Beselidhja e Vjeter2 i Kronikave: Pabesnikëria e Roboamit
- 1 Kur Roboami e forcoi dhe e përforcoi mbretërinë e vet, e la Ligjin e Zotit e me të edhe mbarë Izraeli.
- 2 Në vitin e pestë të mbretërimit të Roboamit, Sesaku, mbreti i Egjiptit, e sulmoi Jerusalemin;sepse mëkatuan kundër Zotit
- 3 me një mijë e dyqind karroca lufte e me gjashtëdhjetë mijë kalorës, kurse numri i popullit që kishte ardhur me të nga Egjipti ishte jashtëzakonisht i madh e ishin libianë, sociitë dhe etiopianë.
- 4 I pushtoi qytezat e fortifikuara që ishin në Judë dhe arriti deri në Jerusalem.
- 5 Atëherë profeti Semeja hyri te Roboami dhe prijësit e Judesë që ishin bashkuar në Jerusalem prej frikës së Sesakut e u tha: "Kështu thotë Zoti: Ju më latë mua dhe unë ju lëshova në duar të Sesakut".
- 6 Atëherë prijësit e Izraelit edhe mbreti u përvujtëruan e thanë: "Zoti është i drejtë"!
- 7 Kur Zoti pa se ishin përulur i tha Semejës: "Pasi u përvujtëruan, unë nuk do t`i shfaros. Menjëherë do t`i shpëtoj dhe nuk do ta zbraz zemërimin tim mbi Jerusalem me anë të Sesakut.
- 8 Megjithatë do të bëhen skllevërit e tij e kështu do ta kuptojnë se ç`do të thotë të më shërbejnë mua e çfarë t`u shërbejnë mbretërve të dheut".
- 9 Kështu, pra, Sesaku, mbreti i Egjiptit, hyri në Jerusalem, i plaçkiti thesaret e Shtëpisë së Zotit e të pallatit të mbretit; i mori të gjitha me vete. Mori edhe mburojat e arta që i kishte punuar Salomoni.
- 10 Në vend të tyre mbreti Roboam i punoi prej bronzi dhe ua dha në kujdesje prijësve të rojës së pallatit mbretëror që e ruanin hyrjen e pallatit.
- 11 Kur mbreti hynte në Shtëpinë e Zotit, vinin rojet e i mer
in ato, pastaj përsëri i kthenin në armatoren e vet. - 12 Për shkak se u përvujtërua, hidhërimi i Zotit u largua prej tij dhe nuk qe zhdukur krejtësisht. Pastaj edhe në Judë u gjet ndonjë gjë e mirë.
- 13 Pastaj mbreti Roboam u mëkëmb përsëri në Jerusalem dhe vazhdoi të mbretërojë. Ishte dyzetenjëvjeçar kur hipi në fron dhe mbretëroi shtatëmbëdhjetë vjet në qytetin e Jerusalemit, të cilin Zoti e zgjodhi ndër të gjitha fiset e Izraelit për ta vendosur në të Emrin e vet. Nëna e tij quhej Naamë. Ishte me fis Amanite.
- 14 Bëri keq, sepse nuk e lodhi mendjen ta kërkojë Zotin.
- 15 Veprat e para e të sprasmet të Roboamit janë të shkruara në historinë e profetit Semeja dhe në shënimet e breznive të vegimtarit Ido, si dhe të luftërave të vazhdueshme ndërmjet Roboamit e Jeroboamit.
- 16 Roboami pushoi me etërit e vet. Qe varrosur në Qytetin e Davidit. Në vend të tij u bë mbret Abia, i biri.