Beselidhja e VjeterEster: I bekuar je, Hyji i etërve tanë
- 1 Pasi hëngrën e pinë, shkuan të flejnë. Djalin e përcollën dhe e shtinë në dhomën e martesës.
- 2 Tobia nuk i kishte harruar fjalët e Rafaelit: mori nga thesi i vet zemrën e mëlçinë e peshkut dhe i vuri mbi prush të kemit.
- 3 Era e peshkut e dëboi djallin, i cili iku në krahinat e sipërme të Egjiptit. Shkoi edhe Rafaeli, e lidhi atë atje dhe menjëherë u kthye.
- 4 Ata dolën dhe e mbyllën derën e dhomës. Atëherë Tobia u ngrit nga shtrati e i tha: Ngritu, motër! T`i lutemi e t`i përlutemi Zotit tonë që të ketë dhimbje për ne e të na shërojë.
- 5 U çuan e ia nisën të luten e të përluten që Zoti t`i ruante shëndosh e mirë. Ia filluan kështu: I bekuar je, Hyji i etërve tanë, dhe i bekuar është Emri ytnë shekuj të shekujve!Le të bekojnë qiejtdhe të gjitha krijesat e tuanë të gjithë shekujt!
- 6 Ti e krijove Adamindhe ia çove ndihmë e mbështetje Evëne prej këtyre të dyve lindi gjinia njerëzore.Ti the: `S`është mirë që njeriu të jetë vetë, T`ia bëjmë një ndihmëse të ngjashme si ai.`
- 7 E tani o Zot, jo dëshira e paligjshmes`më shtyt ta marr për grua këtë motër, por e bëj me qëllim të ndershëm.Ki mëshirë për mua e për tëe bëj t`ia arrimë së bashku pleqërisë!
- 8 E brohoritën së bashku: Amen, amen!
- 9 Dhe fjetën gjithë natën.Ndërkaq Ragueli u çua natën, i thirri shërbëtorët e vet, shkuan së bashku dhe e hapën një gropë.
- 10 Mendonte me vete: Mund të vdesë e kështu bëhemi rast përqeshjeje e turpërimi.
- 11 Pasi e çelën gropën e varrit, Ragueli u kthye në shtëpi dhe e thirri të shoqen
- 12 e i tha: Dërgoje një shërbëtore e të hyjë brenda të shohë a është gjallë, e, në qoftë se ka vdekur, të shkojmë e ta varrosim pa ditur askush.
- 13 E dërguan shërbëtoren, e ndezën dritën, e hapën derën. Shërbëtorja hyri brenda dhe, ja, të dy flinin së bashku në shtrojë!
- 14 Shërbëtorja u kthye dhe u lajmëroi se djaloshi ishte gjallë dhe s`kishte ndodhur asnjë e keqe.
- 15 Atëherë e bekuan Hyjin e qiellit e thanë: I bekuar je, o Hyj, me të gjitha bekimet e shenjta e të pastërtatë bekofshin të gjithë shenjtërit e tu dhe të gjitha krijesat e tua! Të gjithë engjëjt e tu e të gjithë të zgjedhurit e tule të bekojnë në shekuj të shekujve!
- 16 I bekuar je pse më ngushëllovee nuk më ndodhi si ia kisha frikën, por u solle me neme dashurinë tënde të pamasë!
- 17 I bekuar je pse pate mëshirëpër këta dy bij të vetëm!Jepu, o Zot, hir e shëndetqë ta kalojnë jetën në dashuri e hir!
- 18 Atëherë u urdhëroi shërbëtorëve të vet ta mbyllin gropën para se të zbardhë drita.
- 19 Pastaj i urdhëroi gruas të gatuajë sa më shumë bukë e vetë shkoi në vathë, mori dy mëzetër e katër desh, urdhëroi të theren dhe nisën ta bëjnë gati gostinë.
- 20 Atëherë e thirri Tobinë dhe iu përbetua: Për katërmbëdhjetë ditë s`do të largohesh këndej, por do të qëndrosh këtu duke ngrënë e duke pirë me mua, sepse dua t`i kënaqet zemra bijës sime që aq shumë dhimbje ka sprovuar.
- 21 Atëherë merr gjysmën e të gjithë pasurisë sime dhe kthehu shëndosh e mirë te baba yt. Pjesën tjetër do ta meri pasi të kemi vdekur unë dhe gruaja ime. Zemër, biri im! Unë jam babai yt e Edna është nëna jote! Të tutë jemi e të motrës sate Tani e përgjithmonë! Zemër, biri im!