Beselidhja e VjeterJobi: Vdes njeriu gjithçka i soset:
- 1 Njeriu prej femre i lindur, ditëpakët, por plot trazime,
- 2 çel si lulja e shpejt vyshket, vend pa zënë zhduket si hija.
- 3 Mbi një qenie të tillë vallë të hapësh sytë, para vetes në gjyq ta ftosh?
- 4 Kush të pastrin e nxjerr prej të ndyrit?Jo, askush! Kurrën e kurrës!
- 5 Ditët e tij nëse janë të caktuara, numri i muajve nëse nga ti i varet, nëse i ke vënë cak të pakalueshëm,
- 6 mos e vërej, por lëre në paqeta kryejë jetën si meditës!
- 7 Por ai dhe si lënda mund të shpresojë:nëse pritet, përsëri përtërihet, prapë prej saj pinjollët rriten;
- 8 nëse nën dhe i kalben rrënjët, në qoftë se trungu i thahet në pluhur,
- 9 të ndiemen ujin ajo bulëzone qet degë si rrënjë e re.
- 10 Vdes njeriu gjithçka i soset:i del fryma, ku është më?
- 11 Uji i detit do të avullojë, mund të shterrë lumi e të thahet.
- 12 Më nuk ngjallet njeriu i vdekur, sa të jetë qielli më nuk çohet, më nga gjumi ai nuk zgjohet.
- 13 Ah sikur të më fshehshe në Sheol, të më mbajshe fshehtë derisa të shkojë hidhërimi e të caktoje një kohë kur të më kujtoje!
- 14 Vallë i vdekuri përsëri mund të jetojë?Të gjitha ditët e ushtrisë simedo t`i prisja derisa të vijë shndërrimi!
- 15 Ti do të më thirrje e unë do të përgjigjja, do t`i gëzoheshe veprës së duarve tua.
- 16 Megjithëse tani m`i njeh gjurmët e mia, porse mëkatet do të m`i falje.
- 17 Në thes fajet do të m`i vulosje, por fajësinë ti do të ma shlyeje.
- 18 Si mali që bie, shkatërrohet, si gurit që i ndërrohet vendi,
- 19 porsi uji që e thërmon gurin, porsi shiu që e gërryen tokën:ashtu i humb shpresën njeriut.
- 20 Rrah e qet;përgjithmonë zhduket, e shëmton në f`tyrë e tej e flak.
- 21 Do të nderohen bijtë e tij?;Ai s`e di!Do të përbuzen?;S`ia pret mendja!
- 22 Ai veç vuan në trupin e vet, i rënkon shpirti për jetën e vet.