Beselidhja e Vjeter2 i Kronikave: Fjalimi i Salomonit që ia mbajti popullit
- 1 Atëherë Salomoni tha:Zoti vendosi të banojë në renë e errët,
- 2 kurse unë të punova një Shtëpi tëshkëlqyeshmeqë në të të banosh përgjithmonë.Fjalimi i Salomonit që ia mbajti popullit
- 3 Atëherë mbreti Salomon u soll dhe e bekoi mbarë bashkësinë e Izraelit;mbarë bashkësia e vëmendshme qëndronte në këmbë. Ai tha:
- 4 Qoftë bekuar Zoti, Hyji i Izraelit, që e çoi në vend atë që me gojën e vet i tha Davidit, babait tim, kur i premtoi:
- 5 `Që atë ditë kur e nxora popullin tim prej Egjiptit, nuk zgjodha asnjë qytet prej të gjitha fiseve të Izraelit, që në të të punohet një shtëpi në nder të emrit tim dhe nuk zgjodha asnjë që të sundojë mbi popullin tim Izraelin,
- 6 por zgjodha Jerusalemin që Emri im të banojë në të dhe zgjodha Davidin që të jetë në krye të popullit tim Izraelit`.
- 7 E kur im atë Davidi vendosi ta ndërtojë një Shtëpi në nder të Emrit të Zotit, Hyjit të Izraelit,
- 8 atëherë Zoti i tha: `Vetë dëshira jote të ndërtosh një Banesë në nder të emrit tim është një gjë e mirë që ke menduar ashtu,
- 9 por ti nuk do të ma ndërtosh Banesën, por në të vërtetë ndërtesën për të banuar Emri im do ta ndërtojë djali yt, ai që do të dalë prej ijës sate`.
- 10 Kështu, pra, Zoti e çoi në vend fjalën e vet që e kishte thënë: unë e trashëgova tim atë dhe hipa në fronin e Izraelit si ka thënë Zoti dhe unë e ndërtova Shtëpinë në nder të Emrit të Zotit, Hyjit të Izraelit.
- 11 Unë e vendosa në të edhe Arkën, në të cilën është Besëlidhja e Zotit që e lidhi me bijtë e Izraelit.Lutja e Salomonit
- 12 Atëherë qëndroi para lterit të Zotit, në praninë e mbarë bashkësisë së Izraelit dhe i shtriu duart e veta.
- 13 Salomoni, në të vërtetë, kishte punuar edhe një nënkëmbëz të bronztë dhe e kishte vënë në mes të tremes. Ishte e gjatë pesë kute, e gjerë pesë kute dhe e lartë tre kute. Qëndroi në këmbë mbi të. Atëherë u ul në gjunjë në të, në praninë e mbarë bashkësisë, i lartësoi duart drejt qiellit e
- 14 tha: O Zot, Hyji i Izraelit! Nuk ka një Zot tjetër të ngjashëm me ty as në qiell as në tokë! Ti e mban besnikërisht besëlidhjen dhe e ruan mëshirën ndaj shërbëtorëve të tu që ecin në praninë tënde me gjithë zemër.
- 15 Ti ia plotësove shërbëtorit tënd Davidit, babait tim, të gjitha zotimet që ia ke pasë bërë: gjithçka i premtove me gojë e bëre realitet në ditën e sotme.
- 16 Tani, o Zot, Hyji i Izraelit, plotësoja shërbëtorit tënd Davidit, babait tim, zotimin që ia bëre kur i the: `Nuk do të të mungojë para meje trashëgimtari që të rrijë mbi fronin e Izraelit, në qoftë se vërtet bijtë e tu do t`i ruajnë udhët e mia e do të ecin në Ligjin tim, sikurse edhe ti ece në praninë time`.
- 17 Tani, o Zot, Hyji i Izraelit, le të vërtetohet premtimi yt që ia dhe shërbëtorit tënd Davidit.
- 18 Po a vërtet është e besueshme se Hyji banon me njerëz mbi tokë? Në qoftë se qielli i qiejt e qiejve nuk mund të të zënë, aq më pak kjo Shtëpi që e ndërtova!
- 19 Por priri sytë e tu mbi lutjen e përlutjen e shërbëtorit tënd, o Zot, Hyji im, e dëgjo klithmën dhe lutjen që shërbëtori yt po e drejton para teje:
- 20 mbaji çelur sytë e tu ditë e natë mbi këtë vend që je zotuar se do ta vendosësh Emrin tënd dhe se do ta dëgjosh lutjen që shërbëtori yt do ta thotë në të.Lutja për popull
- 21 Dëgjoji lutjet e shërbëtorit tënd dhe të popullit tënd Izraelit kurdoherë që të luten në këtë vend! Vështroje prej banesës sate, prej qiellit: dëgjoje dhe ji i mëshirshëm!
- 22 Nëse ndokush mëkaton kundër të afërmit të vet e nëse ky e kërkon prej tij përbetimin, i shtrënguar nga mallkimi, vjen para lterit në këtë Shtëpi,
- 23 dëgjoje nga qielli dhe gjykoji shërbëtorët e tu, kështu që e keqja të bjerë mbi kokë të keqbërësit, kurse të pafajshmin çliroje duke e shpërblyer sipas drejtësisë së tij.
