Beselidhja e VjeterEster: Djaloshi zbriti në lumë për t’i larë këmbët
- 1 Dhe ajo e la vajin.
- 2 Djali u nis për rrugë me engjëllin. Pas tyre u nis edhe qeni. Udhëtuan të dy së bashku e, kur u err nata e parë, u ndalën për të bujtur në bregun e lumit Tigër.
- 3 Djaloshi zbriti në lumë për t`i larë këmbët, por doli një peshk i madh nga uji e donte t`ia përpijë këmbën djaloshit. Ky bërtiti.
- 4 Engjëlli i tha: "Kape peshkun e mos e lësho!" Djaloshi e kapi peshkun dhe e qiti në tokë.
- 5 Atëherë engjëlli i tha: "Çele peshkun, nxirrja tëmblin, zemrën dhe mëlçinë e zezë e vëri anash, ndërsa përbrendëset e tjera hidhi. Tëmbli, zemra dhe mëlçia e zezë e tij janë të dobishme si ba
a." - 6 "Djaloshi e çeli peshkun, mori tëmblin, zemrën e mëlçinë e zezë, e poq një pjesë të peshkut dhe e hëngri, kurse pjesën tjetër e kripi dhe e ruajti për më vonë. Pastaj e vazhduan rrugën të dy së bashku deri sa iu afruan Medisë.
- 7 "Atëherë djaloshi ia bëri këtë pyetje engjëllit: "Vëlla Azari, çfarë fuqie shëruese ka në zemër, në mëlçi e në tëmbël të peshkut?"
- 8 "Ai iu përgjigj: "Zemrën dhe mëlçinë e peshkut e djeg dhe e bën tym pranë njeriut ose gruas që e mundon djalli ose ndonjë shpirt i keq dhe djalli ikën e zhduket pa lënë kurrfarë rrjedhimi të keq kurrë më.
- 9 Tëmbli vlen për t`i lyer sytë e njeriut që ia ka kapur të bardhët e syve: s`duhet tjetër përveç se të fryhet mbi të bardhët dhe sytë shërohen."
- 10 Kur hynë në Medi dhe iu afruan Ekbatanës,
- 11 atëherë Rafaeli i tha Tobisë: "Tobi, vëlla!" Ai iu përgjigj: "Urdhëro!" Ai vijoi: "Sonte na duhet të rrimë te Ragueli. Ky njeri është një kushëri i yti dhe ka një vajzë me emër Sarë;
- 12 madje, ky nuk ka as djalë as vajzë tjetër përveç Sarës. Ti je më i afërmi i saj dhe të takon përparësia dhe ke të drejtën e trashëgimit të pasurisë së babait të saj. Vajza është e dijshme, e zonja dhe shumë e mirë dhe i ati i saj e do shumë."
- 13 "E vazhdoi: "Ti ke të drejtë ta marrësh për grua. Më dëgjo mua, vëlla: unë do të flas sonte me t`anë për vajzën e do ta fejojmë për ty. Kur të kthehemi nga Ragesi do ta bëjmë dasmën. Unë e di se Ragueli s`mund të mos ta japë ty. E di ai se, në qoftë se ia jep një tjetri, do të vdesë sipas rregulloreve të Librit të Moisiut, sepse ty të takon më parë se kujtdo ta marrësh trashëgimin dhe vajzën e tij. Tashti, më dëgjo, vëlla, do të flasim sonte për këtë vajzë, do ta fejojmë me ty e, kur të jemi kthyer nga Ragesi, do ta marrim me ne e do ta çojmë në shtëpinë tënde."
- 14 Atëherë Tobia iu përgjigj Rafaelit: "Vëlla Azari, po unë kam dëgjuar se ajo deri Tani ka qenë e martuar me shtatë burra dhe se ata kanë vdekur në dhomën e martesës. Por unë kam dëgjuar prej disave se po i vritka një djall,
- 15 e unë tani po trembem se djalli e do atë dhe asaj nuk i bën asnjë të keqe, por e vret atë që do t`i afrohet asaj. Im atë s`ka tjetër djalë e, nëse vdes, babain tim e nënën time do t`i çoj në varr prej dhimbjes për mua. Ata s`kanë tjetër djalë as që t`i varrosë!"
- 16 Por engjëlli i tha: "A mos i ke harruar porositë e yt atit, i cili të ka urdhëruar ta marrësh për grua një vajzë nga fisi i të parëve të tu? Tani, më dëgjo mua, vëlla: Mos e çaj kokën për këtë djall, por merre atë e dije se sonte ajo të jepet për grua!
- 17 Vetëm se, kur sonte të hysh në dhomën e dasmës, merre mëlçinë dhe zemrën e peshkut e vëri mbi prush të pluhurit të kemit. Do të lëshojë erë e era do ta përerojë djallin dhe ai do të ikë e kurrë e për këtë jetë më nuk do të afrohet afër saj.
- 18 E, kur të mbeteni vetëm, të dy çohuni më së pari dhe lutuni e përlutuni Zotit të qiellit që të ketë mëshirë e t`ju japë shëndet. Mos ki frikë: ajo është caktuar që prejfillimit për ty, ti do ta shërosh, me ty do të martohet e besoj se prej saj do të kesh fëmijë e do t`i kesh si vëllezër. Aspak mos u mat!" Kur Tobia i dëgjoi fjalët e Rafaelit se Sara ishte motra e tij, do të thotë prej fisit të babait të tij, e deshi aq fort sa që s`mundte ta largonte zemrën e vet prej saj.