Beselidhja e VjeterEster: Vëlla Azari, më ço drejt e te vëllai ynë Ragueli
- 1 Kur arritën në Ekbatanë, Tobia i tha: "Vëlla Azari, më ço drejt e te vëllai ynë Ragueli." Ai e çoi drejt e në shtëpi të Raguelit. Raguelin e gjetën duke ndenjur te dera e oborrit të vet. Këta e përshëndetën të parët. Ai ua ktheu përshëndetjen me: "Mirë se na erdhët, vëllezër! Urdhëroni brenda!" Dhe u priu në shtëpi.
- 2 I tha gruas së vet Ednës: "Sa shumë që po i pë
gjaka ky djalosh tim vëllai Tobitit!" - 3 "Atëherë Edna po i pyet: "Nga ju kemi, o vëllezër?" Ata i përgjigjën: "Jemi nga bijtë e Neftaliut të mërguar në Ninivë."
- 4 U tha: "A mos e njihni vëllanë tonë Tobitin?" Ata i përgjigjën: "E njohim." Ajo vazhdoi: "A është mirë?"
- 5 Ata i përgjigjën: "Gjallë është e i fortë." E Tobia shtoi: "Është baba im."
- 6 "Atëherë u ngrit në këmbë Ragueli e përqafoi duke qarë
- 7 e tha: "Qofsh bekuar, o bir! Je biri i një babai shumë të mirë! Se ç`fatkeqësi që një burrë i drejtë e bamirës si ai u verbua!" Dhe e mbante ngrykë duke qarë në qafën e Tobisë djalit të vëllait të vet.
- 8 Qau edhe gruaja Edna, qau nga përmallimi edhe vajza e tyre Sara.
- 9 "Ragueli e preu dashin e grigjës dhe u bëri një pritje të përzemërt.
Atëherë u lanë e u pastruan dhe u ulën në tryezë për të ngrënë darkë. Tobia i tha Rafaelit: "Vëlla, Azari, thuaj Raguelit të ma japë motrën time Sarën." - 10 Ragueli i dëgjoi këto fjalë e i tha djaloshit: "Ha e pi e gëzohu pa u shqetësuar aspak sonte. S`ka tjetër njeri që duhet ta marrë bijën time Sarën përveç teje, o vëlla. Po ashtu as unë nuk kam leje t`ia jap një burri tjetër përveç teje, sepse ti je më i afërmi im. Por, more bir, më duhet ta them të vërtetën.
- 11 Shtatë herë provova t`ia gjeja një burrë nga vëllezërit tanë, por të gjithë vdisnin natën e parë kur hynin në dhomën e saj. E tani, biri im, ha e pi e le të bëhet me ju si të dojë Zoti." Por Tobia nguli këmbë: "Pra unë as s`do të ha, as s`do të pi pa më thënë se ç`do të bësh me mua." Ragueli iu përgjigj: "Të qoftë! Po ta jap siç e thotë Libri i Ligjit të Moisiut, pse kështu ka qenë caktuar prej Qiellit që të jetë e jotja! Merre motrën tënde. Tani e tutje ti je vëllai i saj e ajo është motra jote. Është jotja sot e përgjithmonë! Zoti i qiellit ju mbroftë sonte dhe ju dhëntë mëshirën e paqen e vet!"
- 12 "Atëherë Ragueli e thirri Sarën, vajzën e vet. Ajo u afrua. Ragueli e mori dorën e saj, ia dha atij e tha: "Merre për grua sipas Ligjit e rregullores që është e shkruar në Librin e Moisiut: është gruaja jote! Të qoftë e çoje te babai yt shëndosh e mirë. Hyji i qiellit ju dhuroftë udhë të mbarë e paqe."
- 13 Atëherë e thirri nënën e vajzës e kërkoi t`i sjellë një letër për ta shkruar dokumentin e martesës se ia dha për grua sipas rregullores së Ligjit të Moisiut. Nëna e saj e solli letrën dhe Ragueli e shkroi dhe e nënshkroi.
- 14 Atëherë filluan të hanë e të pinë.
- 15 "Ragueli e thirri gruan e vet Ednën e i tha: "Motër, bëje gati dhomën tjetër e çoje vajzën atje."
- 16 Ajo shkoi, shtroi sikurse i qe thënë, e çoi vajzën brenda, qau për të, i fshiu lotët e i tha:
- 17 "Mos të lëshojë zemra, o bijë! Zoti i qiellit e shndërroftë vuajtjen tënde në hare! Zemër, bija ime!", dhe doli jashtë.