Beselidhja e VjeterEsdra: Lista e fajtorëve
- 1 Ndërkohë që Esdra po lutej e po përlutej me lot për faqe, i shtrirë përdhe para Tempullit të Hyjit, u mblodh përreth tij një turmë e madhe izralitësh burra, gra e fëmijë dhe mbarë populli qante e vajtonte dhembshëm.
- 2 Atëherë foli Sekenia, biri i Jehielit, nga bijtë e Elamit, e i tha Esdrës: Ne qemë të pabesë ndaj Hyjit tonë dhe morëm gra të huajsh prej popujve të vendit. Megjithatë, ka ende shpresë për Izraelin!
- 3 Të lidhim besëlidhje me Zotin, Hyjin tonë: t`i dëbojmë të gjitha gratë e huaja, edhe ata që lindën prej tyre, sipas këshillës tënde, imzot, dhe këshillës së atyre që dridhen para urdhrit të Zotit, Hyjit tonë! Le të bëhet ashtu si thotë Ligji!
- 4 Çohu në këmbë! Ty të takon të vendosësh! Ne do të jemi më ty! Bëju i guximshëm edhe vepro!
- 5 U ngrit, pra, Esdra dhe i bëri të përbetohen krerët e priftërinjve e të levitëve dhe mbarë izraelitët se do të bëjnë si u tha. U përbetuan.
- 6 Esdra u çua e u largua nga Tempulli i Hyjit. Shkoi në banesën e Johananit, birit të Eliasibit, dhe aty bujti. Nuk hëngri bukë as nuk piu ujë, sepse mbante zi për shkak të pabesnikërisë së të riatdhesuarve.
- 7 Atëherë iu çua fjala të gjithë të riatdhesuarve në Judë e në Jerusalem që të bashkohen:
- 8 kush nuk do të vijë brenda tri ditëve në Jerusalem;kështu ishte vendimi i krerëve dhe i pleqve;do t`i merret gjithë pasuria, kurse ai do të përjashtohet nga bashkësia e të riatdhesuarve.
- 9 Brenda tri ditëve u mblodhën të gjithë njerëzit e Judës dhe të Beniaminit në Jerusalem. Ishte muaji i nëntë, e njëzeta ditë e muajit. Mbarë populli u mblodh në sheshin e Shtëpisë së Hyjit, duke u dridhur për shkak të mëkateve dhe të shiut me shtrëngatë.
- 10 Atëherë u ngrit prifti Esdër dhe u tha: Ju keni vepruar me pabesi kur jeni martuar me gra të huaja: kështu e keni shtuar mëkatin e Izraelit.
- 11 E tani jepini lavdi Zotit, Hyjit të etërve tuaj, dhe zbatojeni vullnetin e tij: ndahuni nga popujt e vendit dhe nga gratë e huaja!
- 12 Mbarë populli iu përgjigj e me zë të lartë i tha: Si po thua ti, ashtu le të bëhet!
- 13 Por ka shumë popull, shiu nuk po ndalet dhe nuk mund të qëndrojmë jashtë, pastaj kjo s`është punë që bëhet në një ose dy ditë;sepse jemi shumë që kemi gabuar në këtë pikë
- 14 mendojmë të caktohen krerët tanë, të cilët do të na përfaqësojnë në kuvendin e përbashkët dhe kështu, të gjithë ata tanët që kanë marrë gra nga të huajt, të paraqiten në kohë të caktuar, të përcjellë nga pleqtë e qytetit dhe gjyqtarët deri sa të largohet prej nesh hidhërimi i Hyjit tonë për shkak të këtij mëkati.
- 15 Vetëm Jonatani, biri i Asaelit, dhe Jaasia, biri i Tekuehut, u çuan kundër këtij parashtrimi. I përkrahu levitët, Mesolami dhe Sebetaji.
- 16 Të riatdhesuarit bënë sipas parashtrimit. Prifti Esdër zgjodhi disa burra, zota shtëpish, sipas vëllazërive, të gjithë të caktuar me emër. U mblodhën për ta rrahur këtë çështje të parën ditë të muajit të dhjetë.
- 17 Të parën ditë të muajit të parë i dhanë fund çështjes me të gjithë ata që kishin marrë gra të kombësive të huaja.Lista e fajtorëve
- 18 Ndër anëtarët e priftërinjve që kishin marrë gra të huaja, u gjetën këta:ndër bijtë e Jesuasë, biri i Jozedekut dhe vëllezërit e tij: Maasia, Eliezeri, Jaribi e Godolia.
- 19 Këta, dhanë fjalën se do t`i dëbojnë gratë e veta dhe si fli për shpërblimin e mëkatit do të kushtojnë nga një dash.
- 20 Nga bijtë e Emerit: Hananiu e Zebedia.
- 21 Nga bijtë e Harimit: Maasia, Elia, Semeja, Jehieli e Ozia.
- 22 Nga bijtë e Fashurit: Elioenaji, Maasia, Ismaeli, Natanaeli, Jozabedi e Elasa.
- 23 Nga anëtarët e levitëve:Jozabedi, Semeji, Celaja, d. t. th. Kalita, Fetahia, Juda dhe Eliezeri.
- 24 Nga këngëtarët:Eliasibi.Nga derëtarët:Selumi, Telemi dhe Uriu.
- 25 Ndër izraelitët:Nga bijtë e Farosit: Remeja, Jezia, Melkia, Miamini, Eliezeri, Melkia e Baneja.
- 26 Nga bijtë e Elamit: Matania, Zakaria, Jehieli, Abdiu, Jerimoti dhe Elia.
- 27 Nga bijtë e Zetuasë: Elioenaji, Eliasibi, Matania, Jerimuthi, Zabadi dhe Aziza.
- 28 Nga bijtë e Bebajit: Johanani, Hanania, Zabaji e Atalaji.
- 29 Nga bijtë e Beguajit: Mosolami, Meluku, Adaja, Jasubi, Saali e Ramoti.
- 30 Nga bijtë e Fahatmoabit: Edna, Kalali, Banaja, Maasia, Matania, Beseleeli, Benuji e Manaseu.
- 31 Nga bijtë e Harimit: Eliezeri, Jesia, Melkia, Semeja, Simeoni,
- 32 Beniamini, Maloku, e Samaria.
- 33 Nga bijtë e Hasumit: Matanaji, Matata, Zabadi, Elifaleti, Jermaji, Manaseu e Semeji.
- 34 Nga bijtë e Baniut: Maadiu, Amrami, Joeli,
- 35 Baneasi, Badajasi e Keliauhi,
- 36 Vania, Marimuthi, Eliasibi,
- 37 Matania, Matanaji dhe Jasiu.
- 38 Nga bijtë e Benujit: Semeji,
- 39 Salmijasi, Natani e Adajasi,
- 40 Meknedebaji, Sisaji, Saraji,
- 41 Esdreli, Selemiauhi, Semeria,
- 42 Selumi, Amaria e Jozefi.
- 43 Nga bijtë e Nebos: Jehieli, Matatia, Zabadi, Zabina, Jeduhi, Joeli e Banaja.
- 44 Të gjithë këta ishin martuar me gra të popujeve paganë.Të gjithë i dëbuan gratë dhe fëmijët.