbimit dhe të pajtimit, e bekoi popullin në emër të Zotit.
- 3 Pastaj u ndau secilit prej izraelitëve;trim e grua;nga një bukë rrumbullake, një copë mish e nga një ëmbëlsirë rrushi të thatë.Shërbesa e levitëve para Arkës
- 4 Davidi i caktoi disa levitë në shërbesë para Arkës së Zotit që t`i përkujtojnë veprat e Zotit dhe ta lavdërojnë e ta madhërojnë Zotin, Hyjin e Izraelit:
- 5 Asafin për prijës, Zakarinë, i dyti i tij, pastaj Jahielin, Semiramotin, Jehielin, Matatinë, Eliabin, Banajën, Obededomin e Jehielin me harpa e me cetra. Asafi u binte cimbaleve,
- 6 kurse priftërinjtë Banaja dhe Jazieli u binin vazhdimisht borive para Arkës së Besëlidhjes së Hyjit.
- 7 Po atë ditë Davidi, për herë të parë e ngarkoi me detyrë Asafin dhe vëllezërit e tij ta lavdërojnë Zotin me këtë këngë lavdie:
- 8 Lëvdojeni Zotin, thirreni në ndihmë Emrin e tij, shpallini ndër popuj veprat e madhërishme të tijat!
- 9 Këndoni në nder të tij, bini veglave muzikore, dhe tregoni të gjitha mrekullitë e tija!
- 10 Lëvdojeni Emrin e tij të shenjtë, le të galdojnë zemrat e atyre që e kërkojnë Zotin!
- 11 Kërkojeni Zotin dhe fuqinë e tij, kërkojeni vazhdimisht fytyrën e tij!
- 12 Përkujtoni mrekullitë që i ka bërë, punët e mëdha dhe gjyqet e gojës së tij.
- 13 Fara e Izraelit shërbëtorët e tij, bijtë e Jakobit të zgjedhurit e tij.
- 14 Ai është Zoti, Hyji ynë, ligj mbi mbarë tokën janë gjyqet e tija.
- 15 Përkujtojeni vazhdimisht Besëlidhjen e tij, fjalë urdhri për mijëra brezni-;
- 16 Paktin që bëri me Abrahamin, edhe premtimin që ia bëri Izakut.
- 17 E caktoi ligj për Jakobin, e bëri Besëlidhje të amshuar për Izraelin,
- 18 kur tha: `Ty do ta jap tokën e Kanaanit, për pjesë të pronës tuaj`.
- 19 Kur ende ishin pak në numër, pak dhe ardhacakë në të.
- 20 E endeshin prej një populli në tjetrin, prej një mbretërie në një popull tjetër.
- 21 Nuk la askënd t`u bënte farë dëmi, për shkak të tyre i ndëshkoi mbretërit:
- 22 `Mos i prekni të shuguruarit e mi, mos u bëni keq profetëve të mi`.
- 23 Mbarë toka le t`i këndojë Zotit, shpalleni çdo ditë shpëtimin e tij!
- 24 Tregojuni paganëve për lavdinë e tij, mbarë popujve mrekullitë e tija.
- 25 Sepse i madh është Zoti e tejet i lavdishëm, më i tmerrshëm se të gjithë zotat!
- 26 Asgjë, s`janë asgjë zotat e paganëve!Qiejt vetëm Zoti i krijoi!
- 27 Para tij është shkëlqimi e lavdia, në Tempullin e tij pushteti e bukuria.
- 28 Jepini Zotit, o familjet e popujve, rnjepini Zotit nder e pushtet!
- 29 Jepini Zotit lavdinë e Emrit të tij, kushtoni fli dhe dilni para tij, adhurojeni Zotin me të veshura të shenjta.
- 30 Le të dridhet para tij mbarë toka, sepse ai e forcoi rruzullin të mos tundet!
- 31 Galdo, o qiell! Gëzo, o tokë, Thoni ndër paganë: Zoti mbretëron!
- 32 Le të buçasë deti me çka ka në të, le të gëzojnë fushat me çka kanë ato.
- 33 Le të gërthasin me hare lëndët e pyjeve para Zotit, sepse erdhi për ta gjykuar tokën.
- 34 Lëvdojeni Zotin, sepse është i mirë, sepse e amshueshme është dashuria e tij!
- 35 Thoni: Na shpëto, o Hyj, Shëlbuesi ynë, na bashko e na shpëto prej popujve paganë, që ta lavdërojmë Emrin tënd të shenjtë e të kënaqemi në këngët e tua!
- 36 Qoftë bekuar Zoti, Hyji i Izraelit, prej amshimit e deri në amshim`!Mbarë populli brohoriti: Amen! dhe Lavdi Zotit!.
- 37 Atëherë Davidi e la aty, pranë Arkës së Besëlidhjes së Zotit, Asafin e vëllezërit e tij që vazhdimisht të shërbesojnë pranë Arkës sipas ritit të secilës ditë.
- 38 Kurse Obededomin dhe vëllezërit e tij, gjashtëdhjetë e tetë vetë, Obededomin, birin e Iditunit, dhe Hozën i bëri dertarë.
- 39 Kurse priftin Sadok dhe vëllezërit e tij priftërinj, i la pranë Banesës së Zotit në kodrën që është në Gabaon,
- 40 që vazhdimisht t`i kushtojnë Zotit mbi lterin e shkrumbimit në mëngjes e në mbrëmje, sipas të gjitha rregullave që janë të shkruara në Ligjin e Zotit, që ia urdhëroi Izraelit.
- 41 Me ta e la edhe Hemanin, Iditunin dhe të zgjedhurit e tjerë që qenë përmendur me emra për t`i dhënë nderim Zotit: Sepse e amshueshme është dashuria e tij.
- 42 Me ta ishin edhe Hemani e Idituni që u binin borive, cimbaleve dhe të gjitha veglave muzikore për ta përcjellë këngën e lavdit për nder të Hyjit: kurse bijtë e Iditunit i bëri derëtarë.
- 43 Atëherë u shpëda mbarë populli, secili shkoi në shtëpi të vet, kurse Davidi u kthye për ta bekuar familjen e vet.