Beselidhja e Vjeter2 i Kronikave: Reforma e kultit
- 1 Pasi u kryen këto kremtime krejtësisht, mbarë izraelitët që kishin qenë në qytetet e Judës, dolën e i thyen të gjithë gu
gulët, i prenë të gjithë banirët, i rrënuan lartësirat e lterët dhe jo vetëm në mbarë Judën e Beniaminin, por edhe në Efraim e në Manasu00e9 deri sa i zhdukën të gjithë. Atëherë bijtë e Izraelit u kthyen në pronat e në qytetet e veta.
Ripërtëritja e priftërisë - 2 Ezekia i përtëriti rendet priftërore e levitike, secilin sipas shërbimit; çdo prift e levit në shërbesën e vet: me flitë e shkrumbimit, të pajtimit për të shërbuer, për t`i dhënë lavdi Hyjit dhe për të kënduar himne në dyert e fushimeve të Zotit.
- 3 Mbreti e caktoi një pjesë të pasurisë së vet për flijimin e vazhdueshëm të flisë së shkrumbimit të mëngjesit e të mbrëmjes, të të shtunave e të hënës së re dhe për kremte tjera siç është e shkruar në Ligjin e Moisiut.
- 4 I urdhëroi gjithashtu popullit që banonte në Jerusalem, që priftërinjve dhe levitëve t`ua japin pjesët e caktuara që të mund të merren me Ligjin e Zotit.
- 5 Porsa u hap kjo fjalë në popull, bijtë e Izraelit i sollën me shumicë frytet e para të grurit, të verës, të vajit, të mjaltit dhe të të gjitha prodhimeve që jep toka, si dhe me shumicë i sollën të dhjetat e të gjithave.
- 6 Gjithashtu edhe bijtë e Izraelit e të Judës, që banonin në qytetet e Judës, i sollën të dhjetat e gjedhit e të imëtave dhe të gjërave të kushtuara që ia kushtonin Zotit, Hyjit të vet. Duke i sjellë të gjitha këto, rriteshin grumbujt një mbi një.
- 7 Në muajin e tretë filluan t`i radhisnin në grumbuj dhe i përfunduan në muajin e shtatë.
- 8 "Ezekia dhe prijësit erdhën për t`i parë grumbujt, e bekuan Zotin dhe Izraelin.
- 9 Ezekia i pyeti priftërinjtë dhe levitët, përse rrinë grumbujt ashtu.
- 10 Azaria, prifti i parë, prej barkut të Sadokut, iu përgjigj: "Që kur filluan të sjellin dhurata në Shtëpinë e Zotit, hëngrëm dhe u ngimë dhe teproi me shumicë, sepse Zoti e bekoi popullin e vet. Këta grumbuj që po i shikon, janë çka ka tepruar".
- 11 Atëherë Ezekia dha urdhër që të ndërtohen qilarë në Shtëpinë e Zotit. Kur i ndërtuan,
- 12 i futën në ta ndihmesat, të dhjetat dhe kushtet. Mbikëqyrës mbi këtë gjë ishte leviti Konenia dhe vëllai i tij i dytë, Semeji.
- 13 Pas tij pastaj Jahieli, Azaria, Nahati, Asaeli, Jerimoti, Jozabadi, Elieli, Jesmakia, Mahati dhe Banaja ishin mbikëqyrës nën drejtimin e Konenisë e të vëllait të tij Semejit me urdhër të mbretit Ezeki e të Azarisë, priftit të Shtëpisë së Hyjit.
- 14 Koreu, biri i levitit Jemna, derëtar i derës lindore, kujdesohej për ato që vullnetarisht i kushtoheshin Zotit; ai nuzullonte me fli kushtimore dhe me gjëra më të shenjta.
- 15 "Nën drejtimin e tij ishin Edeni e Beniamini, Jesua e Semeja, Amaria e Sekenia. Këta qëndronin vazhdimisht në qytetet priftërore që me ndërgjegje t`u ndanin vëllezërve të vet, sipas rendeve të tyre, si të madhit ashtu edhe të voglit,
- 16 "mjaft që të ishin meshkuj të regjistruar prej tri vjetësh e lart; të gjithëve që hynin në Tempullin e Zotit për të kryer çdo ditë shërbesat sipas ndërresave të veta.
- 17 Numërimi i priftërinjve ishte bërë sipas vëllazërive të tyre, kurse levitëve prej vitit njëzet e lart, sipas shërbesave e ndërresave të tyre.
- 18 Ishte numëruar mbarë familja e çdo bashkësie qoftë gratë e fëmijët e tyre të të dy gjinive, sepse të gjithë u ishin kushtuar me çiltërsi gjërave të shenjta.
- 19 Kurse për bijtë e Aronit, për priftërinjtë që jetonin në kullota dhe në katundet përreth qyteteve, për secilin qytet ishin njerëzit e caktuar me emër të cilëve u duhej t`i jepnin pjesën e duhur mbarë gjinisë mashkullore të priftërinjve dhe secilit që ishte i numëruar si levit.
- 20 Ezekia veproi kështu në mbarë Judenë. Ai bëri atë që ishte e mirë, e drejtë dhe e vërtetë para syve të Zotit, Hyjit të vet.
- 21 "Dhe në çdo ndërmarrje, lidhur me shërbimin e Shtëpisë së Hyjit, me Ligjin dhe me urdhërimet, veproi duke e kërkuar Hyjin me gjithë zemër, për çka pati sukses.