- 24 Nëse populli yt Izraeli mundet nga armiqtë, sepse do të kenë mëkatuar kundër teje, porse, pasi të jenë kthyer e të kenë bërë pendesë, duke e lavdëruar Emrin tënd e pasi të jenë lutur e përlutur në këtë Shtëpi,
- 25 atëherë ti dëgjoji prej qiellit, fale mëkatin e popullit tënd Izraelit dhe ktheji ata në tokën që ua dhurove atyre e etërve të tyre!
- 26 Në qoftë se mbyllet qielli dhe nuk do të bjerë shi për shkak të mëkateve të popullit, e, nëse kanë për t`u lutur ty në këtë vend, pasi ta kenë lavdëruar Emrin tënd e të jenë kthyer prej mëkateve të tyre pasi t`i kesh ndëshkuar,
- 27 o Zot, dëgjoji prej qiellit dhe falua mëkatet shërbëtorëve të tu, popullit të Izraelit, mësojua udhën e drejtë nëpër të cilën duhet të ecin dhe dhuroja tokën që ia dhe popullit tënd për pronë.
- 28 E kur në këtë vend të paraqitet uria ose murtaja, kllogjëra ose myku, karkaleci ose vemja, pasi t`i kenë shkretuar krahinat, e armiku t`i ketë rrethuar qytetet e tija, e kur të ketë ndrydhur çdo sëmundje e ligështi,
- 29 në qoftë se ndokush prej popullit tënd Izraelit do të lutet duke e pranuar plagën e dobësinë e vet dhe nëse i shtrin duart e veta drejt kësaj Shtëpie,
- 30 Ti dëgjoje prej qiellit, prej vendit të banimit tënd, ki mëshirë dhe shpërbleje gjithkënd sipas udhëve të tija, sepse ti e njeh zemrën e secilit. Sepse ti i vetmi i njeh zemrat e bijve të njerëzve,
- 31 që të të druajnë e të ecin udhëve të tua në të gjitha ditët e jetës së tyre sa të rrojnë mbi faqen e tokës, të cilën ua dhurove etërve tanë.
- 32 Po edhe të huajin, atë që nuk i përket popullit tënd Izraelit, nëse vjen prej një vendi të largët pse ka dëgjuar për Emrin tënd të madh, për dorën tënde të fortë, për krahun tënd të tendur e në qoftë se lutet në këtë vend,
- 33 dëgjoje prej qiellit, banesës sate të patundshme, dhe plotësoji gjithçka të ketë kërkuar ai shtegtar që ta njohin të gjithë popujt e dheut Emrin tënd dhe të të nderojnë porsi populli yt Izraeli. Le ta marrin vesh se ka qenë thirrur Emri yt mbi këtë Shtëpi që unë e ndërtova.
- 34 Kur populli yt të ketë dalë në luftë kundër armiqve të vet udhës që ti ta kesh drejtuar dhe, të të lutet me fytyrë drejt këtij qyteti që ti e ke zgjedhur dhe këtij Tempulli që e ndërtova në nder të Emrit tënd,
- 35 dëgjoji prej qiellit lutjet e përlutjet e tyre dhe jepu të drejtë.
- 36 Por kur të kenë mëkatuar kundër teje;sepse s`ka njeri që nuk mëkaton;e ti të jesh hidhëruar e t`i kesh lëshuar në duar të armiqve, e këta t`i kenë shpënë robër, në një vend të largët apo të afërm,
- 37 e në qoftë se me gjithë zemër në atë vend, ku kanë qenë humbur si skllevër, bëjnë pendesë dhe të luten në tokën e skllavërisë së tyre duke thënë: `Mëkatuam, bëmë keq, vepruam si është më keq`,
- 38 dhe kthehen tek ti me gjithë zemrën e tyre dhe me gjithë shpirtin e tyre në dheun e skllavërisë së tyre, ku do të kenë qenë humbur, e nëse të luten në drejtim të vendit të vet, që ua dhurove etërve të tyre, të këtij qyteti, që ti e zgjodhe dhe të kësaj Shtëpie, që ia ndërtova Emrit tënd,
- 39 ti atëherë prej qiellit, prej vendit të banesës sate, veshtroji lutjet e përlutjet e tyre, gjyko dhe fale popullin tënd, që mëkatoi kundër teje,
- 40 sepse ti je Hyji im!Përfundimi i lutjesPriri sytë e tu, po të lutem, e vërja veshin lutjes që thuhet në këtë vend!
- 41 Tani, ngrihu, o Zot Hyj, e hyr në vendin e pushimit tënd, ti dhe Arka e fuqisë sate! Priftërinjtë e tu, o Zot Hyj, le të veshen me shëlbim e shenjtërit e tu le t`i gëzojnë të gjitha të mirat!
- 42 O Zot Hyj, mos e përbuz fytyrën e të shuguruarit tënd! Le të bien në mend përkrahjet që ia bëre Davidit, shërbëtorit tënd!