Beselidhja e VjeterEster: Ti je Gjykatësi i botës
- 1 Me zemër të plasur qaja, dënesja e fillova ta them këtë lutje duke vajtuar:
- 2 I drejtë je, o Zot, e gjitha veprat e tua janë të drejta.Të gjitha udhët e tua janë hire dhe të vërteta, Ti je Gjykatësi i botës!
- 3 Por tani, o Zot, le të të bie ndër mend për mua, më shiko.Mos u hakmerr për mëkatet e miae për moskujdesjet e mia, as për ato të të parëve të mi, me të cilat mëkatuan para teje!
- 4 Pse nuk i mbajtëm urdhërimet e tua, ti na le në dorë të cubave, në skllavëri e në vdekje;ti na bëre lojë e përrallë e përbuzjepër të gjitha kombetku na shpëdave!
- 5 E tani të drejta janë gjyqet e tuaqë më ndëshkon për fajet e miae për ato të të parëve të mi, sepse s`i mbajtëm urdhërimet e tua, as s`jetuam besnikërisht para teje.
- 6 Edhe tani bëj me mua si të pëlqen ty, por denjohu e ma merr jetën;më zhduk nga faqja e dheute, dhe më bëj:për mua është më mirë të vdes se të rroj.Që kur dëgjova prozhmime të rremedhimbë e madhe më rëndon në shpirt.Jep urdhër, o Zot i lum, të çlirohem nga kjo vështirësi, mos e kthe faqen prej meje:më dërgo në banesë të përhershme!Është më mirë për mua, o Zot, të vdes e të shkojse të jetoj në gjithë këtë mjerime t`i dëgjoj të gjitha këto fyerje.III. SARA
- 7 Po atë ditë ndodhi që edhe Sara, bija e Raguelit, që banonte në Ekbatanë, në Medi, të dëgjonte fyerje nga një shërbëtore e t`et.
- 8 Sara kishte qenë martuar për shtatë burra me rend të cilës Asmodeu, një djall tejet i keq, ia vriste burrat para se ata të bashkëjetonin me të si burrë e grua. Shërbëtorja i tha: Ti je ajo që i mbyt burrat e tu! Ja, u martove me shtatë burra dhe asnjërin prej tyre nuk e gëzove.
- 9 Pse po na rreh për shkak të burrave të tu që kanë vdekur? Shko tek ata dhe kurrë mos pafshim bir as bijë prej teje!
- 10 Atë ditë vajza sprovoi dhimbje të madhe në shpirt, ia plasi vajit, u ngjit në dhomën e sipërme të babait të vet e deshi ta varte veten në litar. Por zuri vend e mendoi më thellë: A mos po bëj ndoshta të shahet im atë e t`i thonë: `S`ke pasur veç një vajzë të vetme, për dëshirë, edhe ajo t`u var në litar pse ishte e pafat.` Kështu do ta çoj në dhe babain tim plak me zemër të plasur. Është më mirë për mua të mos varem, por t`i lutem Zotit të vdes e të mos dëgjoj më në jetën time këso fyerjesh.
- 11 Aty për aty ajo i drejtoi duart kah dritarja, u lut e tha:I bekuar je, o Zot, Hyji i mëshirës, i bekuar është Emri yt i shenjtë për jetë!Të gjitha veprat e tua të bekofshin për amshim!
- 12 E tani unë po e lartësoj fytyrën timee sytë e mi po i drejtoj te ti:
- 13 Urdhëro të zhdukem nga tokae më të mos dëgjoj fyerje.
- 14 Ti e di, o Zot, se jam e pastër:kurjë mashkull nuk më ka prekur!
- 15 S`e çnderova emrin timas atë të babait timnë dheun e mërgimit tim!Jam e vetmja bijë e babait, trashëgues tjetër ai nuk ka.Nuk ka vëlla as tjetër të afërm, për të cilin unë të ruhem si grua!Deri Tani shtatë burra humba, për se më duhet të jetoj?Nëse s`të pëlqen jetën të ma marrësh, deh, o Zot, kthehu kah unë:të mos dëgjoj më fyerje të tilla!
- 16 Po në të njëjtën kohë lutja e të dyve qe vështruar në praninë e Lavdisë së Hyjit
- 17 dhe qe dërguar engjëlli Rafael për t`i shëruar që të dy: për t`ia hequr Tobitit të bardhët nga sytë që ta shohë dritën e Hyjit, e për t`ia dhënë për grua Sarën, bijën e Raguelit, Tobisë birit të Tobitit, e për ta lidhur djallin tejet të mbrapshtë, Asmodeun, pasi Tobisë ajo i takonte para të gjithëve që deshën ta marrin për grua. Në atë moment u kthye Tobiti nga oborri në shtëpinë e vet, edhe Sara zbriti nga dhoma e sipërme.