Beselidhja e Vjeter2 i Kronikave: Përfundim: mbarimi i ndërtimit
- 1 Si kaluan njëzet vjet gjatë të cilëve Salomoni e ndërtoi Shtëpinë e Zotit dhe pallatin e vet,
- 2 ai i rindërtoi edhe qytetet që ia kishte dhënë Hirami dhe i vendosi të banojnë në to bijtë e Izraelit.
- 3 Salomoni pastaj shkoi në Ematin të Sobës dhe e pushtoi.
- 4 E rindërtoi Palmirën në shkretëtirë dhe të gjitha qytetet drithnikë që i kishte pasë ndërtuar në Emat.
- 5 I ndërtoi edhe Betoronin e Sipërm e Betoronin e Poshtëm, qyteza të fortifikuara me mure, dyer e shula.
- 6 "Po ashtu edhe Balaatin dhe të gjitha qytetet drithnikë që ishin të Salomonit dhe të gjitha qytetet e karrocave të luftës dhe qytetet e kalorësve. Gjithçka Salomoni dëshiroi e synoi të ndërtojë, ndërtoi në Jerusalem, në Liban e në mbarë vendin e pushtetit të vet.
- 7 Të gjithë hetitët, amorrenjtë, ferezenjtë, hevenjtë e jebusenjtë, që kishin shpëtuar e nuk ishin izraelitë,
- 8 bijtë e atyre që kishin mbetur në vend, të cilët nuk i kishin vrarë bijtë e Izraelit, Salomoni i ngarkoi me angari deri në ditën e sotme.
- 9 Bijtë e Izraelit, Salomoni nuk i bëri skllevër për të punuar për të, sepse ata ishin luftëtarë, prijës të luftërave të tija, prijës të karrocave të luftës dhe të kalorësisë së tij.
- 10 "Prijësit e mbikëqyrësve që i kishte mbreti Salomon ishin dyqind e pesëdhjetë. Këta ishin në krye të popullit.
- 11 Prej Qytetit të Davidit Salomoni e kaloi bijën e faraonit në pallatin që e kishte ndërtuar për të. Ai pleqëroi: "S`do të jetojë gruaja ime në pallatin e Davidit mbretit të Izraelit, sepse është i shuguruar, pasi në të hyri Arka e Zotit".
- 12 Atëherë Salomoni i kushtoi Zotit fli shkrumbimi në lter të Zotit që e kishte ndërtuar para tremes,
- 13 që çdo ditë të kushtoheshin në të sipas urdhërit të Moisiut: në të shtuna, për hënë të re dhe në të kremte tri herë në vit: d. t. th. në të kremten e Pabrumeve, në të kremten e Javëve dhe në të kremten e Tendave.
- 14 "Sipas vendimeve të Davidit, të babait të vet, i caktoi rendete priftërinjve në shërbesat e tyre dhe levitët sipas rendeve të tyre, që të lavdërojnë e të shërbejnë pranë priftërinjve sipas ritit të përditshëm, derëtarët sipas ndërresave të tyre, secili në derën e vet: sepse kështu kishte urdhëruar Davidi, njeriu i Hyjit.
- 15 Dhe nuk i shkelën urdhërat e mbretit lidhur me priftërinjtë e me levitët në asgjë as në rojën e thesarëve.
- 16 Kështu u zbatua vepra e Salomonit që prejditës që iu hodhën themelet shtëpisë së Zotit deri në ditën që i dha fund asaj.
Lavdia e Salomonit - 17 Atëherë Salomoni shkoi në Asiongabër dhe në Ailat, në bregun e Detit të Kuq, që është në Edom.
- 18 Atje Hirami ia dërgoi me anë të shërbëtorëve anijet dhe detarët, mjeshtra deti, të cilët shkuan me shërbëtorët e Salomonit në Ofir dhe i sollën prej andej katërqind e pesëdhjetë talenta ar e ia prunë mbretit Salomon.