Beselidhja e Vjeter2 i Kronikave: Mbretërimi i Joatamit
- 1 Kur filloi të mbretëronte, Joatami kishte njëzet e pesë vjet dhe mbretëroi në Jerusalem gjashtëmbëdhjetë vjet. E ëma quhej Jerusë dhe ishte bija e Sadokut.
- 2 Bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Zotit duke i pë
gjasuar sjelljes së babait të tij, Ozisë, me përjashtim se nuk hyri në Tempullin e Zotit. Por populli vazhdonte ta linte rrugën e Zotit. - 3 Ai e ndërtoi derën e Lartë të Shtëpisë së Zotit dhe bëri shumë punime në murin e Ofelit.
- 4 Ndërtoi gjithashtu edhe qytete në malet e Judës dhe ndërtoi kështjella e pirgje në pyje.
- 5 Luftoi kundër mbretit të bijve të Amonit dhe i mundi kështu, bijtë e Amonit i dhanë atë vit njëqind talenta argjendi, dhjetë mijë kore grurë dhe po aq kore elb. Kaq i dhanë bijtë e Amonit edhe në vitin e dytë edhe në vitin e tretë.
- 6 "Joatami erdhi dhe u përforcua sepse i drejtoi udhët e veta në praninë e Zotit, Hyjit të vet.
- 7 Veprat e tjera të Joatamit, jeta e tij, si dhe të gjitha luftërat që i bëri, janë të shkruara në Librin e Mbretërve të Izraelit e të Judës.
- 8 Kur u bë mbret ishte njëzet e pesë vjeçar dhe mbretëroi në Jerusalem gjashtëmbëdhjetë vjet.
- 9 Edhe Joatami pushoi me etërit e vet dhe e varrosën në Qytetin e Davidit. Në vend të tij u bë mbret i biri, Akazi.