Beselidhja e Vjeter1 i Kronikave: Profecia e Natanit
- 1 Kur Davidi u vendos të banojë në pallatin e vet, i tha profetit Natan: Ja, unë po banoj në shtëpi prej cedri, ndërsa Arka e Besëlidhjes së Zotit nën lëkura.
- 2 Atëherë Natani i tha: Bëj gjithçka të dëshiron zemra, sepse Hyji është me ty.
- 3 Porse shih atë natë i qe drejtuar Natanit kjo fjalë e Hyjit:
- 4 Shko e thuaj Davidit, shërbëtorit tim: Kështu thotë Zoti: Ti s`ke për të më ndërtuar Shtëpi që të banoj në të.
- 5 Kurrë nuk kam banuar në Shtëpi që prejkohës kur e nxora Izraelin deri në ditën e sotme, por jam endur prej tendës në tendë e prej zemërimiës në zemërimië.
- 6 Ngado që kam udhëtuar në mbarë Izraelin, a i jam ankuar ndonjërit prej gjyqtarëve të Izraelit, të cilëve u kisha urdhëruar ta udhëheqin popullin tim, a mos u kam thënë: Pse nuk ma ndërtuat një shtëpi cedri?
- 7 Prandaj kështu m`i thuaj shërbëtorit tim Davidit: Kështu thotë Zoti i gjithësisë: Unë të kam marrë nga kullosat kur po e mballosje grigjën që të jesh prijës i popullit tim Izraelit
- 8 dhe qeshë me ty kudo shkove. Unë i vrava të gjithë armiqtë e tu ndër sytë e tu, e rrita emrin tënd si emrin e njërit ndër të mëdhenjtë e tokës.
- 9 Unë ia caktova popullit tim Izraelit vendin e banimit dhe e ngulita që të banojë në të dhe më nuk do të shpëgulet dhe bijtë e mëkatit më s`do të vazhdojnë t`i dëmtojnë si më parë,
- 10 në kohën kur popullit tim Izraelit i dhashë gjyqtarë dhe i mposhta të gjithë armiqtë e tu. Prandaj po të lajmëroj se Zoti do ta ndërtojë ty shtëpinë.
- 11 Kur ti t`i kesh mbushur ditët e tua për të shkuar tek etërit e tu, unë do ta ngre pasardhësin tënd pas teje e ky do të jetë prej bijve të tu, dhe mbretërinë e tij do ta bëj të qëndrueshme.
- 12 Ky do të ma ndërtojë mua Shtëpinë e unë do ta bëj fronin e tij të qëndrueshëm për amshim.
- 13 Unë do të jem për të babë e ai do të jetë për mua bir. Atij s`do t`ia heq përkrahjen time, siç ia hoqa atij që qe para teje.
- 14 Atë do ta mbaj vazhdimisht në shtëpinë time dhe për amshim në mbretërinë time; froni i tij do të jetë i paluhatshëm për jetë të jetës.
- 15 Natani ia tregoi Davidit të gjitha këto fjalë dhe mbarë këtë zbulesë.Lutja e Davidit
- 16 Atëherë Davidi shkoi, u ul në praninë e Zotit dhe tha: Po kush jam unë, o Zot Hyj, e ç`vlerë ka shtëpia ime, që më solle deri këtu?
- 17 Madje edhe kaq u duk pak syve të tu, o Hyj, por t`i po i shtrin premtimet e tua edhe mbi familjen e shërbëtorit tënd edhe në një të ardhme të largët. Ti po më shikon mua si një varg njerëzish të lartësuar, o Zot Hyj!
- 18 E çfarë mund të shtojë më tepër Davidi, kur ti kaq fort e lartësove shërbëtorin tënd? Ti e njeh mirë atë.
- 19 O Zot, për dashuri ndaj shërbëtorit tënd dhe sipas dëshirës së zemrës sate e ke kryer këtë vepër të madhërishme për t`i zbuluar gjithë këto vepra të mëdha!
- 20 O Zot, nuk ka një tjetër të ngjashëm me ty dhe një zot tjetër përveç Teje, nuk kanë dëgjuar veshët tanë.
- 21 A ka ndokund mbi tokë, një popull tjetër si populli yt Izraeli, tek i cili të ketë shkuar Hyji për ta shpaguar e bërë popull të vetin, për ta bërë Emrin tënd të madh e të tmerrshëm duke i dëbuar kombet para popullit tënd që e çlirove prej Egjiptit?
- 22 Kështu e bëre popullin tënd Izraelin popull të vetin për amshim dhe ti, o Zot, u bëre Hyji i tij.
- 23 Tani, o Zot, le të të shkojë në vend zotimi që e dhe lidhur me shërbëtorin tënd dhe lidhur me familjen e tij për amshim: bëj ashtu siç the!
- 24 Le të jetë i palëkundshëm për madhërinë e Emrit tënd në jetë të jetës e të thuhet: `Zoti i gjithësisë, Hyji i Izraelit, është Hyj mbi Izraelin e shtëpia e shërbëtorit tënd Davidit le të jetë e qëndrueshme para Teje`,
- 25 sepse Ti, o Hyji im, i premtove shërbëtorit tënd se do t`ia ndërtosh atij shtëpinë. Këndej edhe shërbëtori yt gjeti forcë të lutet para teje.
- 26 Tani, pra, Ti o Zot, ti je Hyj, dhe ti ia dhe shërbëtorit tënd këtë premtim të mrekullueshëm
- 27 dhe fillove ta bekosh shtëpinë e shërbëtorit tënd që të jetë përgjithmonë para teje: sepse, në qoftë se ti, o Zot, do ta bekosh, do të jetë e bekuar për jetë të jetës.