Beselidhja e VjeterEster: Sioni
- 1 Atëherë Tobiti e shkroi këtë lutje hareje e tha:
- 2 "Qoftë bekuar Hyji që jeton gjithmonë
dhe mbretëria e tij!
Ai ndëshkon e mëshiron,
çon deri në fund të Nëndheut
dhe me madhërinë e vet nxjerr nga bjerrja:
askush s`i shpëton dorës së tij! - 3 Lëvdojeni ndër sy të paganëve,
ju, bijtë e Izraelit!
Ai njëmend ju shpë
dau në mes tyre, - 4 por edhe atje ua dëftoi madhërinë e vet.
Madhërojeni ndër sytë e të gjithë të gjallëve:
ai është Zoti ynë,
Ati ynë,
ai është Hyji ynë në shekuj të shekujve! - 5 Ai do t`ju ndëshkojë për shkak të këqijave tuaja,
por ai do të ketë mëshirë për të gjithë ju:
do t`ju mbledhë prej të gjitha kombeve
kudo që do të jeni të humbur! - 6 Kur të ktheheni tek Ai
për ta zbatuar para tij të vërtetën
me gjithë mend e zemër,
atëherë ai do të kthehet te ju,
më fytyrën prej jush s`do ta fshehë.
Vëreni si veproi me ju
falënderojeni me zë të lartë!
Lëvdone Zotin e drejtësisë,
lartësone Mbretin e shekujve!
Unë e lëvdoj në dheun e mërgimit tim,
fuqinë e madhërinë e tij
unë ia shpall popullit të mëkatarëve.
Kthehuni kah ai, mëkatarë,
para tij drejtësinë zbatone!
Kush e di? Prapë ndoshta ju do
e për ju ai ka mëshirë. - 7 Sa për mua, do ta lëvdoj Hyjin,
shpirti im gëzim do të ketë
në Mbretin e madhërueshëm të qiellit
të gjitha ditët e jetës sime! - 8 Të gjithë ju të zgjedhurit bekone Zotin,
të gjithë lëvdone madhërinë e tij!
Gëzohuni dhe atë lëvdone! - 9 Rruzalem, qytet i shenjtë,
të shkallmoi Zoti për faje të tua! - 10 Me vepra të mira madhëro Zotin,
beko Mbretin e amshueshëm!
Në ty përsëri ai vetë me gëzim
Tempullin tënd ai do ta ndërtojë
që të gëzojnë në ty të gjithë të humburit,
e që në ty t`i dojë të gjithë të mjerët,
brez pas brezi deri në amshim! - 11 Dritë e ndritshme do të shkëlqejë
anë e kënd skajet e dheut,
prej kahmosi te ti do të vijnë
kombe të ndryshme edhe të shumta
që i përmban rrumbullaku i dheut
tek i shenjti Emri yt!
ngarkuar duart me dhurata
për t`ia dhënë Mbretit të qiellit!
Rruzalem, në ty do të gëzohen
breznitë e të gjitha breznive
i `Zgjedhur` ti do të quhesh
në jetë të jetës për amshim! - 12 Mbi ata do të bjerë mallkimi
që guxojnë ty të të mallkojnë!
Të mallkuar do të jenë ata
që guxojnë ty të të rrënojnë,
muret e tua që i prishin,
të gjithë ata që pirgjet të prishin,
që i djegin banesat tua.
Ata, do të jenë të bekuar,
që gjithmonë të duan me nderim! - 13 Atëherë gëzo edhe galdo
për bijtë e të drejtëve,
se të gjithë do të bashkohen
e për amshim do të bekojnë Zotin. - 14 I lumi ai që ty të do,
të lumët ata që shpirti u kënaqet
për paqen që ty të takon!
Lum ata që do t`u vijë keq
për të gjitha mjerimet tua,
sepse në ty do të gjejnë gëzim,
do ta shohin gëzimin tënd të përhershëm! - 15 Shpirti im gëzohu në Zotin, në të Madhin Mbret,
- 16 sepse në qytet të Jerusalemit
do të ndërtohet Shtëpia e tij
e paepur në shekuj të shekujve!
I lum do të jem,
nëse ndokush nga të mijtë do të jetë
lavdinë tënde për ta parë,
e të lëvdojë Mbretin qiellor!
Me smaragd e me safir
dyert e tua, o Rruzalem,
do të ndërtohen,
muret` tua me gurë të paçmueshëm,
pirgjet tua, o Jerusalem,
do të ndërtohen me ar të kulluar,
me ar të pastër frangjitë e tua! - 17 Të Rruzalemit rrugët do të shtrohen
me xhevahirë e gurë ofiri,
me këngë hareje do të buçasin
dyert e tua, Jerusalem,
në rrugët e tua do të jehojë: `Aleluja!`
Qoftë bekuar Hyji i Izraelit,
bekuar qoftë kush ta bekojë
Emrin tënd, në shekuj të shekujve!"