Beselidhja e VjeterJobi: Bisedimi i Jobit (vazhdim)
- 1 Jobi vazhdoi të tregojë poemën e vet e tha:
- 2 Pasha Hyjin që të drejtën ma mori, pasha të Lumin që ma helmoi jetën,
- 3 gjersa të mundem frymë të marr, frym`n e Hyjit sa në trup ta kem,
- 4 buzët e mia nuk do të thonë marrëzirë, gënjeshtër s`do të thotë jo goja ime.
- 5 Por kurrë juve të drejtë s`do t`ju jap, der të më dalë shpirti: `I drejtë jam, do të them!
- 6 Drejtësinë time e mbaj, s`e lë dot, s`më lë ndërgjegjja të skuqem në këtë jetë.
- 7 Armiku im pastë fatin e mëkatarit, voftë ku i mbrapshti edhe kundërshtari im!
- 8 Çka vlen shpresa që ka i paudhi, pasi Hyji ta këpusë, t`ia marrë shpirtin?
- 9 Vallë thua Hyji do t`ia dëgjojë klithmat, kur të paudhin ta mbulojnë vështirësitë?
- 10 Do të mund të kënaqet ndoshta në të Gjithpushtetshmin?E në ndihmë Hyjin çdo çast do ta thërrasë?
- 11 Të Hyjit dorën jua tregova në vepër, s`jua fsheha shestimet e të Lumit,
- 12 po dhe ju të gjitha këto i patë, pse atëherë më kot flisni ju punë boshe?Biseda e Zofarit: I mallkuari
- 13 Ky është fati që Hyji ia ruan të mbrapshtit, trashëgimi i njerëzve të dhunshëm që prej të Lumit marrin.
- 14 Në pastë shumë djem, shpata ia pret, me bukë nipat s`do t`i ngihen.
- 15 Nëse i mbet kush, ia mb`lon murtajapa i vajtuar as të vejat e tyre.
- 16 Nëse sa dheu do të mbledhë argjend, e si balta petka do të bashkojë:
- 17 ai i bën gati e i drejti do t`i veshë, të pafajshmit do të ndajnë argjendin.
- 18 Ndërtoi sht`pinë rrjetë marimange, porsi tendën që e ndreq rojtari.
- 19 Bie të flejë i pasur, por për të fundit herë, kur të hapë sytë asgjë më nuk do të gjejë.
- 20 E pushton skamja porsi uji:atë natën do ta ndrydhë stuhia.
- 21 Era e lindjes e merr dhe e zhduk, si humnera nga vendi e shkul.
- 22 Pa mëshirë Hyji atë e përplase ky mundohet nga dora t`i ikë.
- 23 Shuplakë rrahin për bjerrjen e tij, kudo të shkojë pas tij i fishkëllojnë.