Beselidhja e VjeterEster: Dasma
- 1 Atëherë Tobia e thirri Rafaelin dhe i tha:
- 2 "Vëlla, Azari, merri katër shërbëtorë e dy gamile, shko në Rages te Gabaeli, jepja vërtetimin e merri paratë dhe sille edhe atë me ty në dasmë.
- 3 Ti e di mirë se im atë i numëron ditët e, në qoftë se vonohem edhe vetëm një ditë, do ta bëj të vuajë shumë.
- 4 E pastaj ti po sheh se si u përbetua Ragueli e përbetimin e tij s`kam si ta përbuz."
- 5 Rafaeli shkoi me katër shërbëtorë e dy deve në Rages të Medisë, hynë te Gabaeli, Rafaeli ia dha vërtetimin e nënshkruar dhe i tregoi se Tobia, biri i Tobitit, ka marrë për grua bijën e Raguelit dhe se e fton atë në dasmë. Gabaeli u ngrit, i solli trastat me vulat e tyre të paprekura, i numëroi paratë dhe i ngarkoi në deve.
- 6 U zgjuan heret dhe të dytë erdhën në dasmë. Hynë në shtëpinë e Raguelit dhe e gjetën Tobinë duke ngrënë. Gabaeli u lëshua, e përshëndeti, e përqafoi, qau mbi Tobinë, e bekoi dhe i tha: "Qoftë bekuar Zoti që t`i dha të gjitha të mirat, sepse je djali i babait të mirë, të drejtë e bamirës! Të bekoftë Zoti i qiellit ty, gruan tënde, babain e nënën tënde, babain e nënën e gruas sate! E qoftë bekuar Hyji, që më bëri të fatshëm ta shoh Tobinë, që ia paska prerë kokën Tobitit, kushëririt tim!"