Beselidhja e VjeterJobi: Jobi e mallkon ditën e lindjes së vet
- 1 Dikur Jobi e hapi gojën dhe e mallkoi ditën e lindjes së vet.
- 2 Foli e tha:
- 3 U shoftë dita kur unë levaedhe nata kur u tha:Një njeri sonte u ngjiz!
- 4 Ajo ditë errësirë u bëftë, nga lart Hyji mos e paftë, drita e diellit mos e ndrittë!
- 5 E errësoftë muzgu dhe hija e vdekjes, errësira mbi të mbretëroftë, me hidhërim ajo u mbuloftë!
- 6 Humnera e errtë atë natë e marrtë, ndër ditë të vitit mos u njehtë, as ndër muaj mos u numëroftë!
- 7 Ajo natë mbettë qyqevetëm, kurrëfarë lavdi për të mos u thëntë!
- 8 E mallkoftë kush e mallkon ditën, kush është i zoti ta zgjojë Lugatin!
- 9 U errësofshin yjet e muzgut të saj;e prittë dritën e mos i daltë, mos i paftë qerpikët e agimit,
- 10 që s`ma mbylli kraharorin e nënëstë mos shikoja me sytë e mi dhimbjet!
- 11 Përse s`vdiqa brenda në krahëror?Përse s`vdiqa porsa linda?
- 12 Përse më mori nëna në prehër?Përse mëkuar qeshë nga gjinjtë?
- 13 Tani vetë në gjumë do të pushoja, i qetë do të flija në gjumë të përhershëm
- 14 me mbretër e princa të dheutqë në shkretëtirë ndërtojnë varreza,
- 15 o me princa me ar të pasur, me argjend që i mbushin shtëpitë.
- 16 Nuk do të isha si deshtaku, si i ngjizuri që dritë s`pa.
- 17 Atje poshtë s`çojnë krye mëkatarët, Atje poshtë pushim gjejnë të këputurit.
- 18 Skllevërit atje në paqe prehen, strumbullari i rojës s`i ngacmon.
- 19 Atje është i vogli e i madhi;skllavi është i lirë nga i zoti.
- 20 Pse i mjeri të dalë në dritë?Pse shpirtathti ndopak të jetojë?
- 21 Kush pret vdekjen e s`i vjen, që e kërkon më shumë se arin,
- 22 që me shpirt vdekjes i gëzohet, që në varrezë e pret gëzimin?
- 23 Njeriu që nuk ka rrugëdalje, të cilit Zoti ia zë shtigjet.
- 24 Për ushqim kam gjëmët e mia, ujë vërshimi klithma ime.
- 25 Çka unë droja, ajo më gjeti, ç`kisha frikë pikërisht ajo më ndodhi.
- 26 S`kam qetësi as paqe në jetë, dhembjet më mbysin, s`më lanë pushim!