Beselidhja e VjeterJobi: Nga padrejtësia e njerëzve në drejtësinë hyjnore
- 1 Jobi e mori fjalën e tha:
- 2 Tani sa herë veç po dëgjoj fjalë të tilla! Të gjithë ju jeni ngushëllimtarë të mërzitshëm!
- 3 Vallë, s`kanë fund fjalët e thëna në erë?Çka të ngacmon kështu të përgjigjesh?
- 4 Dhe unë do të mundja të flas kështutë ishit ju në këtë gjendjen time;rrjedhshëm fjalët mbi ju do të zbrazja, përmbi ju kokën do të dridhja!
- 5 E me fjalë do t`ju forcoja, s`do të pushoja të rrah me buzë.
- 6 Por, nëse flas dhembjet s`më pushojnë, nëse hesht, prapë nuk më largohen.
- 7 Por tani dhimbje më molisi, mik për shëllinë mua s`më ke lënë.
- 8 Rrudhat në ballë dëshmojnë kundër meje, shpifje të rënda kundër meje thuhen,
- 9 me zemërim më thërmon e më pëdjek, kundër meje dhëmbët i kërcëllon, armiku m`i ngërdhuc sytë.
- 10 Gojën hapën kundër meje, më poshtërojnë e më shuplakojnë, janë bashkuar kundër meje të gjithë.
- 11 Pre keqbërësit Hyji më ka dhuruar, më lëshoi në duar të njerëzve të pashpirt.
- 12 Unë, ai i urti i dikurshëm, papritmas qeshë shkatërruar, më shtrëngoi në zverk edhe më rroposi, shenjë të shënjestrës së vet më bëri.
- 13 Më shitoi me shigjeta të veta, m`i përshkoi ijet, dhe s`iu dhimta, në tokë ma derdhi vrerin tim.
- 14 Copë e grimë trupin ma bëri, u sul në mua si vigan.
- 15 Përmbi lëkurë e qepa thesin, thellë në pluhur e rrasa kokën.
- 16 Faqja ime u skuq prej lotëve, e u nxinë qerpikët e mi.
- 17 E pra, dhunë nuk bëri dora ime, e lutja ime ishte e pastër!
- 18 O moj tokë, mos më mbulo gjakun, mos ma fsheh klithmën e dënesjes!
- 19 Se e kam në qiell Dëshmitarin, atje lart atë që më njeh.
- 20 Mbrojtës të mi janë gjëmet e mia, para Hyjit lot më kullon syri.
- 21 Heu, t`u gjykonte me Hyjin njeriusiç gjykohet njeriu me njeriun!
- 22 Por shkurtuar janë ditët e mia, po marr udhën që kthim prapa s`ka!