Beselidhja e VjeterEster: Ti je Gjykatësi i botës
- 1 Me zemër të plasur qaja, dënesja e fillova ta them këtë lutje duke vajtuar:
- 2 I drejtë je, o Zot,
e gjitha veprat e tua janë të drejta.
Të gjitha udhët e tua janë hire dhe të vërteta,
Ti je Gjykatësi i botës! - 3 Por tani, o Zot,
le të të bie ndër mend për mua, më shiko.
Mos u hakmerr për mëkatet e mia
e për moskujdesjet e mia,
as për ato të të parëve të mi,
me të cilat mëkatuan para teje! - 4 Pse nuk i mbajtëm urdhërimet e tua,
ti na le në dorë të cubave,
në skllavëri e në vdekje;
ti na bëre lojë e përrallë e përbuzje
për të gjitha kombet
ku na shpë
dave! - 5 E tani të drejta janë gjyqet e tua
që më ndëshkon për fajet e mia
e për ato të të parëve të mi,
sepse s`i mbajtëm urdhërimet e tua,
as s`jetuam besnikërisht para teje. - 6 Edhe tani bëj me mua si të pëlqen ty,
por denjohu e ma merr jetën;
më zhduk nga faqja e dheut
e, dhe më bëj:
për mua është më mirë të vdes se të rroj.
Që kur dëgjova prozhmime të rreme
dhimbë e madhe më rëndon në shpirt.
Jep urdhër, o Zot i lum,
të çlirohem nga kjo vështirësi,
mos e kthe faqen prej meje:
më dërgo në banesë të përhershme!
Është më mirë për mua, o Zot,
të vdes e të shkoj
se të jetoj në gjithë këtë mjerim
e t`i dëgjoj të gjitha këto fyerje.
III. SARA - 7 Po atë ditë ndodhi që edhe Sara, bija e Raguelit, që banonte në Ekbatanë, në Medi, të dëgjonte fyerje nga një shërbëtore e t`et.
- 8 Sara kishte qenë martuar për shtatë burra me rend të cilës Asmodeu, një djall tejet i keq, ia vriste burrat para se ata të bashkëjetonin me të si burrë e grua. Shërbëtorja i tha: "Ti je ajo që i mbyt burrat e tu! Ja, u martove me shtatë burra dhe asnjërin prej tyre nuk e gëzove.
- 9 Pse po na rreh për shkak të burrave të tu që kanë vdekur? Shko tek ata dhe kurrë mos pafshim bir as bijë prej teje!"
- 10 Atë ditë vajza sprovoi dhimbje të madhe në shpirt, ia plasi vajit, u ngjit në dhomën e sipërme të babait të vet e deshi ta varte veten në litar. Por zuri vend e mendoi më thellë: "A mos po bëj ndoshta të shahet im atë e t`i thonë: `S`ke pasur veç një vajzë të vetme, për dëshirë, edhe ajo t`u var në litar pse ishte e pafat.` Kështu do ta çoj në dhe babain tim plak me zemër të plasur. Është më mirë për mua të mos varem, por t`i lutem Zotit të vdes e të mos dëgjoj më në jetën time këso fyerjesh."
- 11 Aty për aty ajo i drejtoi duart kah dritarja, u lut e tha:
"I bekuar je, o Zot, Hyji i mëshirës,
i bekuar është Emri yt i shenjtë për jetë!
Të gjitha veprat e tua të bekofshin për amshim! - 12 E tani unë po e lartësoj fytyrën time
e sytë e mi po i drejtoj te ti: - 13 Urdhëro të zhdukem nga toka
e më të mos dëgjoj fyerje. - 14 Ti e di, o Zot, se jam e pastër:
kur
jë mashkull nuk më ka prekur! - 15 S`e çnderova emrin tim
as atë të babait tim
në dheun e mërgimit tim!
Jam e vetmja bijë e babait,
trashëgues tjetër ai nuk ka.
Nuk ka vëlla as tjetër të afërm,
për të cilin unë të ruhem si grua!
Deri Tani shtatë burra humba,
për se më duhet të jetoj?
Nëse s`të pëlqen jetën të ma marrësh,
deh, o Zot, kthehu kah unë:
të mos dëgjoj më fyerje të tilla!" - 16 Po në të njëjtën kohë lutja e të dyve qe vështruar në praninë e Lavdisë së Hyjit
- 17 "dhe qe dërguar engjëlli Rafael për t`i shëruar që të dy: për t`ia hequr Tobitit të bardhët nga sytë që ta shohë dritën e Hyjit, e për t`ia dhënë për grua Sarën, bijën e Raguelit, Tobisë birit të Tobitit, e për ta lidhur djallin tejet të mbrapshtë, Asmodeun, pasi Tobisë ajo i takonte para të gjithëve që deshën ta marrin për grua. Në atë moment u kthye Tobiti nga oborri në shtëpinë e vet, edhe Sara zbriti nga dhoma e sipërme.