Beselidhja e Vjeter1 i Kronikave: Juda. Sobali
- 1 Bijtë e Judës: Faresi, Hesroni, Karmiu, Huri, Sobali.
- 2 Reaja, biri i Sobalit, pati djalë Jahatin, prej të cilit lindën Ahumaji e Laadi: këto janë vëllazëritë e saraitëve.Huri
- 3 Këta janë pasardhësit e Etamit: Jezraheli, Jesema, Jedebosi. Motra e tyre quhej Asalelfuni.
- 4 Fanueli qe baba i Gedorit, kurse Ezeri baba i Hosës. Këta janë bijtë e Hurit, të parëlindurit të Efratës, babait të Betlehemit.Askuri
- 5 Askuri, babai i Tekuesë, kishte dy gra: Halanë e Naarën.
- 6 Prej Naarës i lindën Oozami, Heferi, Temaniu dhe Ahastariu: këta janë bijtë e Naarës.
- 7 Kurse bijtë e Halasë: Sereti, Saari e Etnani.
- 8 Kosit i lindën Anobi, Soboba dhe familjet e Aharehelit, të birit të Arumit.
- 9 Jabesi ishte më i spikaturi ndër vëllezërit e vet dhe nëna e tij ia ngjiti emrin Jabes sepse thoshte: E linda me dhimbje.
- 10 Jabesi e thirri në ndihmë Hyjin e Izraelit: Nëse vërtetë do të më bekosh, atëherë zgjeroji kufinjtë e mi, mbaje dorën tënde me mua dhe bëj të mos më ndrydhë e keqja. Hyji i dha çka Jabesi i kërkoi.Kalebi
- 11 Kalebi, vëllai i Suasë, pati djalë Mahirin, që qe trungu i Estonit.
- 12 Estonit i lindën Betrafa, Feseu e Tehinai, babai i Iaasit /d. t. th. i qytetit Naas/: këta janë njerëzit e Rekës.
- 13 Bijtë e Cenezit: Otonieli e Saraja. Bijtë e Otonielit: Hatati e Maonatiu.
- 14 Maonatiut i lindi Ofra; Sarajës i lindi Joabi, babai i geharasve /d. t. th. Lugina e Mjeshtrave/: sepse këtu ishin mjeshtra.
- 15 Bijtë e Kalebit, të birit të Jefoneut: Hiri, Ela, Nahami. Biri i Elës: Cenezi.
- 16 Bijtë e Jaleleelit: Zifi, Zifa, Thiria dhe Asraeli.
- 17 Bijtë e Ezrës: Jeteri, Meredi, Eferi e Jaloni. Jeterit i lindën Mariami, Samaji, Jezba, babai e Estemit.
- 19 Bijtë e gruas së tij nga Judeja, të motrës së Nahamit, babait të Ceilës: Dalaja e Simoni, babai i Jomanit. Bijtë e Nahamit, babait të Ceilës Garmit dhe të Estemit Makatit.
- 20 Bijtë e Simonit: Amoni, Rina, Banhanani, Tiloni. Bijtë e Jesiut: Zoheti e Benzoheti.Sela
- 21 Bijtë e Selës, të birit të Judës: Heri, babai i Lehës dhe Laada, babai i Maresës, si dhe vëllazëritë e shtëpisë që punonin pëlhura në Betsabu00e9,
- 22 Jokimi dhe njerëzit e Kozebës, Joasi e Sarafi, që ishin princa në Moab e u kthyen në Betlehem: por është fjala për ngjarje të hershme.
- 23 Këta janë poçarët që banonin në Nataim e në Gaderë te mbreti dhe punonin për të e banonin aty.Simoni
- 24 Bijtë e Simonit: Namueli, Jamini, Jaribi, Zara, Sauli.
- 25 Djali i Saulit ishte Selumi, Mabsami ishte djali i këtij, kurse Masma ishte djali i këtij.
- 26 Djemtë e Masmës: Hamueli dhe biri i tij, Zahuri dhe biri i tij, Semeji.
- 27 Semeji kishte gjashtëmbëdhjetë djem e gjashtë vajza. Vëllezërit e tij nuk patën shumë djem dhe të gjitha familjet e tyre së bashku nuk kishin aq sa kishte Juda.
- 28 Banonin në Betsabu00e9, në Moladë, në Hasarsuhal,
- 29 në Bilhë, në Asom, në Tolad,
- 30 në Batuel, në Hormë, në Siceleg
- 31 në Betmarhabot, në Asarsusim, në Betberaj dhe në Saarim: këto ishin qytetet e tyre deri në kohën e mbretit David.
- 32 Kurse fshatrat e tyre ishin: Etami, Aeni, Remoni, Toheni, Asani: pesë qytete.
- 33 Edhe të gjitha vendbanimet që ishin përreth këtyre qyteteve deri në Baal. Këto ishin vendbanimet e tyre dhe pema e brezave të tyre.
- 34 Masobabi, Jemlehu e Josa, biri i Amasisë,
- 35 Joeli, Jehui, biri i Jozabisë, të birit të Sarajës, të birit të Asielit;
- 36 Elioenaji, Jakoba, Isuhaja, Asaja, Adieli, Isimieli, Banaja,
- 37 Ziza, biri i Sefejit, të birit të Alonit, të birit të Jedajës, të birit të Semriut, të birit të Samajës:
- 38 këta që u përmendën ishin prijësit të vëllazërive të veta. Familjet e tyre u shtuan shpejt
- 39 dhe shkuan në hyrje të Gadorit deri në lindje të luginës për të kërkuar kullota për grigjat e veta.
- 40 Atje gjetën kullota të begatshme dhe shumë të mira, vend shumë të gjerë, të qetë e pjellorë, në të cilin më parë kishin banuar pasardhësit e Kamit.
- 41 Simonajt, që ishin të shkruar emër për emër në kohën e Ezekisë, mbretit të Judës, erdhën dhe u ranë çadrave të tyre, i shkretuan, i vranë dhe i zhdukën Maonitët të cilët i gjetën aty dhe vendin e tyre e banuan deri në ditët e sotme, sepse aty gjetën kullota të pasura.
- 42 Disa prej bijve të Simonit, pesëqind burra, shkuan në bjeshkët Seir: Për prijës kishin Faltinë, Naarinë, Rafajën e Ozielin, bijtë e Jesiut.
- 43 I vranë amalekasit që kishin mundur të shpëtonin dhe u ngulitën me banesa deri në ditët e sotme.