Beselidhja e Vjeter1 i Kronikave: Rubeni
- 1 Bijtë e Rubenit, të parëlindurit të Izraelit;ai ishte i parëlindur, por kur e përdhosi shtratin e të atit, të drejtat e parëlindësisë së tij iu dhanë bijve të Jozefit, të birit të Izraelit.Barku i Rubenit e humbi të drejtën e parëlindësisë,
- 2 sepse Juda e mori përparësinë mbi vëllezërit e vet ndërsa prej tij rrodhi princi, porse e drejta e parëlindësisë i mbeti t`i takonte Jozefit.
- 3 Bijtë e Rubenit, të të parëlindurit të Izraelit: Enoku, Falui, Hesroni e Karmiu.Joeli
- 4 Bijtë e Joelit: Semaja, djali i të cilit qe Gogu, djali i këtij Semeji,
- 5 djali i Semejit, Miha, djali i Mihës Reaja, djali i Reajës Baali,
- 6 djali i Baalit Beera, të cilin e treti në mërgim Teglatfalnasari, mbreti i asirëve; ky ishte princi i Rubenajve.
- 7 Vëllezërit e tij, janë të shënuar në gjenealogjinë e tyre, sipas barqeve që ishin: më në krye është Jehieli, pastaj Zakaria,
- 8 Bela, biri i Azazit të Samës së Joelit. Ky banonte në Aroer që shtrihej deri në Nebo e në Beelmeon.
- 9 Në lindje pronat e tij shtriheshin deri në hyrje të shkretëtirës që kufizohet me lumin Eufrat, sepse grigjat e tyre u shtuan për së forti në dheun e Galaadit.
- 10 Në kohën e Saulit luftuan kundër agarenjve të cilët i zhdukën dhe i banuan çadrat e tyre në mbarë krahinën në lindje të Galaadit.Gadi
- 11 Bijtë e Gadit, zunë vend përballë tyre, në tokën e Basanit që shtrihej deri në Selhë:
- 12 në krye Joeli, Safami i dyti, Janaji e Safati në Basan.
- 13 Vëllezërit e tyre, sipas vëllazërive të tyre, ishin: Mikaeli, Mosolami, Sebeu, Joraji, Jakani, Zieu e Heberi: shtatë.
- 14 Këta ishin bijtë e Abihajlit, të birit të Huriut, të birit të Jaroehit, të birit të Galaadit, të birit të Mikaelit, të birit të Jesesiut, të birit të Jedos, të birit të Buzit.
- 15 Ahiu biri i Abdielit, të birit të Guniut, ishte prijësi i barqeve të tyre.
- 16 Banonin në Galaad e në Basan dhe në rrethet e tija si dhe në të gjitha fshatrat e Saronit deri në kufi.
- 17 Të gjithë këta u shkruan në pemën e breznive në kohën e Joatamit, mbretit të Judu00e9së, dhe në kohën e Jeroboamit, mbretit të Izraelit.
- 18 Bijtë e Rubenit e të Gadit si dhe të gjysmës së fisit të Manaseut, luftëtarë që mbartnin shqyt e shpatë dhe që ngrehnin harkun, mjeshtra luftimi, ishin dyzetëmijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë ushtarë.
- 19 Luftuan kundër agarenjve, iturenjve, nafisenjve dhe nodabenjve.
- 20 Ata qenë të ndihmuar kundër këtyre, sepse gjatë sulmit e thirrën ndihmën e Hyjit dhe Hyji u ndihmoi sepse e kishin vënë shpresën; kështu në duar të tyre ranë agrenjtë me të gjithë ata që ishin në anën e tyre.
- 21 Ua rrëmbyen gjithçka patën: pesëdhjetë mijë deve, dyqind e pesëdhjetë mijë dele e dhi dhe dy mijë gomerë, dhe robëruan njëqind mijë njerëz.
- 22 Dhe ranë të vrarë shumë, sepse kjo luftë qe dërguar nga Zoti. Pas kësaj ata u ngulitën në vendin e tyre deri në shpëgulje.Gjysma e fisit të Manaseut
- 23 Bijtë e gjysmës së fisit të Manaseut e banuan vendin prej Basanit e deri në Baalhermon e në Sanir dhe në malin Hermon: ishin shumë në numër.
- 24 Këta ishin prijësit e familjeve të tyre: Eferi, Jesiu, Elieli, Ezrieli, Jeremia, Odoja dhe Jedieli: luftëtarë të fortë, njerëz në zë, prijës të familjeve të tyre.
- 25 Por e lanë Hyjin e të parëve të vet dhe bënë tradhëti me zotat e popujve të vendit që Hyji i dëboi para tyre.
- 26 Atëherë Hyji i Izraelit e nxiti shpirtin e Fulit, mbretit të Asirisë, dhe shpirtin e Teglatfalnasarit, mbretit të Asirisë, dhe i dëboi Rubenajt, Gadajt dhe gjysmën e fisit të Manaseut e i çoi në Halë, në Habor, në Arë e në lumin Gozan deri në ditën e sotme.