Beselidhja e Vjeter2 i Kronikave: Përgatitja për Pashkë
- 1 Atëherë Jozia i kremtoi Pashkët në nder të Zotit në Jerusalem. Pashkët i flijoi në të katërmbëdhjetën ditë të muajit të parë.
- 2 Jozia i rivendosi priftërinjtë në shërbesat e tyre dhe u dha zemër të shërbejnë në Shtëpinë e Zotit.
- 3 Levitëve, që e mësonin mbarë Izraelin dhe që ishin të shuguruar për Zotin, u tha: "Vendoseni Arkën e shenjtë në Tempullin, që e ndërtoi Salomoni, biri i Davidit, mbreti i Izraelit. Më nuk do ta mbartni në krah. Tani e tutje shërbeni Zotit, Hyjit tuaj, dhe popullit të tij, Izraelit!
- 4 Organizohuni sipas vëllazërive tuaja, sipas rendeve që i ka shkruar Davidi, mbreti i Izraelit, dhe i përshkroi Salomoni, biri i tij.
- 5 Shërbeni në Shenjtërore sipas rendeve të vëllazërive të vëllezërve tuaj, të bijve të popullit, sipas ndarjes së vëllazërive të levitëve.
- 6 Kështu, pra, the
i qengjin e Pashkëve, shenjtërohuni dhe bëni gati vëllezërit tuaj, të plotësohet gjithçka sipas fjalës së Zotit që u trashëgua nëpër Moisiun".
Kremtimi - 7 Jozia i dhuroi popullit, që kishte ndodhur aty, për të kremtuar Pashkët tridhjetë mijë qengja e keca edhe tri mijë bagëti të trasha: të gjitha këto nga gjëja e mbretit.
- 8 Prijësit e tij vullnetarisht dhuruan për popull, për priftërinj e për levitë: Helcia, Zakaria e Jehieli, prijësit e Shtëpisë së Zotit, u dhuruan priftërinjve për të kremtuar Pashkët së bashku bagëti të imëta dy mijë e gjashtëqind dhe bagëti të trasha treqind krerë.
- 9 Konenia, Semeja e Natanaeli, vëllezërit e tij, Hasabia, Jahieli e Jozabali, prijësit e levitëve, u dhuruan levitëve të tjerë për të kremtuar Pashkët pesë mijë bagëti të imëta e pesëqind bagëti të trasha.
- 10 Kështu gjithçka u bë gati për shërbesë: priftërinjtë zunë vendet e veta, po ashtu edhe levitët, sipas ndërresave, sipas urdhrit të mbretit.
- 11 U flijuan Pashkët: priftërinjtë e derdhën gjakun me duart e veta e levitët i rropën bagëtitë e flive të shkrumbimit.
- 12 E ndanë veçmas flinë e shkrumbimit për t`ua dhënë bijve të popullit, për t`ia kushtuar Zotit siç shkruan në Librin e Moisiut. Ashtu bënë edhe bagëtitë e trasha.
- 13 Sipas zakonit e poqën Qengjin e Pashkëve në zjarr, kurse flitë e tjera të kushtimit i zien në kusi, në vegsha, në tigan dhe ia ndanë me kujdes mbarë popullit.
- 14 Për vete e për priftërinj bënë gati më vonë, sepse, duke i kushtuar flitë e shkrumbimit dhe të dhjamit, priftërinjtë qenë të zënë deri në mbrëmje e për këtë arsye levitët përgatitën për vete e për priftërinjtë, bijtë e Aronit, më në fund.
- 15 Ndërkaq këngëtarët, bijtë e Asafit, qëndronin në vendet e veta, sipas urdhrit të Davidit, të Asafit, të Hemanit e të Iditunit, profetëve të mbretit. Derëtarët qëndronin në çdo derë. Ata nuk e lëshuan shërbimin, sepse levitët, vëllezërit e tyre e përgatitnin ushqimin për ta.
- 16 Kështu, pra, atë ditë qe përgatitur gjithçka si lypet për shërbesën e Zotit për t`i kremtuar Pashkët dhe për të kushtuar flitë e shkrumbimit mbi lterin e Zotit si kishte urdhëruar mbreti Jozi.
- 17 Bijtë e Izraelit që kishin ndodhur aty i kremtuan Pashkët dhe të Pabrumet aso kohe për gjashtë ditë.
- 18 "Nuk qenë kremtuar Pashkë të tjera si këto në Izrael që në kohën e profetit Samuel dhe madje asnjë prej të gjithë mbretërve të Izraelit nuk i kremtoi Pashkët si Jozia me priftërinj, levitë, me mbarë Judën dhe Izraelin që kishte ndodhur aty e me banorët e Jerusalemit.
- 19 Këto Pashkë u kremtuan në të tetëmbëdhjetin vit të mbretërimit të Jozisë.
Fundi tragjik i mbretërisë - 20 Pasi Jozia e ripërtëriu Tempullin, erdhi Nekao, mbreti i Egjiptit, për të luftuar në Karkamis, përbri Eufratit. Jozia i doli përballë.
- 21 Nekaoja i dërgoi lajmëtarë e i tha: "S`kam punë me ty, o mbreti i Judës! Nuk po vij sot kundër teje, por kam luftë me një shtëpi tjetër, kundër të cilës më ka urdhëruar Hyji të shkoj me nxitim".
- 22 Jozia nuk deshi të kthehet, por me guxim u bë gati për luftë kundër tij, e nuk i dëgjoi fjalët e Hyjit prej gojës së Nekaos. Shkoi të luftojë kundër tij në fushën e Magedos.
- 23 "Shigjetarët e plagosën aty. Jozia atëherë u tha djelmoshave të vet: "Më nxir
i nga luftimi, sepse jam plagosur rëndë". - 24 Ata e kaluan prej karroce në një karrocë tjetër dhe e çuan në Jerusalem. Vdiq dhe u varros në varrezat e etërve të vet: mbarë Juda e Jerusalemi i bënë gjëmë.
- 25 Edhe Jeremia vojtoi për Jozinë. Të gjithë vajtorët e vajtoret deri në ditën e sotme në vajtimet e tyre ende përkujtojnë Jozinë. Ky u bë zakon në Izrael dhe gjendet i shënuar ndër Vajtime.
- 26 Veprat tjera të Jozisë, dëshmitë e dashurisë së tij që janë të urdhëruara me Ligjin e Zotit,
- 27 "si dhe veprat e tija, prej fillimit e deri në fund, janë të shkruara në Librin e Mbretërve të Izraelit e të Judës.