Beselidhja e VjeterNehemia: Riti i shpërblimit
- 1 Të njëzetekatërtën ditë të këtij muaji, bijtë e Izraelit, të veshur me thasë e me kokë të pluhurosur, u bashkuan për të agjëruar.
- 2 Fara e Izraelit u nda nga të gjithë të huajt, afroheshin, i rrëfenin mëkatet e veta dhe fajësinë e etërve të vet.
- 3 Në këmbë dhe secili në vendin e vet, e lexonin Librin e Ligjit të Zotit, Hyjit të vet, gjatë një të katërtën e ditës, kurse gjatë të katërtës tjetër të ditës, i rrëfenin mëkatet e veta dhe e adhuronin Zotin, Hyjin e vet.
- 4 Atëherë Jesuai, Baniu, Kadmiheli, Sebania, Buniu, Baniu e Kananiu duke u ngritur në vendin e caktuar të levitëve, e thirrën me zë të lartë ndihmën e Zotit, Hyjit të vet,
- 5 kurse levitët Jesuai, Kadmiheli, Baniu, Hasabneja, Serebia, Hodia, Sebania dhe Fetahia thanë:Ngrituni, bekojeni Zotin Hyjin tuaj, prej amshimit e në jetë të jetës!Qoftë bekuar Emri yt i lavdishëm, i lartësuar mbi çdo bekim e lavdi!
- 6 Ti, ti je Një i vetëm, o Zot!Ti e krijove qiellin dhe qiellin e qiejvedhe mbarë ushtrinë e tyre!E krijove tokën dhe gjithçka është në të, detet e gjithçka është në to.Këtyre të gjithave ti u dhe jetë, edhe ushtritë qiellore ty të adhurojnë!
- 7 Ti, o Zot Hyj, e zgjodhe Abramin, ti e nxore nga Uri i Kaldenjvedhe ia dhe emrin Abraham!
- 8 Besnike para teje ti zemrën ia gjete dhe me të besëlidhje lidhese do t`ua jepje pasardhësve të tijtokën e Kananeut, të Heteut e të Amorreut, të Ferezeut, të Jebuseut e të Gergezeut:dhe fjalën e mbajte, sepse je i drejtë!
- 9 Ti e pe mjerimin e etërve tanë në Egjipt dhe e dëgjove britmën e tyre pranë Detit të Kuq!
- 10 Bëre shenja e mrekulli kundër faraonit, kundër mbarë shërbëtorëve të tij e popullit të atij vendi;sepse pe me ç`krenari u sollën kundër tyre!Fitove emër të mirë që edhe sot përmendet!
- 11 Para tyre detin dysh e ndave:përmes detit terikut kaluan!Kurse armiqtë e tyre në fund i plandoseporsi gurin në ujërat e rrëmbyeshme!
- 12 Me shtyllë reje gjatë ditës u prije, ndërsa natën me shtyllën e zjarritu bëje dritë kah ata udhëtonin!
- 13 Ti vetë zbrite në malin Sinaie prej qiellit me ta fole:urdhra të drejta ti u dhe, Ligj të sigurt, porosi dhe urdhra të shquar.
- 14 Ua shpalle të shtunën tënde të shenjtë, porositë, urdhrat dhe Ligjin ua dheme anë të shërbëtorit tënd Moisiut.
- 15 Në zinë e tyre bukë nga qielli u dhe, të shuajnë etjen ujë nga shkëmbi u nxore.u urdhërove ta pronësojnë tokënqë me be ti ua premtove.
- 16 Por të parët tanë krenarisht vepruan, ngurrën zverkun, Ligjin nuk ta mbajtën.
- 17 Të dëgjojnë s`deshën, i harruan të mirat që u bëre, ngurrën zverkun, u kërceu në kokëprapë në skllavëri të kthehen në Egjipt.Por ti je Hyj zemërdhimbshëm, shpirtbujar, plot me butësi, zemërgjerë e plot mëshirë prandaj dorë prej tyre s`hoqe.
- 18 Madje viçin kur metali e derdhën dhe i thanë: Ja, Hyji yt, që të nxori prej Egjiptit!dhe blasfemi bënë shumë e të mëdha,
- 19 e ti përsëri me mëshirë të madhe, s`i braktise në shkretëtirë:shtylla e resë s`u zhduk prej tyre t`u printe ditën kah të udhëtonin, po as natën shtylla e zjarrit dritë t`u bënte duke ecur.
