Beselidhja e Vjeter1 i Kronikave: Derëtarët
- 1 Rendet e dertarëve ishin:Prej Koreajve: Meselemia, biri i Koreut, prej bijve të Abiasafit.
- 2 Bijtë e Meselemisë: i parëlinduri Zakaria, i dyti Jadiheli, i treti Zabadia, i katërti Jatanaeli,
- 3 i pesti Elami, i gjashti Johanani, i shtati Elioenaji.
- 4 Bijtë e Obededomit: i parëlinduri Semeja, i dyti Jozabadi, i treti Joaha, i katërti Sahari, i pesti Natanaeli,
- 5 i gjashti Amieli, i shtati Isahari, i teti Folati, sepse Hyji e kishte bekuar.
- 6 Semejit, birit të tij, i lindën djem që ishin të parë në vëllazërinë e tyre, sepse ishin shumë burra të mirë.
- 7 Bijtë e Semejit: Otniu, Rafaeli, Obedi, Elzabadi me vëllezërit e tyre Eliun dhe Samakinë;burra të fortë.
- 8 Të gjithë këta prej bijve të Obededomit, këta dhe bijtë e vëllezërit e tyre, njerëz të aftë për të shërbyer: ishin gjashtëdhjetë e dy prej Obededomit.
- 9 Kurse Meselemia kishte tetëmbëdhjetë njerëz të vyer, djem e vëllezër.
- 10 Bijtë e Hosës, prej Merariajve, ishin: Semriu, kryetar, edhe pse nuk kishte qenë i parëlindur, i ati i tij e vuri për kryetar
- 11 Helcia, i dyti, Tabelia, i treti, Zaharia, i katërti: të gjithë këta bijtë e vellezërit e Hosës trembëdhjetë.
- 12 Këto ishin rendet e derëtarëve: sipas krerëve të meshkujve, kishin për të kryer shërbesa në Shtëpinë e Zotit, sikurse edhe vëllezërit e tyre.
- 13 U qit, pra, shorti njëlloj si për të vegjël e të mëdhenj sipas familjeve e për çdo derë.
- 14 Për krahun e lindjes shorti i ra Selemisë; kurse Zakarisë, birit të tij, që ishte këshilltar i dijshëm dhe shumë i mençur, nga shorti i qiti pjesa veriore.
- 15 Obededomit shorti i ra në krahun e jugut, kurse bijve të tij u ranë magazinat.
- 16 Sefimit e Hosës u ra krahu i perëndimit pranë derës së Saleketit te rruga që çon në ngjitje. Roja ishte përbri rojës:
- 17 në krahun e lindjes, ditën, gjashtë vetë, në veri katër; në lindje, ditën, katër; te magazina dy nga dy.
- 18 Për Parbarin, në krahun perëndimor, katër levitë në udhë e dy për Parbarin.
- 19 Këto janë rendet e derëtarëve të bijve të Koreut e të Merariut.Funksione të tjera të levitëve
- 20 Kurse levitët, vëllezërit e tyre, kishin për detyrë mbikëqyrjen e thesarëve të Tempullit të Hyjit dhe thesarin e gjërave të shuguruara:
- 21 Prej bijve të Ledanit Gersonaj, prijës të barqeve të Ledanit Gersonaj ishin Jahielajt.
- 22 Bijtë e Jahielit, të Zatamit e të vëllezërve të tij Joelit, ishin mbikëqyrës të visareve të Shtëpisë së Zotit.
- 23 Prej bijve të Amramit, të Isaharit, Hebronit e të Ozielit:
- 24 Subaeli, biri i Gersamit, të birit të Moisiut, ishte mbikëqyrës mbi visaret.
- 25 Vëllezërit e tij prej Eliezerit: Rahabia, djali i tij, Isaia, djali i tij, Jorami, djali i tij, Zekriu, djali i tij, Selemiti, djali i tij.
- 26 Ky, Selemiti, dhe vëllezërit e tij, ishin mbikëqyrës të të gjithë thesarëve të gjërave të kushtuara, që i kushtoi mbreti David, krerët e barqeve, mijëtarët, urdhërqindësit dhe prijësit e ushtrisë
- 27 i kishin kushtuar prej presë së luftës për ta përforcuar e mbajtur Tempullin e Zotit.
- 28 Po ashtu edhe gjithçka kishte kushtuar vëguesi Samuel, Sauli, biri i Cisit, Abneri, biri Nerit dhe Joabi, biri i Sarvisë: të gjitha dhuratat e shenjtëruara ishin nën kujdesin e Selemitit e të vëllezërve të tij.
- 29 Prej bijve të Isaharit ishin Konenia dhe bijtë e tij të ngarkuar me punët publike të Izraelit: mbarështues të drejtësisë dhe mbikëqyrës.
- 30 Kurse prej Hebronajve: Hasabia e vëllezërit e tij, një mijë e shtatëqind burra të vyer, sundonin me Izraelin përtej Jordanit në perëndim në çdo vepër të Zotit e në shërbim të mbretit.
- 31 Prijësi i Hebronajve ishte Jeria, sipas vëllazërive dhe barqeve të tyre. Në vitin dyzet të mbretërimit të Davidit i regjistruan breznitë e familjeve dhe u gjetën burra të fortë në Jazer të Galaadit.
- 32 Vëllezërit e tij, burra të vyer, ishin dy mijë e shtatëqind krerë familjesh; Mbreti David i vuri ata prijës mbi të gjitha punët hyjnore e mbretërore, mbi Rubenajt, Gadajt dhe mbi gjysmën e fisit të Manaseut.