Beselidhja e VjeterEsdra: Hatusi, biri i Sekenisë
- 1 Dhe, ja, prijësit e familjeve me breznitë e tyre, që u nisën me mua nga Babilonia në kohën e mbretërimit të mbretit Artakserks:
- 2 Nga bijtë e Fineesit: Gersoni;nga bijtë e Itamarit: Danieli;nga bijtë e Davidit: Hatusi, biri i Sekenisë;
- 3 nga bijtë e Farosit: Zakaria: me të u regjistruan njëqind e pesëdhjetë burra.
- 4 Nga bijtë e Fahatmoabit: Elioenaji, biri iZareheut, e me të edhe dyqind burra.
- 5 Nga bijtë e Zetuasë: Sekenia, biri i Jahazielit, e me të edhe treqind burra.
- 6 Nga bijtë e Adanit: Abedi, biri i Jonatanit, e me të edhe pesëdhjetë burra.
- 7 Nga bijtë e Alamit: Isaia, biri i Atalisë, e me të edhe shtatëdhjetë burra.
- 8 Nga bijtë e Safatisë: Zebedia, biri i Mikaelit, e me të edhe tetëdhjetë burra.
- 9 Nga bijtë e Joabit: Obedia, biri i Jahielit, eme të edhe dyqind e tetëmbëdhjetë burra.
- 10 Nga bijtë e Baniut: Selomiti, biri i Josfisë, e me të edhe njëqind e gjashtëdhjetë burra.
- 11 Nga bijtë e Bebajit: Zakaria, biri i Bebajit, e me të edhe njëzet e tetë burra.
- 12 Nga bijtë e Azgadit: Johanani, biri i Ekcetanit, e me të edhe njëqind e dhjetë burra.
- 13 Nga bijtë e Adonikamit erdhën më të rinjtë. Ja emrat e tyre: Elifaleti, Jehieli e Samaja dhe me ta gjashtëdhjetë burra.
- 14 Nga bijtë e Begujit: Utaji, biri i Zakurit, e me të shtatëdhjetë burra.
- 15 I bashkova në bregun e lumit që rrjedh drejt Ahavës e aty qëndruam tri ditë. E numërova popullin dhe priftërinjtë, e nga levitët nuk gjeta asnjë aty.
- 16 Prandaj i dërgova Eliezerin, Arielin, Semejën, Jojaribin, Elnatanin, Natanin, Zakarinë dhe Mosolamin, njerëz të urtë.
- 17 I dërgova te Edoja, që është i pari i vendit Kasfi dhe i vura në gojën e tyre fjalët që do t`ia thonë Edos dhe vëllezërve të tij për të na sjellë shërbëtorë për Shtëpinë e Hyjit tonë.
- 18 E pasi dora bamirëse e Hyjit tonë ishte mbi ne, na sollën një burrë shumë të dijshëm nga bijtë e Moholiut, të birit të Levit, të birit të Izraelit, me emër Serebi me bijtë e me vëllezërit e tij: tetëmbëdhjetë burra,
- 19 Hasabinë e me të edhe Isainë, nga bijtë e Merariut, me bijtë e me vëllezërit e tyre: njëzet burra.
- 20 Sollën edhe `të dhuruar`, të cilët i kishte dhuruar Davidi, dhe prijësit për shërbesat e levitëve: dyqind e njëzet burra: të gjithë këta qenë regjistruar me emra.
- 21 Aty, pranë lumit Ahavë, shpalla agjërim për t`u përkulur para Hyjit tonë e për të lypur udhë të mbarë për ne, për fëmijët tanë e për gjithçka kishim.
- 22 Në të vërtetë më erdhi turp të kërkoja prej mbretit ushtarë e kalorës për të na mbrojtur udhës nga armiku, madje i kisha thënë mbretit: Dora e Hyjit tonë është e shtrirë që t`i mbrojë të gjithë ata që e kërkojnë; kurse fuqia dhe hidhërimi i tij bie mbi ata që e harrojnë.
- 23 Kështu agjëruam dhe e kërkuam ndihmën e Hyjit tonë me këtë qëllim dhe ai na e solli të mbarën.
- 24 Atëherë i zgjodha dymbëdhjetë eprorë të priftërinjve, Sarabinë dhe Hasabinë, edhe dhjetë vetë me ta prej vëllezërve të tyre,
- 25 ua mata argjendin, arin dhe enët: dhuratë për Shtëpinë e Hyjit tonë që i kishin dhuruar mbreti, këshilltarët, prijësit e tij dhe mbarë izraelitët që ndodheshin aty.
- 26 I mata, pra, dhe ua dhashë në dorë atyre:argjend: gjashtëqind e pesëdhjetë talenta;enë argjendi: njëqind. Secila peshonte nga dy talenta;ar: njëqind talenta;
- 27 gota të arta: njëzet nga një mijë darikë dhe dy enë bronzi të shkëlqyshme, të lara me ar dhe të çmueshme si ari.
- 28 Dhe u thashë: Ju jeni të shuguruarit e Zotit; këto janë enët e shuguruara, ky argjend e ar i janë kushtuar Zotit, Hyjit të etërve tanë.
- 29 Ruajuni e kujdesuni deri sa t`i peshoni para krerëve të priftërinjve, të levitëve dhe të krerëve të familjeve të Izraelit në Jerusalem, në dhomat e Shtëpisë së Zotit.
- 30 Atëherë priftërinjtë dhe levitët e morën në dorëzim sasinë e peshuar të argjendit, të arit e të enëve për t`i çuar në Jerusalem, në Shtëpinë e Hyjit tonë.
- 31 Më dymbëdhjetë të muajit të parë, u nisëm nga bregu i lumit Ahavë për të shkuar në Jerusalem. Dora e Hyjit tonë qe me ne, e na shpëtoi nga dora e armikut dhe e kundërshtarit gjatë udhëtimit.
- 32 Arritëm në Jerusalem aty dhe pushuam tri ditë.
- 33 Të katërtën ditë u peshua argjendi, ari dhe enët në Shtëpinë e Hyjit tonë me dorën e Meremotit, birit të priftit Uri. Bashkë me të qe edhe Eleazari, biri i Fineesit, e me ta edhe levitët: Jozabedi, biri i Jezuasë dhe Noadaja, biri i Benuit.
- 34 Gjithçka ishte sipas numrit e peshës dhe kjo u shënua me shkrim.Aso kohe,
- 35 ata që ishin kthyer nga mërgimi, të kthyerit kushtuan fli shkrumbimi për nder të Hyjit të Izraelit: dymbëdhjetë mëzetër për mbarë popullin e Izraelit, nëntëdhjetë e gjashtë desh, shtatëdhjetë e shtatë qengja, dymbëdhjetë cjep për fli shpërblimi për mëkat: të gjitha këto fli shkrumbimi për nder të Zotit.
- 36 Pastaj urdhëresat e mbretit ua dorëzuan satrapëve të mbretit dhe qeveritarëve të Përtejlumit, të cilët e përkrahën popullin dhe Shtëpinë e Hyjit.