Beselidhja e Vjeter2 i Kronikave: Salomoni e filloi ndërtimin e Shtëpisë së Zotit
- 1 Atëherë Salomoni e filloi ndërtimin e Shtëpisë së Zotit në Jerusalem në malin Mori, që kishte qenë caktuar prej Davidit, babait të tij, por në atë vend që Davidi e kishte bërë gati, në lëmën e O
an Jebuseut. - 2 "Ndërtimin e filloi në muajin e dytë të vitit të katërt të mbretërimit të vet.
- 3 Dhe ja, masat që i caktoi Salomoni për ndërtimin e Shtëpisë së Hyjit: gjatësia gjashtëdhjetë kute, me kute të moçëm, kurse gjerësia njëzet kute.
- 4 Tremja, në ballë, ishte e gjatë sipas gjerësisë së Shtëpisë: njëzet kute. I lartë ishte njëqind e njëzet kute. Përbrenda e praroi me ar të kulluar.
- 5 Sallën e madhe e mbuloi me dërrasë bredhi dhe e veshi me pllaka ari të kulluar gjithkund. Në to gdhendi palma dhe i gërshetoi njëra me tjetrën me vargje.
- 6 Po ashtu truallin e Tempullit e shtroi me mermer shumë të çmueshëm dhe tejet të bukur.
- 7 Me arin që ishte prej Parvaimit e veshi sallën: d. t. th. muret, tratë, praqet dhe dyert. Në mure gdhendi kerubinë.
- 8 E punoi edhe sallën e Shenjtërores së shenjtëroreve: gjatësia sipas gjerësisë së Shtëpisë, njëzet kute dhe gjerësia po ashtu njëzet kute. E veshi me pllaka ari të kulluar: shpenzoi afër gjashtëqind talenta.
- 9 Për gozhda përdori pesëdhjetë sikla ari. Po ashtu edhe dhomat e sipërme i veshi me ar.
- 10 Në sallën e Shenjtërores së shenjtëroreve i punoi dy kerubinë: vepër skulptori, dhe i veshi me ar.
- 11 Krahët e kerubinëve ishin të gjatë njëzet kute, kështu që njëri krah ishte i gjatë pesë kute dhe e prekte murin e sallës, kurse tjetri po ashtu pesë kute që e prekte krahun e tjetrit kerubin.
- 12 Po ashtu edhe krahu i kerubinit tjetër ishte pesë kute dhe mbërrinte ta prekë murin e sallës, kurse krahu tjetër po ashtu pesë kute prekte krahun e kerubinit tjetër.
- 13 "Kështu, krahët e të dy kerubinëve, ishin të shtrirë dhe kishin njëzet kute gjatësi.
- 14 E punoi edhe velin prej pëlhure vjollcë, të purpurt, pëlhure të kuqe e prej bezeje dhe qendisi në të kerubinë.
- 15 Në hyrje të Shtëpisë punoi edhe dy shtylla, që ishin tridhjetë e dy kute të larta, kurse krerat e tyre ishin pesë kutesh.
- 16 "Gërshetoi keza dhe i vendosi në majë të shtyllave; punoi gjithashtu edhe njëqind shega që i vuri ndërmjet gërshetave.
- 17 "Shtyllat i vendosi në ballë të Tempullit, njërën në të djathtën e tjetrën në të majtën. Atë që ishte në të djathtë e quajti Jakin, kurse atë në të majtë Booz.