- 20 Të mirin Shpirt që vjen prej tejeua dhurove që t`i mësojë, manën tënde s`ua mohove, u dhe ujë etjen ta shuanin.
- 21 Dyzet vjet në shkretirë i ushqeve dhe asgjë nuk u mungoi:s`u shqyen petkash, këmbësh s`u enjtën!
- 22 U dorëzove mbretëri e popujdhe me short ti ua ndave;pronë e bënë tokën Sehonedhe të mbretit Hesebon, dhe të Ogut, mbretit të Basanit.
- 23 Fëmijët ua shtove si yjet e qiellit.Ti i shpure në atë vendqë ua premtove etërve të tyrese do të hyjnë për ta pronësuar.
- 24 Erdhën djemtë dhe e pronësuan tokën, ua nënshtrove kananenjtë, banorët e vendit, në dorë të tyre i lëshovembretër e popuj paganë, të bëjnë me ta sipas dëshirës.
- 25 Pushtuan qyteza e tokë prodhuese, pronësuan shtëpi me të gjitha të mirat, pusa të çelur, vreshta, ullishta, pemë frutore të panumërta.Hëngrën, u nginë dhe u trashëndhe u kënaqën në mirësinë tënde të madhe.
- 26 Por s`të dëgjuan, kundër t`u çuan, Ligjin tënd pas shpinës e hodhën;i vrisnin profetët e tuqë i mësonin të ktheheshin kah ti:kështu ata bënë blasfemi të mëdha.
- 27 Këndej ti i lëshove në duar të armiqveqë i poshtëruan e i shtypën.Por kur ranë ngushtë, klithën drejt teje, ti prej qiellit i dëgjove.Me mirësinë tënde të pakufiu dërgove shpëtimtarë, t`i shpëtojnë prej dorës së armikut.
- 28 Të rënë në qetësi, prapë ia fillonintë bënin të keqen para teje.Në duar të armiqve ti i lëshoje, që i pushtonin e i mundonin.Kah ti u kthenin e të lypnin ndihmë, ti prej qiellit i dëgjoje:shumë herë me mëshirë tënde i shpëtove!
- 29 I qortoje të kthehen në Ligjin tënd:por krenarë s` t`i dëgjuan urdhërimet, dhe i prishën pikërisht ata urdhra të cilët njeriut jetën ia mbajnë.Çuan grushtin kryengritës, e ngurruan zverkun dhe s`dëgjuan!
- 30 I durove për shumë vjet, i qortoje me Shpirtin tëndnëpër gojë të profetëve të tu, por ata s`deshën të të dëgjojnë!Këndej i lëshove në duar të popujve paganë.
- 31 Me mëshirën tënde që s`ka kufinuk i shove as s`i braktise, sepse je Hyj i mëshirshëm, e butësi s`të ka kufi.
- 32 E tani, o Hyji ynë, Zot i madh, i fortë e i tmerrshëm, që e mban fjalën dhe ke mëshirë, mos e bëj në asgjë tërë këtë mjerimqë na gjeti ne, mbretërit dhe prijësit tanë, priftërinjtë e profetët tanë, etërit tanë e mbarë popullin tënd nga koha e mbretërve të Asirisë e deri më sot!
- 33 Ti je i drejtë në gjithçka që na ka ndodhur, sepse veprove me drejtësi, kurse ne bëmë padrejtësi.
- 34 Mbretërit tanë as prijësit tanë, priftërinjtë tanë as etërit tanë, s`e zbatuan Ligjin tënd, kokë nuk çanë për urdhrat tupër qortime që u bëre.
- 35 Megjithëse në mbretërinë e vet, në të gjitha të mirat që u dhe, në tokën e gjerë edhe pjelloreqë ua kishe shtruar përpara, ata ty aspak s`të shërbyen, s`u shmangën veprave të këqija.
- 36 Ja, edhe ne sot skllevër jemi, mu në atë tokë, që ua dhe etërve tanët`i hanë frutat, t`i gëzojnë të mirat, pikërisht në të ne jemi skllevër!
- 37 Çka qet toka e marrin mbretëritqë na i vure për fajin tonë:bëjnë me ne e me gjënë tonëçka atyre u këcen në kokë!Vaj për ne në ç`mjerim kem` rënë!